I dashur Charlie,
Nuk do t’a filloj këtë letër timen duke të shprehur ngushëllime dhe keqardhje për atë që të ndodhi disa ditë më parë, pasi besoj se tashmë e di që edhe unë si miliona të tjerë, jam solidarizuar me ty, dhe ripërsëritja e keqardhjes nuk do duket gjë tjetër veçse një shenjë hipokrizie e tepruar tashmë.
Me ditë të tëra, qamë dhe vajtuam së bashku, pasi të vranë ty. Po, ata ishin dy vrasës.
Por ti, Charlie, mua që u solidarizova dhe ndjeva dhimbjen bashkë me ty, vetëm disa ditë më vonë, m’u përgjigje jo në frymën që unë u solla. Ti, në vend të më falënderoje, më ofendove mua dhe ata që të mbështetën. Të them të drejtën, me këtë që bëre, u tregove shumë egoist dhe mosmirënjohës. E vërtetë fjala, njeriu dallon në situata të vështira. Ne, treguam që jemi me ty kur ty të bënë atë që nuk e meritoje, por ti çfarë bëre Charlie?
I dashur Charlie,
me publikimin e karikaturës së Profetit, nuk ofendove vrasësit, por ata që u bënë bashkë me ty kundër vrasësve. Ti ofendove mbi një miliardë njerëz që e konsiderojnë të shenjtë figurën që t’i publikove. Në besimin e tyre, ajo figurë asnjëherë nuk bëhet as pikturë, as skulpturë e as karikaturë. Ajo është një figurë që si hije drite, ekziston në imagjinatën e çdo besimtari mysliman.
Charlie, gjërat duhen thënë troç. Si thonë, njeriu që të do të mirën, t’a thotë troç të vërtetën. Ti Charlie u solle si vrasësit, por me një ndryshim të vogël. Ata vranë 12 anëtarë të familjes tënde, ndërsa ti vrave shpirtrat e mbi një miliardë të dashuruarve pas asaj figure që t’i guxove t’a kthesh në karikaturë.
Sikur të mos e bëjë Charlie, përveç atyre miliona eurove që fitove nga shitja rekorde e revistës, vallë çdo humbisje tjetër? Përgjigjen e di edhe ti, asgjë. Përkundrazi, në mendjen e gjithë njerëzve do të ishe kujtuar gjithmonë si një revistë që u bë viktimë e disa vrasësve të pabesë që vjellin vrerë kundër atyre që mendojnë ndryshe.
Por ti Charlie, fatkeqësisht e humbe këtë shans. Për këta një miliardë njerëz, ndjekës të këtij Profeti, që ti e ke kthyer në versionin siç e sheh me syzet e tua, je kthyer në një revistë hakmarrëse, duke e bërë “të dashurin” e një besimi të tërë, “armë” kundër dy vrasësve. Ti sikur mezi prisje që dikush të të bënte një padrejtësi dhe të gjeje shkas për t’a ribërë gabimin që kishe bërë dikur, Charlie.
Pafajësia yte u kthye në një urrejtje hakmarrëse jo ndaj atyre që të vranë, por ndaj atyre që thjesht kishin besimin e njëjtë me ta.
Charlie, po e mbyll këtë letër duke të t’a kujtuar atë që pretendoja që e dije edhe ti. Ata që janë të civilizuar nuk i përgjigjen urrejtjes me urrejtje, vrasjes me vrasje, e as ofendimit me ofendim. Ata në çdo situatë sillen si të civilizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe