Kushtet higjienike sanitare në shumicën e marketeve në Kosovë ku shiten produktet ushqimore, nuk i plotësojnë kushtet adekuate në të cilat do të duhej të ruhen ato produkte. Këto vlerësime i kanë dhënë përfaqësues të organizatës që merren me mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas tyre, nga mos mirëmbajtja në kushte adekuate të produkteve ushqimore, po rrezikohet jeta e konsumatorit.
Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se gjendja higjienike sanitare në marketet në Kosovë është nën nivelin e dëshiruar dhe mjaft shqetësuese.
“Ka vite të tëra që në disa markete të Kosovës ku shiten produktet ushqimore kemi zogj, kemi brejtës, kemi maca në afërsi kemi edhe qenë dhe kjo le të kuptosh se kemi të bëjmë me një menaxhim të dobët dhe me një ruajtje jo adekuate të produkteve që shiten për konsumatorët. Para të gjitha këtyre parregullsive autoritetet kompetente sikur i kanë mbyllur sytë dhe po lejojnë të ndodhin këto gjëra”, shprehet Kaçaniku.
Sipas tij, produktet që qytetari i Kosovës i blen në këto markete bën që ai te jetë i rrezikuar nga ndonjë helmim apo shfaqjen e ndonjë sëmundjeje që do të rrezikonte shëndetin e konsumatorit.
Ai tregon se në organizatën e tij kanë arritur mjaft ankesa nga qytetarët të cilët kanë treguar raste të ndryshme që ata kanë hasur në produktet që i kanë blerë. “Para disa muajve ne kemi marrë një ankesë nga një qytetare nga Podujeva të cilës një brejtës i kishte dalë në suxhuk. Nëse kësaj ja shtojmë edhe rastin e helmimit të një qytetari i cili pësoi me jetë unë mendoj se nuk ka nevojë për koment. Por, mendoj se autoritetet e Kosovës duhet të veprojnë karshi kësaj çështje dhe të marrin masa adekuate në përmirësimin e kushteve higjienike sanitare në marketet tona”, shton ai.
Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin e kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe kontrollimin e kushteve higjenike sanitare të këtyre subjekteve afariste, Kosova ka në fuqi Ligjin për Inspektoratin Sanitar.
Sipas këtij Ligji, në rastet kur evidentohet se një subjekt afarist nuk plotëson kushtet adekuate për mirëmbajtjen e ushqimeve iu ndërpritet veprimtaria.
Derisa, gjobat për kundërvajtjet sanitare sipas Ligjit mbi Inspektoratin Sanitar të Kosovës janë nga 1000 deri në 35 mijë euro, varësisht nga shkeljet që Inspektorati konstaton se janë bërë.
Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, si autoritet shtetëror.
Zëdhënësi i këtij mekanizmi Lamir Thaçi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se inspektimet janë të vazhdueshme dhe se në momentet kur hasin diçka të dyshimtë merren masat adekuate. “Në secilën ankesë të konsumatorit ne realizojmë inspektimet brenda 24 orëve dhe në secilin rast kur hasim në produkte që janë duke u shitur në mënyrë jo të drejtë ne marrim masat, konfiskojmë produktet bëjmë asgjësimin e tyre dhe për operatorin e biznesit iniciojmë procedurë gjyqësore”, sqaron Thaçi.
Edhe Thaçi tregon se gjatë inspektimeve, inspektorët kanë hasur në produkte të cilat nuk janë ruajtur në kushte çfarë kërkon produkti.
Ndryshe, jo rrallëherë në tregun e Kosovës është evidentuar se qytetarët e Kosovës kanë hasur në produkte me cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investoni në rehati dhe cilësi – Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë