Kriteri fetar, kriza e identitetit dhe heshtja e “të urtëve”
Në shekullin XV-XVI, kur shqiptarët u cenuan ashpër nga pushtimi osman, urtia shqiptare aktivizoi vetëdijen për besën ose besimin fetar të krishterë të vendësve, besimin e vjetër të vendit, në raport me besimin tjetër, të pushtuesve, dhe vetëdijen për vlerën e vendit e të lirisë, si dhe obligimin për mbrojtjen e jetës e të dinjitetit të popullit dhe të vendit.
Urtia shqiptare e asaj kohe, kundër rrënimeve që sillte pushtimi osman, gjeti e frymëzoi heroizmin shqiptar, i cili shërben si një shembull i shkëlqyer i heroizmit, dinjitetit, identitetit e urtisë njerëzore e kombëtare të të gjitha kohërave. Urtia shqiptare e shek. XV-XVI, rrënimeve të pushtimit osman iu kundërvu edhe përmes krijimit të veprave monumentale kombëtare, në latinisht, në gjuhën universale të shkencës e të kulturës së asaj kohe, për të përjetësuar heroizmin shqiptar të kohës e për ta lënë atë si një mësim të rëndësishëm për brezat, si dhe për ta bërë të njohur në botë lavdinë shqiptare. Ajo kërkoi e gjeti ato vlera të nevojshme kombëtare të kohës, si respekti për besën, si quhej atëherë besimi i krishterë, respekti për heroizmin kombëtar në luftë për lirinë e vendit e të popullit, si dhe respekti për heronjtë e kryeheroin kombëtar (Skënderbeun), të cilat i ngriti në kulte.
Në rrethanat e mëpastajme të pushtimit osman, urtia shqiptare kërkoi ato vlera, të cilat synim kishin arritjen e lirisë dhe mënjanimin e pasojave që sillte robëria. Ajo këmbëngulte në ato vlera, të cilat i kundërviheshin pushtuesit, prandaj edhe në shek. XVI-XVII e tutje, u vazhdua me kultin e besimit të krishterë, si besim i vjetër, i vendit, e si kundërvënie ndaj besimit të pushtuesit, por edhe si burim i frymëzimit të vlerave të identitetit kombëtar.
Besimi i krishterë, siç dihet, njeh kombet, gjuhët, karakteret, veçantitë e kulturave dhe mirëpret avancimin e tyre dhe jo nënshtrimin ndaj universales dhe asimilimin e tyre. Prandaj, të frymëzuar e të edukuar edhe nga pikëpamjet biblike për gjuhët, filozofët shqiptarë, në atë kohë të rrezikimit të vlerave të identitetit kombëtar, e ngrenë në kult gjuhën shqipe, shkrimin dhe krijimin shqip, arsimin kombëtar, çlirimin njerëzor e kombëtar, kultin për heronjtë e natyrën kombëtare etj.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, veçmas në gjysmën e dytë të shek. XIX, në kohën e zgjimit nga letargjia dhe të kthjellimit nga dehja e “të mirave” të pushtuesit të një pjese të shqiptarëve, urtia shqiptare drejtoi shikimin nga e kaluara për të marrë mësimin nga kultet e së kaluarës e për t’i ringjallur ato, si kultin e lirisë së atdheut, kultin e heroizmit e të heroit kombëtar, kultin e dashurisë dhe të përkushtimit ndaj gjuhës kombëtare, kultin e arsimin kombëtar shqip, kultin për natyrën e atdheut etj., por kërkoi e gjeti edhe vlera të tjera, të cilat i kërkonin rrethanat kombëtare, ndër të cilat edhe idenë dhe idealin e unitetit të nevojshëm kombëtar dhe të tejkalimit të ndasive të ndryshme kombëtare, si p.sh. të ndasive fetare. Kështu, duke parë rrezikun e përçarjes fetare ndërmjet shqiptarëve, shqipton fuqishëm idenë dhe idealin e unitetit kombëtar.
Pas Luftës së Dytë Botërore, mendimi shqiptar është përqendruar mbi idetë dhe porositë kombëtare të së kaluarës, veçmas atyre të rilindësve, të cilat i ka studiuar, interpretuar, vlerësuar dhe afirmuar si vlerat më të rëndësishme për edukimin kombëtar. Kjo është një vlerë e madhe kombëtare, pasi përmes saj është afirmuar filozofia kombëtare e rilindësve, e cila është e vetmja filozofi e denjë për historinë e përjetshme të shqiptarëve.
Në kohën tonë jemi në një situatë paradoksale. Ky mendim me taban kombëtar nuk ndihet i gjallë. Veç tek-tuk, aty-këtu, ndonjë intelektual ngre zërin sa për të shprehur habinë për rrezikimin e identitetit kombëtar shqiptar, si dhe për vështirësitë serioze për t’u marrë me të. Gjendja e identitetit shqiptar sot është në një situatë tejet absurde, sepse identiteti shqiptar sot nuk është i rrezikuar vetëm nga tendencat dhe rrethanat e sotme mbizotëruese botërore (globale) dhe nga nevojat ekzistenciale të shqiptarëve, por edhe nga tendenca antishqiptare brenda vetë botës shqiptare dhe nga subjekte “shqiptare”, të cilat flasin “si shqiptarë” dhe në emër të shqiptarëve.
Kështu, tani gjithnjë e më shumë individë iu bashkohen disa “studiuesve” e “krijuesve” të dikurshëm, të cilët mohonin vlerat e së kaluarës shqiptare, por, ç’është edhe më keq, individëve të tillë sot iu bashkohen edhe institucione e parti politike, të cilat mohojnë tipare e vlera qenësore të kombit shqiptar dhe i mveshin atij tipare të cilat e zhbëjnë atë.
Ç’t’i thuhet kësaj situate kur “shqiptarët” duan dhe luftojnë për ndarje të shqiptarëve në pikëpamje fetare?! Ç’t’i thuhet kësaj situate kur vlera dhe figura të mëdha kombëtare mohohen e përdhosen për shkak të përkatësisë tjetër fetare?! Ç’t’i thuhet kësaj situate kur shqiptari, i deklaruar si shqiptar, vëlla shpall të huajin, kurse të mosdashur dhe jovëlla vëllanë e vet?! Ç’t’i thuash kësaj situate kur institucionet kryesore të vendit (të Kosovës, po edhe të Shqipërisë), deklarojnë se kanë strategji të njëjtë me ata që dihet se synojnë pushtimin e shqiptarit e asimilimin e tij dhe kur, sipas kërkesave të tyre antishqiptare, duan ta ndryshojnë edhe arsimin kombëtar shqip?! E të tjera, e të tjera absurditete, ndër më të çuditshmet, të cilat mund t’i bien mbi kokë vetëm ndonjë mëkatari të madh!
Po, shih absurdin mbi absurde! Edhe në një situatë të tillë mendimi shqiptar po hesht! Po fle! Ka rënë në gjumë! Apo në komë? Nuk po bëjnë zë as ata që veprat kryesore të tyre ua kanë kushtuar rilindësve dhe që përplot entuziazëm kanë përhapur idetë dhe idealet e tyre! Jo! Po heshtin! Kanë ndërruar ideologjinë?!
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri