LAJMI I FUNDIT:

Kosova të përqendrohet më shumë në zhvillimin ekonomik

Kosova të përqendrohet më shumë në zhvillimin ekonomik

Në një vjetorit e themelimit të Këshillit të Investitorëve Evropian( EIC)u tha se shoqëria kosovare bashkë me investitorët e huaj duhet të përqendrohet më shumë në zhvillimin ekonomik se sa në zhvillimet politike.

Këto janë të ndërlidhura për përfaqësuesit e këtij këshilli dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, por se vetëm atëherë kur të ketë punësim e zhvillim të plotë ekonomik do të mund të ketë stabilitet të plotë politik.

Nikoqiri i këtij takimi ambasadori Italian Andreas Ferrarese, deklaroi se duhet inkurajuar investitorët e huaj privatë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të këtë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.


“Ne nuk do të kemi stabilitet të plotë politik derisa të mos kemi punësim dhe zhvillim të plotë ekonomik. Për këtë duhet të inkurajojmë investimet private, sepse me paratë publike ne mund të bëjmë shumë por kurrë nuk mundemi plotësisht të financojmë zhvillimin e Kosovës”, tha Ferrarese.
Ndërsa shefi i zyrës së Bashkimit Evropian n ë Kosovës Samuel Zhbogar, deklaroi se është me rëndësi të veçantë që të ketë përqendrim më të madh në zhvillimin ekonomik, dhe se vetëm atëherë kur të ndodh kjo do të vije ndryshimi aq i nevojshëm për Kosovën. “Mendojmë që ndryshimi do të vijë në Kosovë kur njerëzit të fillojnë të përqendrohen në mënyrë të përditshme në zhvillimin ekonomik se sa në politik. Mendoj që ky është ndryshimi që të gjithë po shpresojmë të shohim në Kosovë”, tha Zhbogar.

Kryetari i EIC Emmanuel Mitsou, tha se gjatë këtij rrugëtimi prej një viti kanë arritur të identifikojnë problemet dhe dobësitë që përcjellin sektorin ekonomik në vend, dhe se problemet në këtë sektor në Kosovë ndryshojnë nga shoqëritë e tjera, pasi që Kosova është vend që vjen nga një situatë post konfliktuoze.
“Ne mund t’i dallojmë problemet, dobësitë dhe mund t’i emërojmë , nganjëherë mund të bëjmë propozime por këtu ky është koncepti ku ne kemi nevojë për përkrahje të komunitetit ndërkombëtarë, sepse këto gjëra ndryshojnë në një shoqëria e cila është ende e stresuar , që vije nga një situatë post konfliktuoze”, tha Mitsou.

E drejtori Ekzekutiv i EIC Shpend Balija, theksoi se deri më tani kanë zhvilluar takime që nga nivelet më të larta udhëheqëse në vend, duke treguar kështu për aktivizimin e këtij këshilli, ndonëse u tha se ka ende shumë punë për tu bërë për të krijuar një treg të lirë dhe mundësi më të mira për investime.
Këshilli i Investitorëve Evropian është organizatë jo fitimprurëse e themeluar në bazë të ligjit Nr 04/L-57. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori