LAJMI I FUNDIT:

Kujdes me pijet e ëmbla

Kujdes me pijet e ëmbla

Madje edhe reduktimi mesatar i konsumimit ditor të lëngjeve të ëmbla sjell deri tek ulja e shtypjes së gjakut- thonë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Shtetëror i Louisianas.

Në studimin, i cili ka zgjatur 18 muaj, është vërtetuar se në këtë mënyrë është e mundur që shtypja sistolike dhe ajo diastolike të arrijnë vlera ideale- shkruan revista Circulation.

Në SHBA, mesatarisht brenda ditës, një njeri konsumon 2-3 kanaçe të ndonjë lloj lëngu, me ç’rast secili prej tyre përmban afërsisht 130 kalori sheqer.

Ndërsa sipas rekomandimeve, sasia e përgjithshme ditore e sheqerit te meshkujt, nuk duhet të kalojë 150 kalori (rreth 9 lugë për çaj), ndërsa femrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 kalori sheqer (rreth 6 lugë për çaj). /Telegrafi/