Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se naftës e cila hynë në Kosovë nuk i bëhen kontrolle të mjaftueshme. Sipas tij, edhe për kah cilësia mund të jetë e dyshimtë. Berjani thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të angazhohet më shumë për t’i rritur kontrollet e naftës në kufij.
Ai thotë se gjatë importit të derivateve të naftës bëhet vetëm përshkrimi i dokumenteve, e jo ndonjë kontroll për cilësi.
“Është shqetësuese kur gjata importit jepen certifikata false se nafta është konform edhe pastaj pikat e karburantit gjobitet për jo cilësi, kjo është shqetësuese. Si ka mundësi që kompanitë gjobiten sa herë ia paguajnë naftën për cilësi të mirë dhe e marrin me cilësi të dobët dhe e dyta gjobitet nga Inspektorati i Tregut për veprën të cilën ata nuk janë përgjegjës”, thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani gjatë një bisede për Telegrafin.
Ai thotë se për çdo parametër kur nafta gjatë kontrolleve nuk i përmbushë standardet e kërkuara duhet të bllokohet dhe të mos lejohet të shitet në treg.
“Çdo parametër që ka të bëjë me cilësinë është shqetësues dhe habitem me zyrtaret e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kur deklarojnë se nuk janë shpëtuese për parametrat të cilat duhet respektuar. Për çdo devijim të një parametri nafta do të jetë e dëmshme për makinat, ambientin, ajrin si dhe vetë shëndetin e njeriut”, tha ai.
Berjani ka akuzuar edhe vetë ministren Hykmete Bajrami, për mosrregullimin e tregut të naftës.
“Ministrja nuk është e interesuar që të krijoj një stabilitet në sektorin e naftës – nuk lejon të krijohet rregullatori i cili do të kishte mundësi që të rregullonte këtë fushë të caktuar siç e ka Maqedonia të rregulluar tregun e naftës. Sa i përket çmimit, Qeveria për nevojat e veta ka rregullator – nafta e cila blihet nga Qeveria kërkohet vetëm Premium”, thekson i pari i naftëtarëve.
Sipas tij, mungon edhe konkurrenca e mirëfilltë, pasi ka raste kur kompani të caktuara e shesin naftën më ulët se sa çmimi i furnizimit.
Beriani vlerëson se për të rregulluar konkurrencën edhe çmimin e naftës, MTI-ja duhet t’i ndërmarrë disa hapa.
“Ka dy vite që shoqata kërkon të ketë matje të cilësisë me rastin e importit, të largohen trupat inspektuese, të cilat vetëm i ngarkojnë bizneset, të themelohet rregullatori i cili do të mbikëqyrte çmimin – rastin ma të mirë e kemi si funksionon tregu i naftës në Maqedoni”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se nuk janë të njoftuar se gjatë këtij viti janë mbyllur 14 pompa për shkak të mungesë së licencave.
Por sipas tij, nuk duhet lejuar që pompat pa licencë të punojnë pasi që krijon pabarazi në treg.
Ndryshe, sipas Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë janë mbi 45 kompani importuese të naftës dhe mbi 860 pika karburanti.
Por sipas zyrtarëve të MTI-së në, vend janë vetëm 635 pompa funksionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj