Ajo që ne sot e njohim si Bashkimi Evropian, ka pasur më parë një sërë emërtimesh të ndryshme. Dikur ai është quajtur p.sh. Komuniteti Ekonomik Evropian. Ndonjë filantrop mund të kishte dëshiruar që ky komunitet të mbante edhe emërtimin "Komuniteti i vlerave Evropiane". Por, në fakt, si asokohe edhe sot në epiqendër mbetet ekonomia, gjithçka sillet rreth interesave ekonomike.
Zanafilla e një bashkimi evropian ishte dëshira e vendeve fqinjë të Gjermanisë, për të ruajtur kontrollin ndaj rindërtimit ekonomik të Republikës Federale. E kuptueshme kjo – nuk kishin kaluar ende as dhjetë vjet nga fundi i nacionalsocializmit. Nga kjo kohë rrjedh edhe forma mbinacionale e organizimit të BE-së: ajo çka më parë ka qenë përgjegjësi e shteteve kombëtare, i kalon një autoriteti mbi shtetet anëtare – pra Komisionit të sotëm të BE-së.
Optimistët asokohe shpresonin, që suksesi i këtij modeli automatikisht do të bënte, që shtetet kombëtare gjithnjë e më shumë sektorë politik do t’ia kalonin institucioneve mbinacionale në Bruksel. Me këtë ata janë gabuar.
Sepse, forca e vërtetë e rëndesës së BE-së nuk është Komisioni, por Këshilli – mbledhjet e ministrave kombëtarë të një fushe të caktuar ose – në rast të temave veçanërisht të rëndësishme – është mbledhja e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Në këto raunde ndonjëherë debatohet ashpër e ndonjëherë bëhet pazar banal. Në to nuk synohet për "vlera të përbashkëta" të Evropës, por për avantazhe kombëtare, që çdo vend synon t’i arrijë për vete. Kështu dhe aspak ndryshe funksionon BE-ja prej dekadash. E madje me sukses të madh: Evropa Perëndimore prej 70 vjetësh nuk ka pasur më luftë dhe ka krijuar një zonë të pashembullt të mirëqenies.
Natyrisht, Gjermania ka mundësuar shumë kompromise, prej të cilave ajo shpesh ka paguar më shumë se të tjerët. Tekefundit shpesh ky ka qenë edhe egoizëm kombëtar, sepse ekonomia e fortë gjermane e orientuar nga eksporti ekzistencialisht është e varur nga një Evropë funksionuese, një dështim i Evropës do të ishte i kushtueshëm.
Deri më sot çdo vend anëtar vigjëlon me kujdes, që të mos japë shumë kompetenca në Bruksel. Një politikë e përbashkët e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurinë? Asgjë nuk e meriton vërtetë këtë emër. Pikërisht për këtë arsye aktualisht kriza e refugjatëve nuk është as rastësi dhe as domosdoshmëri, por vetëm shprehje e një dështimi të përbashkët politik.
Natyrisht, BE-ja do të kishte mundur ta parandalonte një pjesë të madhe të lëvizjes së sotme të refugjatëve. Kjo mund të bëhej p.sh. nëse do të plotësohej në kohën e duhur thirrja për ndihmë nga UNHCR për kampet e refugjatëve në Jordani, në Liban dhe në Turqi. Atje nuk ofrohet as mësim për fëmijët dhe ndërkohë nuk ka as ushqim mjaftueshëm. E, kush mund të habitet tani, kur prej javësh mijëra marrin rrugën? Por kjo do të kish kushtuar para. Ndërsa ajo që po ndodh tani kushton shumë herë me tepër para!
E, sikur të mos jetë kuptuar, se çfarë po ndodh aktualisht, gjithsekush bën detyrën e vet kombëtare: Greqia dhe Italia thjeshtë i lenë refugjatët të kalojnë më tej, Hungaria ndërton gardhe, Evropa Lindore është indiferente dhe Angela Merkel fton pa u marr vesh me askënd të gjithë sirianët në Gjermani, por megjithatë ajo do që ta ndajë barrën dhe i duhet që pas një jave të kapitullojë së paku pjesërisht. Kjo sepse detyra e ka kaluar çdo masë. Ndërsa në Bruksel ministrat nuk mundën të bien dakord për shpërndarjen e 160 mijë njerëzve, shumë më tepër kanë mbërritur e të tjerë do të pasojnë. Askush nuk ka kontroll mbi atë se cilët janë ata, nga vijnë dhe ku shkojnë. Politika si fuqi konceptuese mungon këto ditë në Evropë.
Ku do të përfundojë kjo? Askush nuk e di, sepse askush nuk ka një plan apo koncept. Marrëveshja e Dublinit ka dështuar prej kohësh. Shengeni ka radhën të dështojë. Sepse cili është ai vend që do t’i mbajë hapur kufijtë për refugjatët, të cilët nuk duan të qëndrojnë në të? Mos vallë me të po humbet edhe një vlerë themelore e Evropës? Udhëtimi i lirë ishte vërtetë diçka e bukur, por një jetë komode ka qenë e mundur edhe para kësaj. Përmes kufijve të rinj në radhë të parë do të shtrenjtohet në mënyrë dramatike transporti i mallrave. E kur shifrat ekonomike janë në rrezik – ndoshta më në fund do të lëvizë diçka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri