Në Kosovë po formohet një klasë e “intelektualëve” të “pavarur”, të cilët në pa mundësi për t’i thurur elozhe shefave/it të tyre/tij nga “Rienvesti”, i cili është vërë në shërbim të kapjes së institucioneve më vitale të shtetit, nuk ngurojnë t’i akuzojnë qindra mijëra qytetarë si “serbizues të Ditës së Pavarësisë”!!!
Pse bëhet kjo?
Kjo bëhet për të mbrojtur kapësit e institucioneve të shtetit, natyrisht duke i “sulmuar”, duke thënë shprehjen “gjeniale”: “Këta që e kanë kapur pushtetin, nuk janë të mirë, por më të mirë nuk ka”.
Kështu ata mbyllin çdo shpresë për ndryshim. Përkthyer kjo në shqip i bie që këta që janë në pushtet, janë lule në krahasim më ata që mund të vinë. Kjo logjikë e të menduarit të “intelektualëve” tanë “mendjendritur”, nuk jep asnjë mundësi për ndryshim. E vendi ynë, Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më të madhe për ndryshim. E nëse “intelektualëve” tanë nuk ju dihen ndryshimi, është çështje tjetër!?
Unë nuk kam asnjë dyshim, këta “intelektualë” të “pavarur”, kanë origjinë nga trupa “profesionale” ekonomike e mediale që kanë “kullotë” fonde të ndryshme nga shokët e tyre qeveritarë, një pjesë tjetër e tyre kanë shtirë rrënjë gjithandej në institucionet e shtetit. Pse kanë “kontribuar” shumë për te?!
Këtë kastë “intelektuale” duhet t’i kuptojmë sa herë që thonë: “këta s’janë të mirë por më të mirë nuk ka”!!! Kjo do të thotë që ne mos të bëjmë ndërrime e mos të ëndërrojmë një perspektivë ndryshe. “Intelektualët” tanë, nuk e vrasin mendjen se nëse nuk ka ndryshim, perspektiva e qytetarëve është e vrarë dhe aty ku vrahet perspektiva, qytetarëve u mbetet vetëm rruga e ikjes, siç e kemi parë jo pak herë!.
A janë të vetëdijshëm intelektualet tanë, oponencë e kujt duhet të jenë?
Qeverisja e keqe, shteti i kapur, nuk mund të ndryshohen pa një oponencë të fuqishme. Dhe oponencë të fuqishme nuk ka aty ku nuk ka opozitë të bashkuar, politike e qytetare. Prandaj qytetarët, më 17 shkurt 2016, nuk e “serbizuan Ditën e Pavarësisë”, por i dhanë kuptim Festës për Shtetin e Pavarur, Sovran e Demokratik. Moto e protestës ishte: “Duam shtet me sovranitet”! Nuk është e domosdoshme që intelektualët të jenë oponencë e pushtetit, por mos të “qëndrojnë në dy hunj”!Kushdo që e interpreton ndryshe, PROTESTËN E 17 SHKURTIT 2016, ata le të tregojnë “ku i kanë çadrat” e mos të na shesin “dushk për gogla”!.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës