LAJMI I FUNDIT:

Kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit

Kujdes gjatë përdorimit të kondicionerit

Ekspozimi me orë të zgjatura i pajisjes së klimës dhe diferenca mes temperaturës brenda dhe jashtë, i bën shumë dëm shëndetit.

Duheni ta keni në mendje se si me përdorimin e pajisjes së klimës duheni të veproni në mënyrë të kujdesshme, ndërsa temperaturën e dëshirueshme duheni ta rregulloni në përputhje me kushtet në mjedis.

Temperatura ideale e hapësirës së brendshme në parim është 7-8 ºC më e ulët se temperatura e jashtme. Konkretisht, nëse temperatura e jashtme është 34 gradë, pajisjen e klimës caktojeni të ftohë në temperaturën 26-27 gradë. Këtë dallim të temperaturës, organizmi njerëzor e përballon mirë. Në të kundërtën, nëse e teproni me temperaturën e hapësirës së brendshme, është i mundshëm shoku i temperaturës gjatë daljes nga hapësira e brendshme në të jashtmen.

Te njerëzit me probleme shëndetësore, duhet të bëhet kujdes i veçantë gjatë rregullimit të temperaturës në hapësirën e brendshme.


Nëse e përdorni pajisjen gjatë orëve të mbrëmjes, ju këshillojmë përfshirjen e operimit të natës (ose të qetë) të pajisjes, kur reduktohet shpejtësia e rotacionit të kompensorit dhe me atë bie niveli i zhurmës dhe shpenzimi i energjisë elektrike. /Telegrafi/