Kundërligjshmëria e KZAP-it?!
Si pasojë e pakënaqësisë së subjekteve politike të cilat dolën humbëse në këto zgjedhje lokale, pas ankesave të të cilëve Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (në vijim KZAP) mori vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në tri komuna të Kosovës, vendim i cili me pas u përmirësua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (në vijim KQZ), që çoi në rivotim vetëm dy komuna, po bëhet “molle sherri” duke e zvarritur edhe me tutje procesin e konstituimit te organeve komunale në komunën e Gjilanit dhe në të njëjtën kohë duke nxitur edhe më tej debatin rreth kushtetutshmërisë së organeve përkatëse.
E drejta në mjete juridike, e cila është paraparë në nenin 3ç të Kushtetutës së Republikës të Kosovës, e cila parimisht e legjitimon palën e pakënaqur me një akt administrativ për ankesë, në instancat që parashihen me ligj, i ka dhënë të drejtë palës së pakënaqur që të paraqesë ankimin lidhur me vendimin e KZAP-it në Gjykatën Supreme si instancë më e lartë gjyqësore në vendin tonë.
I gjithë debati lidhur me kundërligjshmërinë e KZAP-it nisë me faktin që Gjykata Supreme vendos për të anuluar vendimin e organit të lartcekur, që njëherit është kompetencë e saj, duke vendosur kështu që definitivisht të mos ketë rivotim në komunën e Gjilanit, me arsyetimin se nuk ka pasur prova të mjaftueshme të cilat do të justifikonin mjaftueshëm vendimin e marrë nga KZAP-i. Veprimi “Absurd” i KZAP-it që njëherit është edhe kundërligjor, qëndron në faktin e mosrespektimit të vendimit të gjykatës supreme për të anuluar vendimin e mëparshëm, duke e nxjerrë kështu një vendim tjetër,krejt të kundërt me atë që kishte kërkuar Gjykata Supreme. Në këtë kontekst shtrohet një pyetje thelbësore, në këtë rast a ka të drejtë KZAP-i apo Gjykata Supreme?! Për të sqaruar mjaftueshëm amullinë e krijuar lidhur me ketë çështje është mirë të përdoren argument ligjore dhe shkencore lidhur me çështjen konkrete të cilët decitivisht rregullohen me dokumentet respektive të Republikës së Kosovës.
E para: Paraqitja e ankimit të palës së pakënaqur në Gjykatën Supreme si organ më i lartë, e cila në këtë rast thirret që të shqyrtojë vendimin e marrë nga KZAP-i, tregon që pala në parim nuk ka qene e kënaqur me vendimin e marrë nga KQZ-ja për të mos shkuar në rivotim në Gjilan. Si pasojë ka shpresuar në një vendim më të favorshëm nga ana e gjykatës, e obligon palën në kontest që t’i përmbahet vendimit të Gjykatës Supreme.
E dyta: Në rastin kur një akt administrativ, (ne këtë rast vendimi i KZAP-it) bëhet objekt kontesti në gjykatë përmes ankimit, organi administrativ që në këtë rast është KZAP-i është i detyruar t’i përmbahet vendimit të Gjykatës Supreme, e cila anulon aktin në pjesën ku është vendosur për Gjilanin. Edhe në shkencën juridike njihet Anulimi si sanksion andaj aktit të caktuar, dhe ekskluzivisht e drejta për anulim të aktit të caktuar i takon Gjykatës. Një gjë e tillë është e paraparë në Ligjin e Procedurës Administrative të Kosovës. Çështje e rëndësishme në rastin e zbatimit të anulimit si sanksion ndaj aktit,është edhe fakti që organi administrativ, akti i të cilit është bërë objekt i shqyrtimit gjyqësor (në rastin tonë KZAP-i), është i detyruar që me përpikëri t’i zbatojë dispozitat e vendimit që merr gjykata, dhe të nxjerr një akt tjetër por ne pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës, të cilin KZAP-i nuk e ka bërë, duke e shpërfillur totalisht vendimin e Gjykatës Supreme.
E treta: Segment tjetër,që ja vlen të shqyrtohet në “betejën ligjore” në mes gjykatës supreme dhe KZAP-it, është çështja e përzierjes në kompetencë të organit përkatës. Organi që shqyrton ankimin (Gjykata Supreme), përveç se ka të drejtë ta anulojë vendimin, ka të drejtë edhe t’a lë në fuqi vendimin e caktuar, ta ndryshojë atë por edhe të nxjerr vetë vendim lidhur me çështjen, duke mos ja lënë të drejtën në këtë rast që të vendosë vetë organi ndaj të cilit ka ardhur ankesa. Lidhur me këtë KZAP-i jo vetëm që nuk ka vepruar ashtu siç ka kërkuar Gjykata Supreme, por edhe është përkujdesur që të ndryshojë vendimin e parë duke e nxjerrë vendimin e ri,që dallonte rrënjësisht nga i pari, duke e shfrytëzuar kështu kompetencën e Gjykatës Supreme për të ndryshuar vendimin, fare pa delegim.
E katërta: Në momentin e nxjerrjes së vendimit të parë, KZAP-i nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme lidhur me vendosjen për rivotim në Gjilan, por arsyetimin e kishte bazuar në maksimën juridike “askush të mos përfitojë nga gabimet e veta”, duke mos dhenë argumente tjera për parregullsinë e supozuar, fakti i mosarsyetimit të vendimit në rastin e Gjilanit i jep, që në fillimin arsye Gjykatës Supreme që të veprojë ashtu siç ka vepruar, për faktin që vendimi i KZAP-it në njëfarë forme nuk ka qenë i arsyetuar mjaftueshëm.
E pesta: Nxjerrja e vendimit të KZAP-it në kundërshtim me atë të Gjykatës Supreme, është edhe në kundërshtim me parimin e hierarkisë juridike dhe institucionale, dhe në njëfarë forme bie në kundërshtim edhe me rregullat e kontrollit të organëve të administratës shtetërore. Po ashtu, një vendim i tillë është në kundërshtim edhe me parimin juridik res judicata, për arsye se një çështje e cila vendoset pas ankimit administrative për një akt konsiderohet çështje e kryer dhe çdo devijim nga vendimi i Gjykatës konsiderohet i kundërligjshëm.
Argumentet e lartcekura japin mjaftueshëm të drejtë Gjykatës Supreme për rasti në fjalë, dhe çdo veprim tjetër që do të merrej në kundërshtim me vendimin e këtij organi parimisht duhet të cilësohej si veprim kundërligjor, dhe veprim në kundërshtim të plotë edhe me aktin më të lartë në Republikën e Kosovës. Duke i dhënë një kah tjetër procesit në të cilin tashmë kanë hyrë organet e larta gjyqësore, jo vetëm që i jepet fund procesit tashmë shumë të zgjatur dhe monoton në komunën e Gjilanit,por në mënyrë eksplicite këto organe i definojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore,duke lënë përfundimisht anash interesat e politikës ditore dhe materiale dhe duke vendosur parimet e kushtetutshmërisë mbi të gjitha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi