LAJMI I FUNDIT:

Kur dy veta zihen, i treti fiton

Shërbehem me këtë thënie popullore sepse në këtë rast liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni janë në zënkë me njëri tjetrin duke u munduar t`i tregojnë “popullit”se cili është më patriotë. Mirëpo harrojnë se populli sado që duket “i lodhur” dhe i “humbur”, ata prapëseprapë i njohin njerëzit mirë (përfaqësuesit e tyre politik), duke filluar nga familja, lagja ku jetojnë, në qytetin e tyre dhe në nivel shtetëror.

Të shohim me rend për çka bëhet fjalë? Me kërkesë të BE-së, Maqedonia në vitin 2010 e themelon Komisionin Republikan për lustrim. Lustrimi bëhet me qëllim që vendi të shkëputet dhe të pastrojë me të kaluarën e vet nga ish sistemi socialist në të cilin ka kaluar gjatë shekullit të kaluar. Ditëve të fundit prej kur “u hapën dosjet”, për politikanët shqiptarë në Maqedoni, shohim dhe dëgjojmë konferenca partiake, analiza, komente dhe thashetheme të shumta për shumë politikanë shqiptarë që ende janë aktiv në skenën politike, mirëpo harrohet esenca e lustrimit. Esenca e lustrimit ka qenë dhe është që ata njerëz të cilët i kanë bërë dëme popullatës për të arritur ndonjë pozite e cila iu ka sjellë dobi duke bashkëpunuar me shërbimet sekrete, atëherë të njëjtit të mos kenë të drejtë të merren me politikë. Nëse vërtetohet se kanë qenë spiun/kodosh t`u jepet mundësia që vet të japin dorëheqje ose në të kundërtën emri dhe mbiemri i tyre do të botohet në gazetën zyrtare të RM, dhe të mos kenë të drejtë të merren me politikë për pesë vite. A është bërë kjo? Sigurisht se jo? A është momenti tani për t`u bërë lustrimi, sigurisht se jo.

Nëse duhej të bëhej lustrim atëherë është dashur të bëhet në vitin 1991, e jo tani. Me qëllim të zbatimit të lustrimit të drejtë, përveç vullnetit politik, duhet të kishte edhe parakushte të tjera p.sh: Lustrimi i të punësuarve në shërbimet sekrete, vigjilencë më e madhe e Prokurorit Publik rreth hedhjes së dosjeve për “shërbimet inteligjente” nëse japin informacione për bashkëpunëtorët. E gjithë kjo nuk u bë, si duket u la me qëllim që individë dhe grupe të caktuara të mund të manipulojnë dhe “ujin ta çojnë secili në mullirin e vet”. Për atë nga lustrimi u bë dramë e rrezikshme, u shkëmbyen akuza të rënda, të cilat unë personalisht nuk dua të besoj, sepse ne shqiptaret në ish Jugosllavi nuk qeverisëm me shtetin, por edhe ato pak të punësuar shqiptar në shërbimin sekret kanë pasur rol margjinal, dhe dikush tjetër është marrë me krijimin e politikave shtetërore kurse ne ishim vetëm vëzhgues shurdhmemec të atyre politikave anti-shqiptare.


Prandaj sipas mendimit tim, pasi që lustrimi nuk është bërë atëherë kur është dashur të bëhet më mirë të mos ishte bërë fare sepse shqiptaret mjaft kanë vuajtur dhe ndoshta ende vuajnë nga të bërit me gisht prej tjetrit, etiketimet e ndryshme, lustrimi i njëri-tjetrit, çka me të vërtetë është e papranueshme. Pse them se i treti fiton? Ata të cilët udhëhoqën dhe ende udhëheqin me shtetin, neve na i japin dosjet që të lustrohemi në mes veti sepse tek ne ka pasur shumë “kodosh”, ndërsa tek ata ka pasur shume pak ose fare s`ka pasur. Nëse nuk ka pasur kodosh në palën tjetër atëherë pse themelohet DPMNE-ja më vitin 1990. Edhe tek ata kishte të burgosur politikë bile në Goli Otok, por tani ata të gjithë heshtin, si të mos kishte ndodhur asgjë sepse e shikojnë teatrin që e shfaqin partitë tona, ndërsa ata merren me diç tjetër.

Këtyre ditëve është aktual ligji për regjistrimin e popullsisë, në të cilin pritet që përqindja e shqiptarëve të tregohet më e vogël në krahasim me maqedonasit. Ky ligj duhet së shpejti të miratohet në Kuvendin Republikan dhe mandej në prill të 2011 të bëhet regjistrimi i popullsisë. Njëra parti që është në pushtet sillet si e hutuar dhe i pranon pothuajse të gjitha nenet e ligjit ndërsa partia parlamentare në opozite mundohet te luaj rolin e opozitës shqiptare ne parlament derisa partia tjetër shqiptare opozitare kënaqet me konferencat për shtyp që i mban në selinë e saj. Ligj tjetër me rëndësi jetike është edhe ligji për buxhetin e shtetit për vitin 2011. Këtu asnjë parti shqiptare nuk është e zëshme, nga buxheti i miratuar ne Qeveri nuk dihet sa mjete ndahen për vendbanimet shqiptare. Buxheti i Maqedonisë do te jetë 2,6 miliardë euro. Ministri Financave paralajmëron se do të jetë “zhvillimor”, ku 83 milionë euro do të përdoren për projekte te infrastrukturës dhe Korridorit 10, ndërtimin e objekteve shëndetësore dhe shkollave, renovimin e konvikteve te studentëve si dhe investime në projektet e filluara si Shkupi 2014.

Kjo është vetëm një uverturë për buxhetin e shtetit me të cilin merren vetëm maqedonasit dhe i shfrytëzojnë ata për projektet e filluara, ndërsa partitë tona në vend se të merren me çështjen e regjistrimit, buxhetit dhe çështjet tjera që janë më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni ato e lustrojnë njëra-tjetrën. Prandaj po e përsëris, kur dy veta zihen në mes veti, i treti fiton si zakonisht, e në këtë rast humbës jemi ne shqiptarët.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori