Edhe një muaj na ndanë nga rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit. 10 Qershori – dita e Lidhjes së Parë të Prizrenit, pra dita që duhej të ishte festë kryesore kombëtare në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë, është caktuar si datë për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij që u vranë në Podgoricë me 23 janar 1916 nga Ushtria malazeze.
Më 1998, LDK e Ibrahim Rugovës, e informuar se varrezat myslimane të Podgoricës do të rrafshohen me tokë dhe se në vend të tyre do të ndërtohen blloqe ndërtesash banimi, vendosi që të organizohet dhe tinëz të sjellë në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. 17 vite ato qëndruan në thasë për shkakun e vetëm se familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhet me ceremoni ushtarake.
Meqë fshati Boletin, vendlindja e Isa Boletinit, ndodhet në veri të Kosovës, institucioneve të Kosovës 17 vite me radhë nuk u mbajti që të bëjnë një gjë të tillë, përderisa autori i këtyre rreshtave i bindi familjarët se mos prezenca e ushtarakëve nuk e zbeh aspak këtë ceremoni.
Qeveria e Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës kanë paraparë një skenar të shëtitjes së këtyre eshtrave me itinerar: Vlorë-Tiranë-Prizren-Prishtinë-Mitrovicë-Boletin.
Ky skenar, që ngjan me shëtitjen e eshtrave të Car Llazarit, mëton që të zhvillojë një folk-patriotizëm.
Motivi i këtij shkrimi nuk ka për qëllim ta zvogëlojë këtë entuziazëm, por thjeshtë që këtë ngjarje ta vëjë në funksion të nevojave patriotike të kësaj kohe.
Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e tij në veri të Kosovës ka shumë simbolizëm në kohën kur bisedimet në Bruksel po e bëjnë veriun e Kosovës "de facto" Serbi e "de jure" Kosovë.
Pjesëmarrja në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit e presidentes dhe e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit dhe e kryeministrit të Shqipërisë i jep dimension akoma më politik kësaj ngjarjeje.
Në shikim të parë kjo duket një krekosje para serbëve. Por, në fakt, figura e Isa Boletinit, me merita të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, merita këto që u shumëfishuan edhe nga djemtë e tij, nuk lë shumë hapësirë për krekosje para serbëve.
E para, është se ai nuk luftoi kundër serbëve, e çfarë është akoma më dëshpëruese ai bashkëpunoi me serbët dhe ne fund u vra nga serbët.
Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburen si trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Djali i atij që e vrau Isa Boletinin, Millovan Gjillas, u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, shok i ngushtë i Josip Broz Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij. Millovan Gjillasi, pra, mburrej me krenari se baba i tij e ka vrarë nacionalistin shqiptar Isa Boletini.
Në Mal të Zi është një traditë që kur familja e të vramit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vramit armën e grabitur.
Tani Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vende armike si dikur. Mali i Zi tregoi miqësi me Kosovën që në kohën bombardimeve të NATO-s kur strehoi dhjetëra-mijëra shqiptarë të Kosovës.
Miqësinë e tij Mali i Zi e dëshmoi edhe me rastin kur njohu pavarësinë Kosovës, duke u bërë kështu një nga tri vendet e vetme ortodokse që e ka njohur Kosovën.
Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, dhe ai në emër të Malit të Zi t’us dorëzojë autoriteteve kosovare koburen e Isa Boletinit.
Ky akt pajtimi formal mes Kosovës e Malit të Zi në veri të Kosovës i jep vulë veriut të Kosovës si pjesë integrale e Kosovës.
Natyrisht, prezenca e kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq në këtë ceremoni e bënë atë kuptimplote dhe me përmasa ballkanike. Njëkohësisht e bënë që në vend se ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit të shoqërohet me nacionalizëm folklorik e primitiv, të merr karakter ndërkombëtar dhe në mënyrë shumë të qytetëruar e legjitimon veriun e Kosovës si pjesë të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë