Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor.
Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës. Trupat dhe mendjet e tyre nuk arrijnë të komunikojnë seksualisht me njëri-tjetrin, duke bërë që marrëdhënia në çift të funksionojë vetëm mbi statusin e saj social.
Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.
Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.
Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.
Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin.
Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

Dallimi mes dashurisë dhe seksit...

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe