Krizë, edhe për të punësuarit!
Fillimisht përmes këtij shkrimi, i kërkojmë falje atyre njerëzve (të cilët fatkeqësisht janë shumë në numër) që ende janë të papunë, por të aftë dhe të gatshëm për punë. Ndoshta, deri diku do të mishërohemi me ta! Dëshirojmë t’i themi se, nuk janë vetëm ata në krizë sociale. Dallimi qëndron në atë se, të papunësuarit shpresojnë për një punë të ardhshme të mundshme, ndërkaq të punësuarit ëndërrojnë një pagë, ku të paktën mund t’ia dalin në sigurimin e gjërave elementare deri në fund të muajit. Por, fenomeni i cili i bashkon të dytë, është ankimi për gjendjen e mjerueshme sociale dhe, mospasja mundësi për të bërë diçka të dobishme dhe dobiprurëse për veten dhe për familjet e tyre.
Mjafton një shëtitje me autobus, prej fshatit në qytet apo prej qytetit në kryeqytet dhe anasjelltas, dhe do kesh mundësi praktikisht t’i dëgjosh klithmat dhe psherëtimat e të punësuarve në lidhje me pagat e ulëta dhe simbolike. Pastaj i gjithë ky diskurs ankues dhe klithmës, pa dyshim dhe me automatizëm do shoqërohet me uljen e efikasitetit në punë, apo rritjen e kërkesës dhe “arsyeshmërinë” për t’u korruptuar. Ngase, me pagë mujore në vlerë maksimale prej 300 euro, mundësia për mbijetesë qenka shumë e vogël, të mos flasim për mundësin e jetesës!
Ndoshta, kjo krizë nuk ekziston te pala tjetër, ku dihet mirëfilli i numrit të vogël të anëtarëve në familje, si dhe njëkohësisht (përpos fëmijëve) të gjithë të punësuar apo të pensionuar. Kurse te etniteti shqiptarë, puna qëndron më ndryshme! Duke filluar prej numrit të madh të anëtarëve në familje (mos të harrojmë se, edhe kjo është një begati), e deri tek njëshi i të punësuarve. E gjithë familja sytë i drejton tek ai, kurse i punësuari nga nevojat e mëdha në familje, hutohet aq shumë sa që nuk di nga ti drejtoj sytë, duke u krijuar kështu një rrëmujë prioritetesh në familje.
Vetëm për gjëra të domosdoshme një familje në muaj harxhon, përafërsisht 250 euro, të mos flasim nëse eventualisht e ke ndonjë fëmijë të regjistruar në fakultet, apo mos dhashë Zoti që ndonjëri prej anëtarëve të familjes të vuaj prej ndonjë sëmundje. Tek sa po i bëj kalkulimet rreth të ardhurave dhe shpenzimeve mujore, vërdallë kokës po më sillen mendime, rreth atyre personave në moshë të shtyrë, e me bollëk të anëtareve mbrapa vetës, njëkohësisht me probleme shëndetësore të rënda të vazhdueshme, e që po i pritkan vetëm 50 euro në muaj, si ndihmë sociale. Kurse, ne më lart thamë se minimumi i shpenzimeve të domosdoshme në një familje është 250 euro. Tmerr, paradoks, mizori, kundërthënie, përvëlim, por para se gjithash mjerim social i vërtet dhe përjetues!
Është më se e qartë se me punësime sporadike dhe sipërfaqësore nuk zbutet papunësia dhe nuk përmirësohet mirëqenia ekonomike! Këtë teori e dëshmon, edhe shkenca e mirëfilltë ekonomike. Nëse mëtohet se me punësime sporadike dhe tendencioze do ulet papunësia dhe do rritet mirëqenia familjare dhe shtetërore, atëherë pohimi apo teoria në fjalë ka ra në grackën e kontradiktores dhe në vorbullën e gënjeshtrës. Sepse, nëse punon vetëm një anëtar i familjes dhe shtat të tjerë presin prej tij, atëherë krizat dhe konfliktet sociale në familje kanë gjasa dukshëm të rriten. Njëkohësisht, rritet kërkesa apo nevoja për të mira materiale elementare (dikush pra, po punon, ndaj gradualisht ndihet nevoja e injorimit të të mirave inferiore), ndërkaq mundësia financiare nuk përputhet me nevojat e familjes. Kësisoj, prej konflikteve në familje nuk ka mundësi të qëndroj rehat, edhe komuna përgjegjëse e atij vendi, apo shteti në përgjithësi.
Nëse dëshirojmë ta dimë zhvillimin ekonomik të shtetit, është mirë të nisemi prej këtyre parametrave mikroekonomik. Janë gjepura dhe gënjeshtar të radhës, pohimet dhe prezantimet e politik-bërësve dhe ekonomik-bërësve para faktorit ndërkombëtare, gjoja se shteti ynë nuk është edhe aq keq. Është fakt se ata ia paraqesin gjendjen ekonomiko-sociale të volitshme dhe progresive, sepse zhvillimin dhe mirëqenien e shikojnë, vetëm prej këndit të vetë. Një llomotitje e shkurtër dhe e kotë e atyre kushton, 50 euro, aq sa merr në muaj prej ndihmës sociale një i papunësuar.
Po këta politik-bërës dhe ekonomik-bërës, nuk reagojnë fare për çmimet astronomike të semestrave nëpër universitete, e sidomos nëpër universitetet private që lënda e astronomisë nuk mësohet fare, edhe atë këtë e bëjnë gjoja se në emër të ekonomisë së tregut. Po mirë, nëse për kushtet dhe standardët e jetës nuk kujdesën këta njerëz kompetent dhe të diturit e kësaj shkence humane, atëherë kush duhet të kujdeset? Kalkulimet e shpenzimeve dhe të ardhurave për kok banori kush duhet t’i bëjë?
Si ka mundësi që me të ardhura mujore në vlerë prej 300 euro (duke i marrë për bazë, edhe shpenzimet e tjera të domosdoshme), të regjistrohesh në fakultet ku viti kushton 1200 euro, kurse në këtë kohë vështirë është bërë pa fakultet!? Udhëheqësit financiarë, që me profesion janë ekonomistë të specializuar, vallë i ka shkuar ndonjëherë ndërmend ky fakt, apo në tema të ngjashme kanë magjistruar e doktoruar!? Si mund të flasim në këtë shtet për shportat e kursimit, ku të ardhurat mujore nuk mjaftojnë as për shpenzimet e domosdoshme! Edhe, përkundër këtyre të ardhurave simbolike, shteti me politikat kinse të shëndosha makroekonomike, ka vendosur që konsumatorit t’ia marr 18 për qind në kuadër të TVSH-së.
Për këtë arsye në këtë shtet, apo në kësi lloj shtetesh qenka i vështirë dhe i pamundur luftimi i krimit ekonomik të organizuar. Ata që nuk po mundkan ta durojnë mjerimin social, spontanisht qenkan të prirur që të ardhurat t’i sigurojnë nëpërmjet rrugëve tjera të paligjshme. Kurse ata, të cilët i paska mundur bollëku financiar po e vendoskan rendin ekonomik, duke i ngritur çmimet e produkteve sikur në Zvicër, por me paga sikur në Zimbabve.
Pra, me kësi lloj politikash ekonomike, shtetet në fjalë i ngjajnë peshëngritësve të cilët urdhërohen t’i ngritin 300 kilogram, por me vite të tëra duke ngrënë buke e krip e zemër, ku dihet mirëfilli se momenti i peshëngritjes nuk kërkon bujari, por kalori!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin