"Krizat që ne kemi, do të mbeten, dhe do të vijnë të tjera", thotë Presidenti i Komisionit Evropian duke patur parasysh Vitin e Ri. Jean-Claude Juncker është timonier i vjetër në politikën evropiane. Ai nuk e ka të nevojshme t’i bëjë iluzione vetes dhe të tjerëve.
Ky ishte i dymbëdhjeti samit në këtë vit, kështu që shumë energji kryetarët e qeverive nuk lanë në të. Me sa duket ata e kanë patjetër të nevojshme një periudhë pauze me njëri-tjetrin. Duhet të jetë e lodhshme dhe demoralizuese të dëgjosh gjithmonë të njëjtat argumente dhe të përjetosh, se si makineria nuk lëviz aspak përpara.
Dhe, kështu vendimet duken edhe si një dëftesë e keqe, që evropianët i japin vetes: Të paktën të mund të zbatonim ato, që kemi miratuar tashmë e që janë të qarta e zezë mbi të bardhë! Sikur BE-ja të zbatonte ato që ka miratuar për krizën refugjatëve, në lidhje me rishpërndarjen, regjistrimin dhe mbrojtjen e kufijve, do të kishte një arsye më shumë për shpresë për vitin e ardhshëm. Pra, ne duhet të bazohemi në atë që kancelarja e quan "treguesin eksponencial" i aftësisë së evropianëve për të mësuar. Në rastet emergjente Angela Merkel i kthehet të kaluarës së saj si fizikante.
Sulmet terroriste, forcimi shqetësues i grupimit terrorist IS, drama në Siri, mosmarrëveshjet mbi krizën e borxheve greke, më shumë se një milion refugjatë në Evropë, marrëdhëniet e helmuara me Rusinë – këto probleme kanë ndikuar këtë vit në BE. Dhe, shumë vende kanë reaguar duke u tërhequr në sinoret e tyre kombëtarë. Hungaria është një prej tyre, por edhe Polonia dhe Danimarka. Atje drejtuesit mbyllin sytë fort, duke shpresuar që kriza globale të kalojë sa më parë, ndërsa ata tundin flamujt e tyre kombëtarë. Ata kanë domosdoshmërisht nevojë të rriten.
Por, këto kryeministra pengojnë makinerinë e Bashkimit Evropian, që funksionon mbi konsensin e vendimmarrjeve. Aparati, i cili kontrolloi krizën e euros dhe të gjitha krizat e tjera të mëparshme ngadalë por i sigurt, tani praktikisht ka ngelur në vend. E vetmja zgjidhje është, ashtu siç e bën Angela Merkel dhe aleatët e saj në çështjen e refugjatëve: të krijojnë koalicione për tema specifike dhe të avancohet në grupe më të vogla. Sepse BE-ja si tërësi nuk i ka aftësitë e nevojshme: shpejtësinë dhe fleksibilitetn. Lidhur me trupat e përbashkëta kufitare nuk do të vendoset para verës së ardhshme – atëherë sezoni i ardhshëm i refugjatëve do të jetë në kulmin e tij!
Sikur të mos jenë të mjaftueshme problemet reale për BE-në, vjen tani edhe David Cameron me teatrin e tij, të bërë vetë, për referendumin për mbetjen apo daljen e Britanisë nga BE. Ai merr aq shumë kohë të panevojshme dhe energji për të krijuar devijime ligjore, që ai mund t’i shesë në vendin e tij si një fitore mbi Evropën. Por ç’rëndësi ka: Edhe këtë duhet ta përballojmë, sepse është një çështje me fuqi shpërthyese. Nëse shkon keq, Cameron jo vetëm që mund të çojë vendin e tij në izolim, por edhe të hedhë në erë Britaninë e Madhe, sepse Skocia dëshiron të qëndrojë në BE. Për fat të keq është tepër vonë për t’u lutur që qeverisë së Londrës t’i vijnë mendtë.
Disa nga sfidat e vitit të ardhshëm dihen ndërkohë: ekzistenca e IS, mundësia e sulmeve të tjera terroriste, lufta dhe kriza në Lindjen e Mesme, Putini dhe manierat e tij prej cari. Dhe pastaj janë problemet e reja, që ne nuk i njohim akoma. Kryetarët e qeverive edhe vitin e ardhshëm do të duhet të mobilizojnë mbetjet e solidaritetit evropian që BE të funksionojë. Për fat të keq nuk do të jetë më lehtë se tani. Por ndoshta kancelarja gjermane ka të drejtë me rritjen e "treguesit" të aftësisë për të mësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit