Kritikë e politikës të dekadence
Një politikë “etike apo njerëzore” e tyre po na çmend! Ose atë që unë e them “një politikë që ka vdekur mund të vdesë përditë, andaj çdo fjalë apo premtim i tyre në çdo aspekt është një paralajmërim i vobektë dhe i dëmshëm për qytetarin. Ky paralajmërim është e vërteta e qytetarit apo e shoqërisë, që fatkeqësisht nuk mund ta ndryshojnë prej thelbit. Kur mungon koncepti dhe vetëdija politike për sensibilizimin e institucioneve të ndryshme për hir të qytetarit, atëherë mungon edhe më e bukura dhe më sublimja për to. Sot ende dëgjojmë, madje dhe ndikohemi nga e keqja dhe ç’humanizmi i tyre duke na mbushur mendtë me avujt e tyre bruto, që të zgjedhim intuitivisht apo instinktivisht atë që mund të jetë e dëmshme për ne, duke e lënë të tillë të dëmshmen si të dëmshme për ne, duke mos mundur ta ndryshojmë zgjedhjen tonë në më të dobishme apo më sublime – kjo është sipas meje afërsisht politika e décadence.
Politikanët apo siç i shpreh unë sipas veprave të tyre “politikanucët” janë racë e mbushur me helium që ngrihen direkt në qiell si baloni i Pipit. Fill pas verbohen, nuk u ndriçojnë sytë për të parë poshtë, Tokës se ç’po ndodh realisht. Gjithsesi, ata e kanë mirë sepse fluturojnë qiejve të kaltër që nuk i reziston kush, pos mjegullave që lehtësisht i përkëdhelin surratit, dhe është e pakuptimtë, ndonjëherë t’i paragjykosh pse nuk zbresin në Tokë. Ata zbresin vetëm kur kanë nevojë tepër të ndjeshme, e nevoja e tyre është m’u atëherë kur vjen në shprehje ekzistenca e tyre për t’u punësuar në institucione shtetërore. Pra, shtrijnë qenien në atavizëm emocional për të lypur një apo shumicë votash të vlefshme!
Prandaj, nuk ndiejnë, nuk shpirtërohen, nuk gjykojnë, nuk meditojnë, nuk avancojnë kohën e qytetarit, sepse ata dinë të bëjnë një shenjtësi të rrallë: të materializohen! Morali i tyre është i prishur, sepse zbresin në Tokë vetëm kur ata kanë nevojë, e jo kur është në shprehje vullneti dhe nevoja e popullit për t’u ndriçuar vetë ata që të mundësojnë të zgjedhësh. Kjo vërtet është demotivuese dhe injoruese për qytetarët apo individin, mirëpo gjersa të zgjedhim instinktivisht të dëmshmen dhe të keqen për ne, nuk do të jemi asnjëherë në gjendje ta ndryshojmë të ardhmen tonë. Duhet t’i zgjedhim në mënyrë të lirë dhe demokratike, pastaj në rast se cenojnë të dobishmen tonë t’i pezullojmë menjëherë duke zgjedhur metoda dhe mjete të ndryshme qytetareske!
Nuk vlen gati asnjë kritikë për to. Nuk i ndal askush dhe assesi bëmat e tyre. Sepse janë më qiellor se sa ne, ngase lundrojnë sipër nesh me krahët tanë. Mirëpo, ky lundrim i tyre është paralajmërim i keq për individin e qytetarët që rëndë po i ndëshkon. Sipas meje, kritikë e politikës të décadence nuk i vjen fundi kurrsesi, sepse po ndodh krejt e kundërta, shkaku i kopukllëkut të tyre që lypin një votë, një besim, dhe më pastaj po na fundosin duke na shmangur me heshtjen e tyre të zakonshme, tashmë kryeneçe. Gëzojnë autoritet shtetëror, dhe mund të bëjnë të dobishmen e individit dhe qytetarit të padobishme. Kritikë e politikës të décadence ka lindur nga kalbësia e tyre, ku helmojnë ekzistencën e individit dhe qytetarit në mënyrë ç’humane…
Po i uroj njerëzisht dhe modestisht udhë të mbarë, fatkeqësisht!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin