Pavarësisht se gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje të lehtë mallrat tona të eksportuara në tregjet e huaja, prapë vazhdon të jetë një deficit i lartë tregtarë në Kosovë, pasi ka edhe rritje tek importet. Eksporti mbulon importin vetëm 12 për qind, dhe se shtetet të cilat prijnë për futjen e mallrave në tregun tonë, janë Serbia me mbi 200 milionë euro, pastaj Gjermania me 170 milionë, kurse Turqia, Kina dhe Italia me eksportet e tyre drejt Kosovës e kalon shifrën mbi 100 milionë euro.
Ndër produktet më të importuara janë derivatet e naftës, duhani, automjetet, mishi etj. Ndërsa, vendi ynë për këta muaj të këtij viti ka eksportuar më së shumti metale bazë, prej 55 milionë euro, produktet minerare 19 milionë dhe produktet ushqimore 8 milionë euro.
Njohës të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se nëse vazhdohet të ecet me këtë ritëm për përkrahjen e sektorit prodhues, Kosovës i duhen edhe 50 vjet për ta balancuar bilancin negativ tregtarë. Ata kërkojnë veprime nga pushteti dhe revulicion të politikat fiskale ekonomike dhe financiare.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha për KosovaPress se eksportet në vlerë monetare shënuar rritje rreth 30 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Faktikisht për shtatë muajt e parë të këtij viti, prej janari deri në fund të korrikut, ne kemi pasur një rritje të lehtë të peshës dhe vlerës së importit, kjo rritje mund të quhet rritje jo domethënëse, po ashtu, edhe në përqindje është mjaft e ulët. Kurse një faktor tjetër mjaft i mirë është rritja e eksporteve në vlerë monetare për afërsisht mbi 30 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014”, thotë Stavileci.
Zyrtarë të Doganës thonë se te importet kryesisht prijnë derivatet e naftës, jo vetëm për këtë vit por që nga themelimi i doganës që është bërë evidentimi i statistikave, derivatet e naftës, duhani dhe automjetet janë importet të cilat sjellin më së shumti të hyra për buxhetin e Kosovës, mirëpo në anën tjetër edhe janë produktet për të cilat edhe shpenzohet më së shumti.
“Nëse shikohet sipas vlerës të mbi 100 milionë euro prej vende që ne importojmë, prinë Serbia me mbi 200 milionë euro eksporte drejt Kosovës, pastaj Gjermania me mbi 170 milionë euro, pastaj Turqia, Kina dhe Italia të cilat eksporti i tyre drejt Kosovës e kalon shifrën mbi 100 milionë euro. Këto janë pesë vendet nga të cilat kosovarët blejnë më së shumti”, deklaron Stavileci.
Në aspektin e eksportit janë tri grupe të produkteve në të cilat bëjnë pjesë metalet, mbetjet e metaleve të cilat eksportohen kryesisht në Shqipëri dhe në Maqedoni. Gjithashtu, pjesë e eksportit bëjnë pjesë edhe produkteve ushqimore si dhe produktet minerare.
Ndërsa, përfaqësues të komunitetit të bizneseve thonë Qeveria e Kosovës duhet që të kalojë nga vëzhgimi dhe nga konstatimi në veprim për bërë reforma revulicionare, për perspektivë në prodhim, investime të huaja dhe për rritjen e buxhetit të Kosovës, duke i ofruar qytetarit edhe më shumë mirëqenie sociale.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini thotë se Kosovës i duhen edhe 50 vjet për të ardhur në 50 për qindëshin e uljes së importit të produkteve të gatshme.
“Në trendin aktual, i cili është duke u reformuar politika dhe duke u zhvillua ekonomia e vendit dhe balancet negative tregtare që Kosova aktualisht ka që nga pas lufta e këndej, neve na duhen edhe 50 vjet që me këtë trend të ecim për të ardhur në 50 për qindëshin e uljes së importit të produkteve të gatshme”, tha Shahini.
Ai thotë se Kosova ka nevojë për një reformë revulicionare të politikave fiskale ekonomike dhe financiare në mënyrë që të zëvendësohet importi me prodhime vendore.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha për KosovaPress thotë se debalancet tregtare janë shkas i politikave fiskale të cilat vendi i zbaton dhe këto politika nuk janë aspak në favor të sektorit prodhues.
“Disbalanci me të cilin përballemi ne si shtet… është rezultat i politikave fiskale të cilat vendi ynë ka zbatuar në masë të madhe gjatë viteve të fundit. Politikat fiskale nuk kanë qenë aspak në favor të sektorit të prodhimtarisë dhe rrjedhimisht kemi ardhur në këtë situatë kur pothuajse importojmë gjithçka nga artikujt të cilët nuk prodhohen në vendin tonë deri te artikujt të cilët prodhohen dhe për të cilat besoj se kemi kapacitete të mjaftueshme që të mbulojmë nevojat e tregut vendor”, thotë Zeka.
Ai beson se arsye kryesore pse Serbia është importuesi më i madh, është sepse Kosova vazhdon të importoi më së shumti produkte nga Serbia dhe siç tha ai nuk ka as një arsye tjetër përveç afërsisë gjeografike dhe lehtësisë së depërtimit të mallrave nga prodhuesit serb në tregun kosovar.
Ndryshe, edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin qershor 2015 prej 207,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 188,6 milionë me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin 12.8 për qind. Eksporti i mallrave kishte vlerën 30,4 milionë euro, ndërsa importi 238,0 milionë, është një rritje prej 12.1 për qind për eksport, si dhe 10.3 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, sipas ASK-së partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 34.8 për qind për eksport dhe 42.5 për qind për import, ndërsa vendet e CE FTA-së merë pjesë me 40.9 për qind për eksport dhe 29.8 për qind për import, në raport me qershor e vitit 2015.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Shqipëri 14.1 për qind, Serbia 11.3 për qind, Maqedoni 11.0 për qind, Belgjikë 9.5 për qind, Itali 8.8 për qind, Indi 7.8 për qind etj. Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia 13.6 për qind, Gjermania 11.5 për qind, Turqia 9.5, Kina 9.3 për qind, Italia 8.3 për qind, Shqipëria 6.8 për qind, Maqedonia 6.1 për qind etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova