LAJMI I FUNDIT:

Ku po rrin “i shtrirë” Behgjet Pacolli

Ku po rrin “i shtrirë” Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka kohë që nuk është parë në publik dhe kjo ka bërë që të përhapen lajme se ai është i sëmurë. Por, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj thotë se Pacolli është duke i kryer gjitha obligimet që i ka si zëvendëskryeministër, por për shkak të situatës ai nuk po dëshiron që të jetë aq shumë i pranishëm në media.

Mos prezenca e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës dhe heshtja ndaj proceseve politike në vend ka rënë në sy për një kohë të gjatë.

E, shkaku i kësaj mungese u bë edhe lajm. Thuhej se Pacolli është i sëmurë dhe kjo mbase mund të ishte arsyeja kryesore pse ai po mungon në skenën politike në Kosovë.

Përfoljet se Pacolli është i sëmurë dhe nuk gjendet në Kosovë i hedh poshtë këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.


Në një deklaratë për “Botapress” , Zyberaj tha se Pacolli është duke i kryer gjitha obligimet që i ka si zëvendëskryeministër, por për shkak të situatës ai nuk po dëshiron që të jetë aq shumë i pranishëm në media.

“Z. Pacolli është në Kosovë dhe nuk është i sëmurë. Është e vërtet se ai ka pasur një ndërhyrje të vogël, por kjo nuk është asgjë serioze. Dikush e ka parë dhe ka lansuar lajmin e rrejshëm se z. Pacolli është i sëmurë. Ai është duke vazhduar aktivitetin e tij, por që nuk po preferon të jetë shumë i pranishëm në media kohëve të fundit”, tha këshilltari i tij z. Jetlir Zyberaj.

I pyetur nëse z. Pacolli po i mungon sot skenës politike në Kosovë, Zyberaj nuk përjashton një gjë të tillë, duke thënë se mungesa e një lideri me orientim liberal po vërehet sot në Kosovë. /Botapress/