Kush nuk duhet të fitojë Prishtinën?
Sa ofrohen zgjedhjet në Kosovë, aq më shumë shtohet debati për rëndësinë e tyre. Ndërkohë që në analizat e shumta, Prishtina mbetet në epiqendër të vëmendjes, ku, sipas gjitha gjasave do të farkohen e markohen fuqishëm interesat e partive politike të mëdha në vend. Madje, Prishtina do të determinoj shumëçka për të ardhmen qeverisëse të vendit. Parashikimet janë të ndryshme, mirëpo edhe motivimi për këtë qendër me interes të shumëfishtë politikë, ekonomik e kulturor është tejet i madh. Një gjë duket sheshazi, se këto zgjedhje do të determinojnë formën dhe modelet që do ta zotërojnë qeverisjen lokale në Kosovë, për një kohë. Andaj, lypset shumë vigjilencë, çfarë modelesh po ndërtojmë e funksionalizojmë.
Çdo kandidat i mençur, i cili pretendon të qeverisë në katër vitet e ardhshme me këtë kryeqendër, kur bisedon për Prishtinën, debatin duhet ta orientoj në dy drejtime: në Prishtinën që është, dhe në Prishtinën që mund të ishte. Gjithnjë duke i ndërlidh këto dy dimensione në të mirë të një kryeqyteti normal.
Prishtina që është, pa ndonjë ekzagjerim, por duke e reduktuar tekstin nga epitet negative që mund t’i jepen, është shëmtia më e madhe e ndonjë kryeqyteti, një shëmbëllim i përçudnuar se si nuk duhet të funksionoj një shtet, një model i stërkeqtë se si nuk duhet ndërtuar qendrat urbane, e hiq më pak kryeqyteti, një arkitekturë pa asnjë shije estetike, ku ndërtohet gjithqysh, larg çdo standardi modern, dukur këto që e revoltojnë çdo kalimtar rasti, jo më banorin e saj.
Ky është kryeqyteti me një gjendje dëshpëruese, ku njeriu ndeshet me një realitet dramatik, prej momentit kur del nga banesa apo shtëpia, e deri kur kthehet, në një rrugëtim i cili të sfidon me mungesa të gjithfarshme, elementare.
Prishtina e sotme, është një han i mbeturinave dhe arrogancës së fuqishme të pushtetit të pakontrolluar, ku gjithsecili në mënyrën e vetë ka pjesën e fajit.
Prandaj, për ta ndërruar a sanuar këtë gjendje, duhet një vullnet kolektivë, një besueshmëri e fuqishme se kjo gjendje mund të ndryshohet. Dhe në këtë mision, i cili duhet të ketë karakter përtej politikë, duhet të involvoheshin e mobilizoheshin gjitha kategoritë shoqërore që mund të ndihmojnë në forma të ndryshme.
Kjo do të nënkuptonte Prishtinën që mund të ishte, pra Prishtina që do të mund të jetë. E ajo duhet të jetë, Prishtina e debateve vullnetmire dhe pasioneve të shëndosha, pjesë e modeleve që tani kanë filluar të promovohen dhe ku duhet të akumulohen mendjet më të mençura për të transformuar këtë gjendje.
Kjo gjendje, nuk ndryshohet me parulla retorike e mega politike, kjo gjendje nuk ndryshohet pse një kandidat del e mbledh ca mbeturina në një kënd të qytetit, por, nga një vullnet i bazuar në analiza e programe të mirëfillta, mbi të gjitha, nga një vullnet i pamposhtur kundruall interesave të ndryshme, për të organizuar kaosin e përgjithshëm që e karakterizon këtë qytet.
Prandaj, Prishtinën nuk duhet ta fitojnë ata kandidat që nuk kanë vullnet të paepur për të tjetërsuar këtë gjendje mizerllëku, nuk duhet të fitojnë ata kandidat që mburren pse dinë të sodisin mirë realitetin e rënd, por ata që kanë ide, programe e njerëz me të cilët dinë të ndërrojnë qytetin për të mirë.
Përkundër përqendrimit të fuqishëm ekonomik, intelektual, Prishtina, edhe një dekadë pas luftës në Kosovë, vazhdon të jetë një qytet, i cili të ngulfat me ndërtimet e vrazhda, me kaosin urbanistik, me papastërtinë, me hapësirat e pakta relaksuese, pa asnjë parking të madh, pa ndonjë park të rëndësishëm për fëmijë, nga trotuare të mbytura nga makina të gjithfarshme, pa rrugë të standardeve të kënaqshme, me shërbime komunale tmerrësisht të rënda.
Me një fjalë, Prishtina shpërfaq shëmtinë e shtetit të Kosovës, mbase, pse jo botëkuptimet dhe mentalitetin tonë për shtetin, kulturën tonë shtetërore, si dhe dimensionin e munguar të shtetit, sipas Francis Fukuyama. Prandaj, mendoj se në këto zgjedhje, duhet të diskutohet kush nuk duhet të fitoj Prishtinën, duke mos e vënë në shënjestër negative e as pozitive asnjë figurë pretenduese.
Prishtinën nuk duhet ta fitoj ai kandidat që ushqehet prej mentalitetit fodullëk e vetëkënaqësisë së tërbuar. Përkundër këtij tipi, Prishtinës i duhet një kryetar i fuqishëm, kreativ, energjik, që nuk di vetëm të identifikoj probleme, por që, mbi të gjitha, di të krijoj alternativa, një kryetar që nuk është një burokrat zyrash, por një njeri që çdo ditë del nëpër hapësirat e publike dhe vetëdijesohet se këtij kryeqyteti i mungojnë gjërat elementare, madje edhe Wc-të publike.
Mentalitetet provinciale, që shpërdorin e keqpërdorin elitat, nuk duhet të qeverisin me Prishtinën. Mirëpo, një mentalitet, i cili jep një dimension të mirëfilltë e dinamikë kryeqendrës, duhet të proklamohet në këtë zgjedhje. Prandaj gjithë kandidatët serioz (Isa Mustafa, Astrit Saliu, Besnik Tahiri e Vegim Gashi), duhet të krijojnë programe qartësisht të lexueshme, për një kryeqytet ndryshe. Në të kundërtën, vullneti për të dal në këto zgjedhje do të bjerë tej mase, ndërkaq Prishtina do të vazhdoj të vuaj të njëjtat pasoja.
Ai që duhet të fitoj Prishtinën, duhet të jetë njeriu i cili di dhe mund të shkëputet nga kthetrat klanore, provinciale, primitive e të involvuara në interesa të ndryshme, që e kanë katandis qytetin dhe vendin në gjendje të mjerë. Ai duhet t’i jap Prishtinës frymën e munguar perëndimore. Duhet t’i jap atributet e një qendre urbane, një kryeqendre me të cilën identifikohet Kosova.
Këto zgjedhje, mund të determinojnë shumëçka nga jeta politike e vendit, mund t’i japin shtetit kuptim dhe vlerë më të fuqishme, pse jo edhe bazat e legjitimitetit, mbase edhe kulturë shtetërore.
Një Prishtinë e organizuar, nënkupton një Kosovë më të avancuar në gjithë pikëpamjet. Ngase, kjo është pasqyra dhe vetë imazhi ynë. Tjetër nuk kemi e as nuk mund të fitojmë. Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe parave të panevojshme që shpenzohen për ta përmirësuar imazhin tonë, me kompani ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj