Kujt i pengon antiterrorizmi në Kosovë?
A vepron Beogradi në qendër të Prishtinës apo ndokush nga kosovarët ka ndjenjën se po perceptohet si terrorist?
Parulla “stop terrorizmit” e vendosur ditë më parë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë gjatë protestës me po këtë emër, ishte paraparë që të qëndronte aty për 1 muaj. Por, ajo u përdhos brenda natës pa u mbushur as edhe 24 orë. Droja e organizatorëve se atë mund merrte ndonjë hallexhi për shkak të mbajtësve të saj të drunjtë, sepse plastmasi ku u shkrua parulla nuk mund t’i hynte në punë asnjë hajduti, u tregua e pabazë.
Të nesërmen në vendin ku duhej të qëndronte parulla qëndronin vetëm gjurmët e saj. Plastmasi ishte bërë copë-copë, ishte futur poshtë një stoli, ndërsa shtyllat e drunjta që e mbanin parullën ishin po aty.
Kjo tregonte se shkatërrimi i saj nuk ishte punë hajdutësh, por punë e atyre që u pengon lufta kundër terrorizmit apo e atyre që e kanë mizën mbas veshi se perceptohen në opinionin kosovar si terroristë. Këtë askush nuk e priste, por ja, ky na qenka realiteti kosovar.
Në fakt, protesta e organizuar më 24 prill 2012 nuk u kundërshtua publikisht nga askush. Por, përpjekjet për ta luftuar atë ishin të mëdha.
Këto përpjekje u manifestuan që në fillim me injorimin e saj në disa media e deri në paraqitjen e saj të shtrembëruar, e cila duket se nuk ka të bëjë vetëm me jo-profesionalizmin e disa gazetarëve. Së pari, protesta e menduar për gjithë-popullore u paraqit në disa gazeta si protestë e OJQ-ve. Qëllimisht apo nga injoranca u harrua se gjithë-popullore nuk do të thotë që numerikisht i gjithë populli të protestojë, por që janë të ftuara të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ndërsa, protestë e OJQ-ve nënkuptohet kur në protestë marrin pjesë vetëm OJQ-të për një arsye specifike.
Kështu ishte një ditë para protestës në fjalë protesta e gazetarëve kosovarë ku protestohej për një çështje specifike që nuk kishte të bënte me gjithë popullin, por vetëm me implikimin e kodit penal të Kosovës në punën e gazetarëve. Këtu nuk kishte gjë të keqe. Shoqata e gazetarëve kishte vendosur të ftonte vetëm gazetarët në protestë dhe ata dolën e protestuan. Por, te protesta e 24 Prillit ishin të ftuar gjitha shtresat e popullsisë, sepse çështja kishte të bënte me sigurinë e tyre. E siguria është një çështje që prekë gjitha shtresat e popullit prandaj organizatori i ftonte të gjithë.
Së dyti, protesta e 24 prillit, para se të bëhej e madje edhe mbasi u bë, nga shumë media u prezantua si protestë e mitrovicasve. Pse kjo? Thua se terrorizmi po rrezikon vetëm Mitrovicën e jo edhe gjithë Kosovën. Organizatori zyrtar i protestës ishte Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës me seli në Prishtinë. Nga i gjithë këshilli organizativ 15 anëtarësh vetëm autori i këtyre rreshtave ishte mitrovicas. Në protestë pati njerëz nga Mitrovica, por as më shumë e as më pak se nga qytetet e fshatrat e Kosovës.
Vërtetë, në protestë dolën disa qindra qytetarë dhe jo disa qindra mijëra sa ndokush mund të ketë pritur dhe çfarë ka merituar kjo çështje. Por, në protestë kishte njerëz pothuaj nga çdo komunë e Kosovës. Kjo ishte ndërgjegjja e qytetarëve të Kosovës në këtë kohë, në këto rrethana dhe për këtë çështje.
Protesta u prit me simpati nga kori diplomatik edhe pse nuk u prononcua publikisht. Dhe nuk u injorua nga mediet e huaja përkundër pjesëmarrjes me numër jo aq dinjitoz sa meritonte një protestë e tillë. Nga atëherë “protestë e mitrovicasve”?! A mos është kjo përpjekje për ta zhvendosur thelbin e protestës.
Gjithë këto përpjekje destruktive kishin deri në një masë sukses, por jo edhe krejtësisht sepse shoqëria kosovare dëshmoi se ka forca patriotike në çdo komunë të Kosovës dhe në çdo segment të saj. Natyrisht, në këtë kuadër disa media dhe disa gazetarë e dëshmuan vetën me patriotizmin dhe profesionalizmin e tyre e disa me jo-profesionalizmin apo me agjendat e tyre për topitjen e luftës kundër terrorizmit.
Ajo çfarë është më shqetësuese është mungesa e guximit për të protestuar. Shumë njerëz që shqyhen duke e sharë qeverinë e Kosovës ditë e natë, edhe pse protesta e “Stop terrorizmit” nuk ishte adresuar kundër Qeverisë së Kosovës, thoshin se nëse marrin pjesë në protestë mund të largohen nga puna, do t’u ndalet ndihma sociale apo edhe se do tu ndalet pensioni!.
Kur përpiqesha t’i bind se nuk është Qeveria kundër kësaj proteste, thoshin “e përse atëherë Hashim Thaçi nuk po na thërret në protestë”?!
Por, t’i kthehemi tani përdhosjes së parullës pa u mbushur 24 orë. Kujt duhet t’i ketë penguar. Unë jam duke u menduar, mendoni dhe ju lexues të nderuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama