Dizajni dhe moda kanë lulëzuar në Kosovë gjatë viteve të fundit, duke u përshtatur me jetën e natës dhe modernizimin e stilit dhe artit tek të gjitha moshat.
Megjithatë, markat vendore të modës nuk janë aq të pranueshme për tregun e përditshëm dhe preferohen më shumë nga personalitetet e famshme. Dy stiliste të reja nga Prishtina kanë vendosur ta ndryshojnë këtë.
Two N quhet shtëpia e tyre e modës në të cilën ato stilojnë koleksione të tipit ready-to-wear, të cilat i përshtaten edhe ngjarjeve ditore, por edhe atyre të mbrëmjes. Meqenëse janë në fillet e punës së tyre, me një koleksion debutues që pati mjaft sukses, ato mbajnë emrat e tyre anonim, ndërsa zbulojnë vetëm që kanë diplomuar në dizajn të modës dhe se vijnë nga kryeqyteti.
“Interesimi është shumë i madh, sepse janë gjëra unike, të cilat priten dhe qepen vetëm njëherë, pra vetëm një numër dhe një model, ndërsa tregut kosovar i mungon një brend i tillë”, rrëfejnë stilistet e reja për KosovaLive360.
Puna e tyre zuri fill në këtë sezon veror, kur ato publikuan koleksionin e parë të verës, një koleksion me funde të bukura me prerje gjeometrike dhe me ngjyra të veçanta.
“Të gjitha kreacionet tona janë të përditshme, duke filluar prej fundeve, duksave, bluzave e fustaneve. Çmimet janë të volitshme dhe i përshtaten standardeve të jetës në Kosovë”, pohon Two N.
Të gjithë ata të cilët janë të interesuar ta shohin punën e këtij ekipi, mund ta bëjnë përmes llogarisë në Instragram, “two.n”, si dhe në Facebook, si Two N.
“Nevoja për të pasur diçka unike në treg na ka frymëzuar të bëjmë diçka speciale dhe të rehatshme për femrat. Gjithashtu, pritet që në koleksionet e ardhshme të ketë veshje për meshkuj, pasi që kërkesat kanë qenë të larta”, pohon ekipi i kreatoreve kosovare.
Gjatë kësaj jave pritet që Two N të lansojë edhe koleksionin e dimrit, i cili do të përmbajë bluza, funde dhe duksa, ndërsa materialet do të jenë të përshtatshme për stinën e ftohtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër
Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!