LAJMI I FUNDIT:

Kush është horri?

Kush është horri?

Gjatë gjithë historisë “vagabondët” dhe “horrat” kanë qenë të idealizuar dhe të përshkruar në mënyrë romantike, prandaj si femrat dhe meshkujt janë mbajtur si të fortë dhe me aftësi të jashtëzakonshme!

Akoma ekzistojnë qëndrime të kundërta, që rrjedhin nga edukimi ynë seksual. Femrat që kanë “reputacion të keq” nuk trajtohen të kërkuara…, kurse meshkujt me “nam të keq” shpesh janë të kërkuar dhe tërheqës. Femrat tërhiqen nga këta tipa.

Aftësia jashtëzakonisht e madhe e horrit për t’i kuptuar femrat është talenti më i madh që ai zotëron. Mashkulli “horr” e ka studiuar në detaje natyrën e femrave, ndaj dhe i njeh ato shumë mirë, së paku në ato aspekte, të cilat atij i interesojnë.


Ai nuk është “kungull”, madje në të vërtetë mund të jenë edhe intuitiv; edhe sensual më tepër se shumica e meshkujve. Nevojat e tij thelbësore i vlerëson më tepër se çfarëdo ndjenje morale ndaj femrave.

Si vogëlush “horri” ka pasur një mama provokative dhe të ftohtë emocionalisht. Tek ai mamaja ka provokuar nevojën për afërsi të lidhur me frikën prej saj, pasi asnjëherë ajo nuk i ka ofruar atë dashuri që i është nevojitur. Prandaj, këtij vogëlushi i është dashur të merret me këtë problem, të ëndërrojë për këto ndjesi…

Horri di si të ngacmojë dhe mahnitë, shkruan Gentlewomen. Ai i zgjon femrës ndjenjën se është sharmante, se mendimet e saj janë mahnitëse dhe se meritojnë kujdes. Njëlloj si shumica e tregtarëve të mirë, ai di të dëgjojë. Mos harroni, ai patjetër duhet të fitojë!

Bobi (34 vjeç), fotograf, i përgjigjet tërësisht këtij përshkrimi: “E di saktësisht se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë gratë. Secila femër dëshiron të ndihet e veçantë; vdes nga dëshira që të duket seksi; do të besojë së paku që diçka tek ajo është e mrekullueshme; do të ndihet se është femra më e këndshme që ka njohur ndonjëherë.

“Unë nuk mendoj se dikë e mashtroj, sepse në të vërtetë besoj në atë që them. Unë, në realitet, dashurohem, dhe në atë moment me të vërtetë ndjej ngrohtësi dhe kujdes.”

Bobi nuk kërkon femër, por befasi momentale. Gruaja dhe reaksioni i saj janë pasqyrë për atë vetë. Të mos harrojmë që ai nuk përpiqet në mënyrë të ngutshme ta mbyllë mbrëmjen në shtrat…

Bobi është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. “Pas një darke të mrekullueshme i dërgoj lule apo letër, mirëpo, natyrisht, nuk do të takohemi së paku edhe një javë. Pse? Një sjellje e tillë lë përshtypjen se kam punë të rëndësishme apo ndoshta edhe ndonjë femër tjetër. Jam mjaft i sigurt në vetvete.”

/Telegrafi/