LAJMI I FUNDIT:

Kosova të përgatitet ta njohë qeverinë e re të Libisë

Tirani i shkretëtirës, Muamer Gadafi, i dha mbase intervistën e fundit një kanali televiziv të miqve të tij serbë. Kundërshtarët e diktatorit po zgjerojnë trevat e çliruara të Libisë, duke i dhënë tani mundësi medieve kosovare të përfitojnë nga një miqësi e re. Republika e Kosovës duhet të veprojë shpejt, duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së një qeverie të përkohshme libiane, që pritet të zëvendësojë regjimin brutal të xhemahirisë.

Forcat opozitare njoftuan së fundmi për themelimin e një këshilli kombëtar, që mëton të jetë zëri i revolucionit në Libi. Një zëdhënës tha se organi i sapoformuar nuk ishte qeveri e përkohshme dhe se një e tillë nuk do të krijohej para se të shtihej në dorë i mbarë vendi. Megjithatë, orët e Gadafit janë të numëruara. Siç njofton rrjeti i lajmeve CNN, koloneli ekscentrik po “katrithet për pushteti”, tash që e kanë braktisur forcat e sigurisë deri në 50 kilometra nga kryeqytetit Tripoli.

Të vetëdijshëm për rrethanat e krijuara, dy senatorë amerikanë, John McCain dhe Joseph Lieberman, i sugjeruan dje qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të përkrahë opozitën në Libi. Dy miqtë e moçëm të Kosovës i kërkuan qeverisë së tyre të mbështesë edhe krijimin e një qeverie të përkohshme në lindje të Libisë – d.m.th. edhe pa u rrëzuar despoti. Presidenti amerikan Barack Obama veçse i ka çuar porosi të qartë Gadafit që të largohet. Dhe administrata e Obamës do të vazhdojë të përkrahë kërkesat legjitime të popullit libian dhe ka të ngjarë edhe të jetësojë thirrjet e ligjvënësve McCain dhe Lieberman.


Në këto kushte, e vëmendshme duhet të tregohet edhe politika e jashtme kosovare, që të ndërmarrë hapin e duhur që sado i madh të duket përkon me qëndrimin dhe synimet e shtetit tonë. Kur demokracitë perëndimore ta shohin të udhës të njohin një qeveri të përkohshme në Libi, Republika e Kosovës duhet të pasojë me njohje aty-për-aty. Për shkak të madhësisë dhe ndikimit që ka shteti ynë, qeverisë i duhet të ndjekë një politikë të jashtme të matur, duke iu shmangur pompozitetit për çka shquhej vetë sundimi 42-vjeçar i Moamer Gadafit. Mirëpo, Kosova nuk mund të gabojë duke u radhitur përkrah një populli, kërkesat e të cilit janë shembja e diktaturës disavjeçare të kolonel Gadafit.

Njohja e qeverisë së re të Libisë nga Kosova mund të paraqesë edhe vështirësi, duke e vënë shtetin afrikan në pozitë të pavolitshme karshi Serbisë me shoqëri. Por Libia është shtet sovran dhe anëtare e OKB-së dhe meqë bëhet fjalë vetëm për njohje qeverish, Kosova nuk duhet të lëshojë mundësinë për të zënë miq. Kur Gadafi të jetë zhdukur nga skena politike libiane, Beogradit nuk do t’i ngelet ndonjë argument valid që vetëm për inat të Prishtinës të mohojë qeverinë e një shteti të pranuar në plotni nga bashkësia ndërkombëtare.

Me të njohur një qeveri që i përgjigjet vullnetit të popullit libian, Kosova shfrytëzon rastin të përmirësojë imazhin e vet në botë, duke hedhur hi po mbi politikën e jashtme të Serbisë – mikeshës së Gadafit, e cila nuk rresht përpjekjet për të dëmtuar vendin tonë. Me një veprim diplomatik të guximshëm, por të qëlluar, qeveria jonë mund të nxjerrë një kumtesë të fuqishme në përkrahje të lirisë e demokracisë si parime mbi të cilat është ndërtuar vetë shteti i vogël evropian.

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori