Edmond Tupja
Para dy-tri ditësh, në mbrëmje, kanali televiziv frankofon “TV5 Monde” dha një lajm që m’u duk interesant. Sigurisht, jo kushedi çfarë, por lajm, gjithsesi. Bëhej fjalë për daljen në pension të kryekuzhinierit të Elysée-së, pra, të Pallatit Presidencial në Paris, barasvlerësit të Pallatit tonë të Brigadave.
Ai doli në pension pas dyzet vjetësh punë si kryekuzhinier në atë pallat, ku gatoi për presidentët e Francës që nga viti 1973 e deri më sot, pra gatoi për Georges Pompidou-në, Valéry Giscard d’Estaing-in, François Mitterrand-in, Jacques Chirac-un, Nicolas Sarcozy-në dhe François Hollande-in.
Nëse nuk kam harruar të numëroj deri në dhjetë, i bie që të ketë gatuar – dhe me çfarë përgjegjësie (profesionale, por edhe politike, ndër të tjera)! – për gjashtë presidentë. Gjashtë presidentë! Katër të djathtë e dy të majtë! Jam i bindur që lexuesi i vëmendshëm dhe kureshtar i rubrikës sime të së dielës mund të më drejtojë me të drejtë këtë pyetje: “Po çfarë ka këtu për t’u habitur, zoti Tupja?”.
Pyetje së cilës po nxitoj t’i përgjigjem: Shpreh vërtet habinë time të sinqertë sepse po të kishte qenë kryekuzhinier në Pallatin e Brigadave, nuk jam hiç i sigurt se do ta kishin lënë të gatuante për gjashtë presidentë shqiptarë radhazi! Sepse, tek ne, në Shqipëri, politika vazhdon të vihet qorrazi “në plan të parë”, siç thuhej në kohën e diktaturës sonë hoxhiste. Sepse, pas shembjes së kësaj diktature, sa herë që pushteti ka kaluar nga e majta tek e djathta dhe anasjelltas, janë ndërruar, në administratën shtetërore dhe në institucionet publike, jo vetëm titullarët e posteve me kumbim të drejtpërdrejtë politik, por edhe specialistët e mirëfilltë, madje edhe vartësit më të thjeshtë, deri te shoferët dhe pastrueset. Sidoqoftë, gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet kuvendore, më bëri shumë përshtypje thirrja që iu bë njerëzve që të paraqisnin on line kërkesat e tyre për punë në strukturat kompetente të Selisë Rozë, dhe kjo me nëntekstin e lexueshëm se do të parapëlqeheshin militantët e PS-së, të cilët, do të zëvendësonin militantët e PD-së në funksionet e tyre publike.
E djathta, nën drejtimin e PD, sa herë ka ardhur në pushtet ka bërë plot zëvendësime të tilla, por me sa di, kurrë ndonjëherë nuk i ka premtuar këto që gjatë fushatës zgjedhore, por, sot, shqetësimi im është që, në zgjedhjet e ardhshme kuvendore, e djathta, tani në opozitë, ka rrezik, pas katër vjetëve, të veprojë si e majta gjatë fushatës së saj zgjedhore të 23 qershorit të këtij viti: helbete, sheh rrushi rrushin e piqet dhe oburra kush ta gëzojë pjeshkën e pushtetit! Por le të kthehemi te kryekuzhinieri ynë francez i Elysée-së që sapo doli në pension. Par association d’idées, pra, meqë një ide sjell natyrshëm një tjetër, fjala “kryekuzhinier” më shpuri te fjalët “kryetar” dhe “kryeministër”, pra, te politika. Diku, në njërin prej librave të tij, Balzaku e krahason politikën me kuzhinën duke u shprehur në thelb kështu: “Politika është si kuzhina, për të gatuar duhet t’i ndotësh duart”; nga Balzaku, gjithnjë par association d’idées, fjala “duart” më çoi te Sartri, i cili ka shkruar një dramë me titull “Les mains sales”, pra “Duart e ndotura”. Përfundimi im logjik është se, ashtu si një kryekuzhinier, edhe një kryetar (partie, bashkie, komune etj.) nuk mund ta shmangë kurrsesi ndotjen e duarve, por të paktën produktin e të gatuarit ta nxjerrë të pastër.
Mjerisht, jo rrallëherë ka një “por” që vjen e prish punë, sidomos në përfundimet logjike: Por, në shoqërinë shqiptare, produkti i të gatuarit në politikë vazhdon të lërë për të dëshiruar pikërisht përsa i përket pastërtisë së tij. Për ta mbyllur, po i kthehem kryekuzhinierit francez duke i uruar që ta gëzojë gjatë pensionin dhe, pse jo, të shkruajë, tani që do të ketë më shumë kohë në dispozicion, kujtimet e veta nga frekuentimi i përditshëm i gjashtë presidentëve radhazi, për të na shpjeguar se si ndodhi që, asnjëri prej katër të djathtëve dhe asnjëri prej dy të majtëve nuk e pushoi nga puna, me t’u ngjitur në majë të pushtetit, për ta zëvendësuar me dikë të krahut të vet politik.
(Marrë nga: Panorama)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë