LAJMI I FUNDIT:

Kur lulet flasin

Kur lulet flasin

Pesë lule të cinisë në dhomën e gjumit për një natë pasiononte, azalea për jetë harmonike bashkëshortore, begonia për shëndet. Çfarë thonë besimet për ndikimin luleve që në rrethojnë?

Kuptime të shpeshta i janë dhënë ndikimit të luleve në jetën bashkëshortore dhe familjare, prandaj, qoftë edhe nëse nuk besoni se kanë ndonjë fuqi misterioze, nuk ka dyshim se mjedisi me lule ose dhurimi i një tufe a saksie lulesh të bukura do të qetësonte tendosjet ndërmjet partnerëve ose ndërmjet anëtarëve të familjes në konflikt.

Kështu, psh., besohet se Azalea, shpreh paqe në jetë bashkëshortore dhe nxit simpatinë e ndërsjellë.

Cinia jep fuqi dhe vitalitet, kurse pesë copë të kësaj luleje në dhomën e gjumit rrisin fuqinë seksuale.


Ciklamini konsiderohet lule e sinqeritetit, zbut mosmarrëveshjet, posaçërisht raportet ndërmjet vjehrrës dhe resë.

Dalia (gjeorgjina) ndihmon takimet sentimentale.

Hortensia është lule e pajtimit të dashnorëve ose të partnerëve në martes.

Jasemini është lule e martesës së lumtur, ndërsa aroma e saj mbaj lumturinë martesore.

/Telegrafi/