Kryqomania e Gruevskit
Tani, kë do ta nënshtrojë me kryq Gruevski? Shqiptarët myslimanë? Ose, ata që deri dje psalmet dhe meshën e këndonin shqip, nëpër katundet e Rekës së Epërme dhe Poshtme, që sot s’guxojnë të tregojnë, se janë shqiptarë? Çka kërkon Maqedonia në Bruksel me gjithë këtë bagazh bizantin mbi shpinën e kërrusur, jo nga rruga e mundimshme e shtetformimit, por nga rruga e intrigave dhe kurtheve kundër atyre, që s’janë maqedonas të pastër? Ka rrezik që kjo lodhje do t’ia këpusë këmbët në gjunjë Shkupit zyrtar, mu në prag të dyerve të Brukselit, sepse thesi i mbushur me kryqe e koka statujash të vjedhura antike, mund të derdhet furishëm, pikërisht atëherë kur nuk e pret picimuli Gruevski.
Çka janë tranu këta pushtetarët maqedonas, të cilët përpos kryqeve dhe heronjve të shpifur të së kaluarës, asgjë tjetër nuk shohin në këtë tokë. Tash së fundi vendosën edhe Kalanë e Shkupit “ta zbukurojnë” me një kryq ortodoks, thua se u ka munguar edhe një kryq tjetër, që e shndritë tërë qytetin. Kryqomania, që vjen nga kapacitetet e munguara të kabinetit Gruevski, hedh hije shumë të zymtë mbi të ardhmen e këtij vendi, i cili edhe pa kryqe është kryqëzuar fortë në darën e ekzistencës sociale. Jo se shqiptarët, apo dikush tjetër që s’është maqedonas, mund të jetë apriori kundër kryqit, por nëse Gruevski na e tepron edhe me bakllavë, do të duhej ta vjellim sa më shpejt. Çka është tepër, tepër është.
Kryqomania në Maqedonia ka bekgraund politik. Lidhje s’ka me ndjenjat e pastra fetare të njerëzve të vdekshëm të këtij shteti të varfër, të cilët për çdo ditë, grupe grupe e “bombardojnë” me omëleta ndërtesën qeveritare. Ka kohë që Gruevskit saballëkun po ia sjellin gratis protestuesit. Këta të fundit, assesi të mësohen të hanë bukë me temjan, aq shumë i proklamuar nga kryeministri.
Një kryq tash së fundi në Kalanë e Shkupit përfundimisht i vë kapak edepsëzllëkut të një axhamiu politik, i cili si duket asgjë nuk ka mësuar nga monografia e dhimbshme e ndasive ballkanike. Gruevski, një kuadër që vjen nga bota akademike, me formim intelektual shkencoro-ekonomik, po tregohet një nxënës i dobët i manireve millosheviqiane. Atë që e la në gjysmë të rrugës Millosheviqi, nuk besojmë se mundet ta vazhdojë Gruevski, duke na e zënë frymën me këtë bizantinizëm politik në urbanistikë, histori, arkeologji, arsim etj.
Por, fatkeqësia nuk qëndron krejt të paralelizmi i modeleve, sa qëndron edhe tek bujkrobëria e politikës shqiptare, këtu në Maqedoni. Nëse në Kosovë, Millosheviqi kishte një opozitë të fortë politikanësh shqiptarë, këtu në Maqedoni shqiptarët janë opozitë e njëri tjetrit dhe shpesh ndodhë që Gruevski, a Cërvenkovski të ngelin pa kurrfarë opozite.
Shqiptarët këtu bëhen opozitë e pushtetit, vetëm atëherë kur e nuhasin, se pushteti nuk po i do më. Madje edhe ata që janë në opozitë zakonisht nuk e shajnë politikanin maqedonas në pushtet, por e shajnë dhe e baltosin politikanin shqiptar, sepse helbete, thonë ata, me bë me i fitu sërish zgjedhjet ky politikani maqedonas, atëherë ngelin me gishta në gojë, s’kanë me kënd të bëjnë koalicion qeverisës. Politikanët shqiptarë në Maqedoni, janë shumë largpamës. Ata disa muaj përpara i bëjnë kalkulimet dhe e dinë saktësisht, se me cilin “shka” duhet të “pobratimohet” jarania politike dhe me cilin shqiptar duhet të trashet armiqësia. “Sa më të armiqësuar në mes veti, aq më afër partnerit të ardhshëm maqedonas”. Kjo është deviza e filozofisë së marrjes së pushtetit të mjerë nga ana e jo pak politikanëve shqiptarë në Maqedoni.
Mirëpo, ajo çka është me rëndësi, Gruevski në përpikëri po e shpie deri në fund agjendën e tij idiotike, të mbushur me kryqe dhe shumë pak me ekonomi, zhvillim, investime. Ky vrap marathonomak pas kryqit ka një shpjegim shumë të thjeshtë në literaturën e vjetër. Ikjet biblike të popujve janë kufizuar me tmerrin e kufijve të së panjohurës. Golgota, Sodoma, Gomora nuk janë shpikje mekanike të mendjeve njerëzore, por janë dhe arketipe të vrazhda të fateve dhe vuajtjeve të njerëzve pa atdhe. Kujtimi për një varrë të braktisur, në ikje e sipër, shënohej me një kryq sipër. Por edhe Templarët që pushtuan Jerusalemin, kishin kryqin – simbol të nënshtrimit të jokrishterëve.
Tani, kë don ta nënshtrojë me kryq Gruevski? Shqiptarët myslimanë? Ose ata që deri dje psalmet dhe meshën e këndonin shqip, nëpër katundet e Rekës së Epërme dhe Poshtme, që sot s’guxojnë të tregojnë, se janë shqiptarë? Çka kërkon Maqedonia në Bruksel me gjithë këtë bagazh bizantin mbi shpinën e kërrusur, jo nga rruga e mundimshme e shtetformimit, por nga rruga e intrigave dhe kurtheve kundër atyre, që s’janë maqedonas të pastër? Ka rrezik që kjo lodhje do t’ia këpusë këmbët në gjunjë Shkupit zyrtar, mu në prag të dyerve të Brukselit, sepse thesi i mbushur me kryqe e koka statujash të vjedhura antike, mund të derdhet furishëm, pikërisht atëherë kur nuk e pret picimuli Gruevski.
(Autori është kryeredaktor i gazetës FAKTI në Shkup)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit