Kur mashtrimi bëhet parim!
Fatkeqësisht në shoqërinë tonë, çdo ditë e më shumë rritet numri i atyre që ankohen për mungesë të respektimit të vlerave njerëzore e profesionale, për varfërinë, për papunësinë e monotoninë. Gjithashtu ankohen edhe për atë se si ne si qytetarë të rëndomtë jemi duke u plaçkitur e manipuluar nga pushteti dhe nga ata që kanë lidhje me të.
Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojmë, nuk është për t’u habitur nga ankesat, por çuditërisht shumica e të tillëve njëkohësisht mendojnë se është i marrë ai/ajo që ka mundësi të vjedhë e mashtrojë dhe nuk e bën një gjë të tillë, sepse, sipas tyre, të gjithë po bëjnë ashtu!
Ky fakt më ka shtyrë të besoj që në shoqërinë tonë abnormalja është bërë normale, e mashtrimi është bërë parim. Nuk janë të rralla ditët kur unë dhe ti ballafaqohemi me udhëheqës, zyrtarë, mjekë, tregtarë, mjeshtër, kolegë e familjarë, synimi kryesore i të cilëve është të na mashtrojnë, sepse kjo tashmë është bërë normale – komoditet. Shpesh përmendet si aftësi profesionale me vlera të larta, madje duke u quajtur edhe si “fleksibilitet”!
Është më i dhimbshëm fakti kur edhe vetë viktima e mashtrimit u duartroket atyre që janë në gjendje “t’ia pështjellin, t’ia ç’pështjellin e prapë t’ia pështjellin”, si dhe disa haptas e tjerë në heshtje pretendojnë që të gjithë ne duhet t’u “përshtatemi rrethanave”: të shuajmë ose të mashtrojmë, ndryshe nuk mund të mbahemi për të suksesshëm.
E tash, a e ka, si thotë populli, secili për vete? Jo, jo assesi. Sidomos jo derisa veprimet e mashtruesve dhe “parimorëve” na shkatërrojnë të gjithëve.
Në demokraci liria e secilit përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit, andaj meqë veprimet e tilla na rrezikojnë, ne praktikisht duhet të rebelohemi ndaj “parimorëve”, sepse veç që e shpëtojmë veten, i shpëtojmë edhe ata nga të bërit keq. E nëse eventualisht besojmë se secili e paska për vete, atëherë “parimorët” do të na fundosin të gjithëve.
Nga librat e historisë, veç tjerash, mësojmë se në shoqëritë normale të përzgjedhurit – ose si quhen ndryshe elita – janë ata që u prijnë idealeve emancipuese, zhvillimore dhe prosperuese. Elitë konsiderohet një grup i njerëzve me status të lartë intelektual, social por edhe ekonomik. Andaj, edhe pse me përjashtime, po i konsideroj si të tillë akademikët, analistët, artistët, biznesmenët e suksesshëm, klerin fetar, mjekët, opinionistët, profesorët, shkrimtarët, sportistët e të gjithë ata njerëz që kanë status më të lartë shoqëror se sa shumica e ne të tjerëve, të rëndomtëve.
Ne, ndonëse jemi komb i vogël, nuk është që s’kemi të tillë. Kemi me mijëra profesorë universitarë, me qindra akademikë, besa edhe kler fetar të religjioneve të ndryshme, por vetëm disa prej tyre na shfaqen në televizione dhe gazeta dhe atë fatkeqësisht në shumicën e rasteve i shohim kur ka të bëjë me ndonjë gjë “parimore”. Ku janë idealet emancipuese të këtyre njerëzve tash, kur vendi ynë po ballafaqohet me krizë të thellë morale në të gjitha sferat e jetës? Apo ndoshta e gjithë elita jonë është shitur për një kolltuk drejtori ose për disa mijëra euro si honorare a grante për botim të librave e veprave të tyre?
Heshtja e elitës në momente kur mashtrimi po bëhet parim në vendin dhe mesin ku jetojnë, konsiderohet krim. Ndoshta mund të mos jenë përgjegjës për situatën ku ndodhen, por nëse nuk bëjnë diçka për ta ndryshuar, atëherë faji bie edhe mbi ta, sepse mbajnë mbi supe statusin e të përzgjedhurve, të elitës. Elita duhet të parandalojë nga e keqja dhe të orientojë shoqërinë nga e mbara, nga e mira, pozitivja, të jetë qortues për dështimet e edhe t’i luftojë “parimorët”, sigurisht përmes ofrimit të alternativave të nevojshme për përmirësim të gjendjes.
Elita pak a shumë duhet të bëjë të gjitha, përfshirë edhe promovimin e kulturës, vlerave e të arriturave nacionale. Të jesh elitë nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi, dhe të gjithë ata që nuk i ndjejnë përgjegjësitë e tyre si duhet një ditë kur mashtrimi nuk do të jetë më parim, do të gjykohen si mashtrues!
Andaj, elitë, meqë ti je përgjegjësja kryesore, zgjohu, sepse as vetë Zoti nuk ndryshon gjendjen e një populli derisa ata nuk ndryshojnë gjendjen e vet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë