LAJMI I FUNDIT:

Kush fitoi nga MIK-u

Fakti që ne jetojmë në hapësirat euroatlantike, domosdo edhe zgjidhjet e problemeve parimisht duhet të jenë të tilla, e në këtë rast edhe me menaxhimin e integruar te kufijve, MIK-un të akronuar në IBM, që sikur nga BE – është menduar ikja nga elementet e sovranitetit, por ja që i gjithë veprimi atribuon një zgjidhje kalimtare, pikërisht të çështjeve sovrane, por pa i theksuar, domosdoshmërisht të të dyja vendet përkufizohen me praktikat e njohura të MIK-ut edhe në përputhje me traktatin e Lisbonës.

Marrëveshja e MIK, paksa e llojit të veçantë – e kombinuar, jo e njohur në praktikat ndërkombëtare për shkak të specifikave teknike të zbatimit dhe problemeve politike, do të ketë karakterin e efekteve retrospektive në baraspeshë të detyrimeve të përbashkëta sipas vullnetit mes palëve në bisedime për zbatim. Në mes rreshtave sikur kuptohet, të gjithë përfitues dhe as kush fitues i njëanshëm mund të jetë një konkluzion i përnjëhershëm, i cili mundë të relaksoj paksa situatën e tërbuar përpara një dimri të fortë në të gjithë garën maratonike të bisedave teknike me tensione të mëdha politike Kosovë – Serbi..

Një rol të rëndësishëm do luaj edhe parimi i detyrimit të zbatimit të marrëveshjeve, sidomos aspketi garantues i zhbllokimit të rrugëve dhe normalizimi i lëvizjes së lirë.


Aspekti më problemor i bisedimeve është natyra e marrëveshjeve midis të dyja vendeve, historikisht të trazuara e cila është specifike dhe që duhet të kihet parasysh edhe një fakt i kohezionit politik dhe të neutralitetit të disa vendeve të BE–së. Ky fakt përbënë edhe një shqetësim të kësaj situate e cila lë hapësirë për interpretime të disa anshme dhe fatkeqësisht këto keqinterpretime po bëhen nga ata që sikur më së paku njohin këto probleme, sidomos të kësaj të fundit me MIK-un.

Edhe politika në Serbi nuk e quan fitore, por një parasituatë të domosdoshme që domosdo duhej të arrihej në këtë fazë. Siç e interpretojnë ata kjo marrëveshje për “pikëkalimet administrative e jo për kufij”. Megjithatë ne mund ti‘u themi se as Serbia më nuk është e pavarura dhe sovrane plotësisht, siç nuk mund të jetë asnjë shtet që pretendon aderimin në BE. Presidenti Tadiq ka të drejtë të gënjejë kur i cilëson doganierët e shtetit të Kosovës si vëzhgues sipas marrëveshjes, e që në fakt ajo i përcakton palët e barabarta në detyrime në të gjitha aspektet teknike të zbatimit.

E rëndësishme është se situata duhet të relaksohet dhe detyrueshëm sipas vullnetit të palëve do të nisin zbatimin e obligimeve që dalin për MIK-un midis dy vendeve në të gjitha vendkalimet kufitare. Sikur po krijohet përshtypja se Serbia kurrë nuk do ta pranoj realitetit e ri në Ballkan, por ja që të gjithë do të befasohemi se sa shpejt do të jetë dita kur edhe ajo do ta njohë realitetin e ri të shtetit të Kosovës. Nuk ekziston më asnjë logjikë e cila do të ketë të drejtë që cili do shtet, si e vetëm, të bëjë politika të mbyllura e në dëm të vendeve të tjera, sidomos ato shtete të Ballkanit Perëndimor që të gjitha kanë perspektivën integruese euroatlantike.

Sikur po harrojmë se integrimet europiane kanë disa detyra shtëpie, e një nga këto është edhe MIK-u, pra si një detyrë integruese nga shumë sish. Edhe Menaxhimi i Integruar i Kufirit për të cilën u arrit marrëveshja është në logjikën që paraprakisht të kuptojmë dhe praktikisht ta implementojmë për ta perceptuar dhe prekur integrimin politik drejt BE–së dhe NATO –s. Nuk ka asnjë dyshim se Kosovës do t’i shpaguhet bashkëpunimi dhe kooperimi ndërkombëtarë, sikurse mundë të mos ketë ndëshkime për palën tjetër.

Duhet thënë hapur se deri para disa dekadave dyshohej seriozisht në vet ekzistencën e shtetit shqiptarë, sikurse mungonte vullneti i miqve të tashëm të ndihmonin në zgjidhjet e atëhershme, referojuni paksa këtyre viteve të rrezikimit të zhbërjes së Shqipërisë. Ndërsa tani kemi një situatë krejtësisht ndryshe, dy shtete të të njëjtit komb në Ballkan. Si të mos cilësohet e arritur kjo, sikurse pajtohemi se ka mbetur i pazgjidhur thelbi i problemit shqiptarë si tërësi në Ballkan, por kjo fazë i atribuohet koncentrimit të energjive politike në drejtim të shtrirjes së sovranitetit shtetërorë të Kosovës dhe të konsolidimit në suaza të plota në fazën para kontraktuale me BE–në. Dhe situata euroballkanike do të mund të normalizohet, por gjithherë duhet patur kujdes që të rrisim shkallën e ruajtjes së partneritetit ndërkombëtarë midis shteteve të Unionit Europian dhe përhershëm me SHBA-të, dhe jo ti humbim.

(Autori ka diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke përfunduar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL-së, në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori