LAJMI I FUNDIT:

Kosovari tenton të korruptojë policin, arrestohet

Kosovari tenton të korruptojë policin, arrestohet

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili ka tentuar t’i jap 20 franga zviceriane punonjësit të policisë për t’iu shmangur masës administrative.

Sipas Policisë, A.B., 23 vjeç, banues në Pataqan i Epërm, Kosovë është arrestuar pasi në postobllokun e ngritur në aksin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk kishte siguracioni të mjetit të tij me të cilin udhëtonte.

Kurse, 32 vjeçari nga Lushnja, i cili ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 50 euro, me qëllim për ta favorizuar me procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë.


Ai është arrestuar në person në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës.