1.
Fjalë kritike ndaj guvernantëve të Kosovës dëgjojmë çdo ditë nga mëndje të hapura e venddashëse. Epo, jemi shoqëri e lirë. Apo? Ndoshta! Por, për të gëzuar këtë epitet sublim, mungon dhe diç fundore: sado të mprehta, të kthjellëta e të sakta të jenë ankesë-akuzat, ato nuk i shkundin dot titajt lëkurëtrashë me ansamblin institucioneve të sunduara dhe, për çudi, as elektorët indolentë e harrestarë. Mirëpo, mjerisht, hidhen po ashtu vlerësime që dhe desperadosin më të thekur e shpërthyes do ta bënin të rimenduar e dyshimtar total: ndaj gjithçkajes e ndaj të gjithëve!
Njeriu politik, i thjeshtë e vdekatar, përfundimisht e ka tepër të vështirë zgjedhjen! Më rastisi të shihja këto ditë një shkrim, që nuk e di në përfaqëson opinionin oficial, doktrinar të ndonjërës nga kooperativat e shumta politike. Me një gjuhë paksa klerikale, shpallej nëma: “Komandantët e hoteleve kanë kthyer pa kushte Sërbinë në Kosovë”.
Më herët, mbase nga i njëjti tabor, do të flitej shpesh se Sërbia është gjithnjë këtu dhe bën e drejton politikat sipër nesh. Aherë, po t’ketë qenë kështu, ç’kuptim ka tehu i oponencës se ajo është kthyer, kur s’kishte ikur fare? Nga shkrimi i sipërcituar del se ajo ke shpërngulur njëherë dhe tani – ç’ligësi – pa kushte paraprake e paskan kthyer prapë. Përpiqem ta mirëkuptoj orvatjen për një rezon shtetëror, kryeftohtë e racional. Por dhe këto radhë pretendojnë këtë. Nuk janë retorizëm apo ligështim emocional.
2.
Është kthyer, prandaj, Sërbia në Kosovë?
Po, po, thotë, por shih tani çudinë: komandantët e shkretë kanë bërë këtë prapësi pa asnjë kusht! Athua paskësh qenë e parathënë (traktate të fshehta, pëndesë euroatlantike, ndryshim i skemave gjeopolitike – si azhurimi i datënisjes së negociatave me Sërbinë për të kompensuar disfatën në Kiev), të rivinte doemosshëm ajo në Kosovë? Nuk e besoj aspak këtë. Por, me sa rrjedhon drejt e pa keqlexim, përgjigja e autores së nderuar është tragjikisht pohuese. Edhe ajo nuk i kundërqëndron trokut sërbian, veçse pajtimin do ta jepte me ca kushte! Vallë, përmbushja e cilit kusht madhor, jetik a të shenjtë, do t’përligjte kthimin e saj?
Ndjesa? A do t’mjaftonte një përulje, qoftë dhe vilibrantjane për të hedhur ajo prapë pëlhurën e harresës dhe zinxhirët e zbukuruar mbi fytyrën e Kosovës?
Reparacione? Ç’para mund të blinte gjakun e derdhur shqiptar kundër bankave të tyre të vdekjes? Dhe për ç’para do vinte sërish qafën nën zgjedhë ky popull, që tashmë ka lindur e po rritë brezin e parë pa shfytyrimin e robnisë dhe vetë idenë e tij?
Çuarja dorë nga viset veriore e establishmentit sërbian? Veç arsyeve të ditura (qeverisja e pamirë, korrupsioni si alkimi, pakti me mafiokratë) që dobësojnë qëndrueshmërinë e Kosovës, a është dhe fuqia reale e saj e tillë që të mbaj peng konstelacionet ndërkombëtare? Aleatët strategjikë ia shkëputën Kosovën Sërbisë dhe tani kërkojnë bashkëpunësi e koncesione për t’ia shkëputur dhe Sërbinë Rusisë. Një Ukrajinë, a një Kubë e dytë, nuk do të lejohej në Ballkan!..
Apo është kushti i njohjes? Po dhe ky, në fakt, do t’ishte një contradictio in adiecto i kulluar, sepse si mund ta njihte Beogradi shtetin e ri e sovran dhe, njëkohësisht, të kthehej aty ku ishte, e si ishte, tash 100 vjet?
Por ja: një palë pa kushte fare, kurse kjo tjetra, ani pse e kudocilësuar si kundërshtare konceptesh e morali të saj – me kushte, por gjithsesi do të pranonte (e, kushedi, mirëpriste) kthimin e Sërbisë në Kosovë! Dhe, në esencë ky është boshti i higjienës kombëtare: të tjerat janë ngjyresa të hirta e trishtuese të gjëmës së saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri