Krejt po dalim!
”Haveri dul, Sabiti dul, e edhe Buqja e kish marrë burrin e fëmitë dhe krejt kishin dalë”, thotë së fundi spoti publicitar i një kompanie në Kosovë.
Shihet qartë se këta e kanë kuptuar shumë mirë që kosovarët i hapin veshët dhe sytë vetëm atëherë kur fjalët që dëgjojnë, asociojnë me mundësinë e daljes jashtë Kosovës.
Se populli që jeton në këtë vend është keq, e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit të Projektit Pulsi Publik i UNDP-së. Nga sondazhi i prillit 2013, del që papunësia perceptohet të jetë problemi më i madh në Kosovë nga gjithsej 55 për qind e qytetarëve, e pasuar nga varfëria (16 për qind) dhe çmimet e larta (8 për qind). Këtë herë, për shkak të papunësisë, varfërisë e çmimeve të larta, duket që kosovarët e kanë harruar edhe korrupsionin, i cili në sondazhet e mëhershme renditej si njëri prej problemeve kryesore me të cilin ballafaqohej shoqëria kosovare.
Meqenëse jeta këtu po bëhet ditë e më e mjerueshme dhe kafshatë që s’kapërdihet lehtë, jo rrallë shohim se si autobusë të mbushur plot me të rinj, gra dhe fëmijë mësyjnë Perëndimin me shpresën për një ditë më të mirë.
Emigrimi nga Kosova nuk është dukuri e re, por së fundi ka marr hovin më të madh që nga paslufta (1999). Ashtu sikurse gjatë viteve të ‘80-ta e ‘90-ta të shekullit të kaluar, kur arsyet e ikjes nga Kosova ishin kryesisht politike e ekonomike, edhe tani nga të dhënat e fundit të Pulsi Publik, mund të kuptojmë që arsyet mbesin pak a shumë të njëjta! Meqenëse shumica e kosovarëve (66 për qind) janë të pakënaqur me orientimin aktual politik të vendit, e sa i përket orientimit ekonomik, pakënaqshmëria publike është akoma më e lartë (74 për qind). Veç, që për dallim nga vitet e ‘80-ta dhe ‘90-ta, tani përgjegjësinë për këtë situatë të pafavorshme, qytetarët ia atribuojnë Qeverisë së Kosovës (73 për qind)!
Madje Pulsi Publik alarmon që, nga 33 për qind e kosovarëve të cilët kanë deklaruar që tani për tani planifikojnë të emigrojnë nga Kosova, shumica e tyre kanë thënë që do ta bëjnë këtë për shkak të kushteve të pafavorshme ekonomike të Kosovës!
Njëkohësisht mbetet paradoksale se si fluksi i atyre që ikin prej Kosovës po rritet ditë e më shumë, megjithëse shumica prej tyre (63 për qind) kanë thënë se e dinë që ata do kapen dhe kthehen prapë në Kosovë, si dhe 46 për qind e tyre kanë deklaruar të kenë njohuri që Kosova ka nënshkruar marrëveshje ri-atdhesimi me shumicën e vendeve të BE-së (ndërsa, 48 për qind e tyre kanë dëshmuar se gjithashtu e dinë që nëse migrojnë ilegalisht, përveçse do të kthehen, atyre gjithashtu do t’u ndalohet të hyjnë në shtetet e shengenit për 3-5 vitet e ardhshme)! Pra, e dinë, por prapë e provojnë. Kjo është dëshmi që këta njerëz thjeshtë nuk kanë zgjidhje tjetër!
E, derisa shumica e qytetarëve kështu e shumica ashtu, ata të cilët kosovarët po i bëjnë përgjegjës për këtë gjendje, në vend që ta zhvillojnë vendin, pa fije turpi dalin publikisht dhe i fajësojnë qytetarët që po ikin! Duke ju thënë se si këta nuk kanë shkopa magjikë dhe nuk mund të ndryshojnë gjërat brenda natës dhe se si njerëzit duhet të kenë durim e mos të ikin, sepse po ia bëjnë sherrin Kosovës!
More të mjerë, po si guxoni të gjykoni ata të cilët ju i detyruat e po i detyroni të marrin rrugët e botës. Ju jeni përgjegjës dhe ju rrënuat ëndrrat e atyre që, menjëherë pas përfundimit të luftës patën habitur botën duke lënë banesat luksoze, për t’u kthyer qoftë edhe në shtëpitë e tyre të djegura gjatë luftës në Kosovë! Ju edhe pas 14 viteve vazhdoni të degradoni çdo vlerë në vendin që dikur mendonim se do ta bëjmë një kopsht me lule!
Megjithatë, marshi vazhdon: gjersa ata flasin, bërtasin, provokojnë, vjedhin, abuzojnë me paranë publike e prapë amnistojnë vetveten – qytetarët heshtin!
E, vizat?
Viti 2013 e gjen Kosovën si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes për në shtetet e BE-së. Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2010, disa thoshin që nëse fitojnë zgjedhjet, kosovarët do mund të udhëtojnë pa viza pas 13 muajsh, e megjithëse ata fituan ne akoma mbetëm të ngujuar!
Premtimet për vizat ishin përdorur si “kartë” për të manipuluar votuesit, sepse edhe gjatë vitit 2010, sikurse sot, liberalizimi i vizave vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për shumicën dërmuese të kosovarëve (90 për qind). Mirëpo, tek një numër mjaft i madh i kosovarëve (14 për qind), është vërejtur që kanë mendime të gabuara rreth liberalizimit të vizave, sepse kanë deklaruar se do të shfrytëzonin këtë mundësi për të kërkuar punë në BE, gjersa një gjë e tillë është e pamundur.
Gjithashtu, sikur në rastin e orientimit politik dhe ekonomik të vendit, shumica e kosovarëve bëjnë përgjegjës Qeverinë e Kosovës duke dëshmuar që ne nuk e shijojmë lëvizjen e lirë ngase ”Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të shtetit nuk i kanë përmbushur kriteret e nevojshme që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave”.
Sillu e pështillu, prapë po më duhet të kthehem tek spoti publicitar, “po çfarë viza, o djalë”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë