Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni?
Cilët janë faktorët e interesuar për Maqedoninë? Janë vetë bullgarët e Maqedonisë (maqedonët), janë shqiptarët e Maqedonisë, është Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia, Serbia dhe Turqia si fuqi rajonale e SHBA si superfuqi botërore.
Maqedonët?!
Maqedonët e ballafaquar me problemet me Greqinë nuk kanë ndonjë interes që të hapin front edhe me shqiptarët. Qasja e tyre ndaj shqiptarëve, në dy dekadat, e fundit përkundër problemeve të vazhdueshme dhe atyre të trashëguara ka pasur trend të vazhdueshëm përmirësimi. Pavarësisht që ekzekutorët e këtyre krimeve janë të rinjtë maqedonë, ka pak gjasë që prapa tyre qëndrojnë forca politike maqedone apo shërbimet inteligjente të Maqedonisë.
Shqiptarët e Maqedonisë?!
Shqiptarët e Maqedonisë janë viktima të këtyre ngjarjeve dhe është absurde të mendohet se ky mund të jetë akt vetë-sakrifikues i tyre që më pas të vazhdohet me ndonjë agjendë politike. Shqiptarët e Maqedonisë nuk po tregojnë aftësi të realizojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e Maqedonisë e lëre më të ndërmarrin ndonjë hap politik që implikon konspiracion, organizim dhe agjendë politike afatgjate.
Kosova apo Shqipëria?!
Nuk është e besueshme që shërbimet inteligjente të Kosovës dhe të Shqipërisë janë të përfshira në këto sherre. E para, sepse Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kanë ndonjë agjendë politike as për vendet e tyre e lëre më për Maqedoninë. E dyta, edhe sikur Qeveria e Kosovës – apo ajo e Shqipërisë – të kishin ndonjë agjendë për Maqedoninë, shërbimet inteligjente të këtyre vendeve është e vështirë të besohet se kanë këto kapacitete. E shumta, shërbimet inteligjente të Kosovës apo të Shqipërisë mund të kenë ndonjë agjent nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë, por jo nga radhët e maqedonëve.
Natyrisht, një operacion i tillë incidentesh nuk do të mund të realizohej nga asnjë shërbim inteligjent i kujtdo shteti pa pasur agjentet e vet nga radhët e vet maqedonëve.
Bullgaria?!
Do të ishte po ashtu jo logjike që të mendohet se shërbimet inteligjente bullgare qëndrojnë pas këtyre sherreve. Bullgaria është e interesuar që Maqedonia t’i largohet ndikimit serb dhe t’i afrohet atij bullgar. Në këtë kuadër, sherret e maqedonëve me shqiptarë nuk janë aspak interes i Bullgarisë.
Amerika apo Turqia?!
Agjenda amerikane lidhur me raportet shqiptaro-bullgare, përkatësisht raportet Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Bullgari, është më se e qartë. Dy dekadat e fundit të politikës amerikane në Ballkan kanë treguar se sa i rëndësishëm është stabiliteti i Maqedonisë për SHBA-të. Në këtë kuadër Amerika ka sakrifikuar një aleat shumë të rëndësishëm për të – Greqinë, duke e njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, gjë që mund të konsiderohet flakareshë diplomatike Greqisë nga ana e SHBA-ve.
Lirisht mund të thuhet se përmirësimi i raporteve shqiptaro –bullgare gjatë dy dekadave të fundit është rezultat i synuar nga politika amerikane.
Pozicioni turk në këtë kuadër është plotësisht sinkron me atë amerikan.
Greqia?!
Faktori tjetër, Greqia, ka interes nga sherret e plasura kohëve të fundit në Maqedoni. Por në disfavor të tezës se shërbimet inteligjente greke qëndrojnë prapa incidenteve të fundit shkon fakti se kapacitetet e tyre në Maqedoni duhet të jenë tejet të kufizuara.
Raportet greko-bullgare kanë qenë tradicionalisht armiqësore. Këtë frymë e bartin edhe bullgarët e Maqedonisë (maqedonët) të cilët nuk u sunduan ndonjëherë nga grekët. E shumta, shërbimet inteligjente greke mund të kenë rekrutuar ndonjë shqiptar të Maqedonisë dhe atë jo në mënyrë direkte, por përmes njerëzve të shërbimeve inteligjente greke nga Tirana. Natyrisht, këto kapacitete mund të kryenin punë nëse shqiptarët e Maqedonisë do të sulmonin maqedonët, por jo e kundërta.
Serbia?!
Faktori i cili ka interesin dhe agjendën por edhe kapacitetet e duhura për të shkaktuar sherre të tilla në Maqedoni është Serbia.
Serbia e ka sunduar Maqedoninë nga viti 1912 deri më 1992 me përjashtim të kohës së dy luftërave botërore (1914-1918 dhe 1941-1944) kur Maqedonia u nda mes Bullgarisë e Shqipërisë. Për këto mbi 70 vite Serbia ngriti kapacitetet e veta të inteligjencës që mbetën pothuaj të patrazuara edhe pas pavarësimit të Maqedonisë. Maqedonia, për dallim nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Kosova, u pavarësua nga Serbia pa luftë. Le që edhe në këto vende që luftuan me Serbinë, strukturat inteligjente serbe mund të thuhet se u dëmtuan, por nuk u zhdukën tërësisht, madje në Bosnje e Kosovë ngelën shumë të forta.
Për më tepër, shërbimet inteligjente të Serbisë janë të pranishme jo vetëm në mesin e maqedonëve, por edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Shtrohet pyetja atëherë, përse spiralen e dhunës në Maqedoni e nisën me veprime të maqedonëve e jo me shqiptarët, përgjigja është se kapacitetet e tyre ndër maqedonë mund të jenë më të fuqishme se ndër shqiptarë.
Motivi: Veriu i Kosovës!
Motivi direkt është fakti se tani po vjen në agjendë çështja Veriut të Kosovës. Sherret eventuale në Maqedoni i komplikojnë punë aleatit kryesor të Kosovës – SHBA-ve.
Megjithëkëtë, duket se pritjet e shërbimeve inteligjente të Serbisë dolën të gabuara. Thjeshtë ngase shqiptarët e Maqedonisë hëngrën dajakun dhe ulën kokën, nuk e vazhduan spiralen e dhunës, e cila do ta gëzonte së tepërmi Beogradin.
Pse ndodhi kjo? Mos vallë shqiptarët kanë arritur vetëdije aq të lartë politike sa të mos bijnë në grackat e Serbisë?
Jo, por thjesht, klasa politike e shqiptarëve në Ballkan, si dhe elitat mediale të tyre duke u servilosur deri në skajshmëri ndaj amerikanëve kanë zhvilluar shqisa shtesë që nuk i lejojnë t’i nevrikosin amerikanët.
Pra, është shqisa e servilizmit të shqiptarëve që nuk i lejon t’i nevrikosin amerikanët dhe jo vetëdija e lartë politike, interesi i komunitetit, kombit apo të kuptuarit e interesave amerikane në rajon, që fatbardhësisht akoma janë koherente me interesat e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama