Kosova s’bëhet sulltanat
Çfarë respekti duhet pasur për deputetët kur i shohim që policia i ngreh zvarrë rrugës!? Të shtunën u tërhoqën zvarrë deputetët e Vetëvendosjes, nesër mund të tërhiqen zvarrë deputetët e LDK-së, pasnesër ata të AAK-së,…, e një ditë, kur të zbresin poshtë, edhe ata të PDK-së. E kur deputeti i Kuvendit të ‘Republikës’ së Kosovës rrehet nga policia dhe e zvarrisin rrugës sikur të ishte një qen endacak, atëherë çfarë të drejtash kanë qytetarët e këtij vendi. Republikën e futa në thonjëza, pasi ende nuk kemi arritur ta bëjmë ashtu si e mendojmë. Dhe nëse për asgjë tjetër, të paktën këtu pajtohem edhe me Lëvizjen ‘Vetëvendosje!’. “Republikën” deri tani as në letër nuk po mundemi ta vendosim si duhet. Po demokracia? Momentalisht, ajo ndodhet ende shumë larg nesh, derisa nuk e ndryshojmë mentalitetin.
I keni parë e dëgjuar politikanët tanë. Për të treguar se janë politikanë të mëdhenj, shumë prej tyre, madje disa që nuk dinë ta shkruajnë mirë as gjuhën e tyre amtare, përdorin fjalën: ‘politika nuk ka moral’. Thua ke të bësh me filozofë të vërtetë. Shumë nga këta politikanëve që kemi, janë të pamoralshëm, ndaj i përdorin këto terme për të treguar se gjoja e njohin politikën, e në të vërtetë kanë si qëllim të arsyetojnë amoralitetin e tyre. Dikush do të thoshte se ç’fare është populli janë edhe politikanët. Jo! Për këto 12 vjet, shumicën e këtyre politikanëve nuk i ka zgjedhur populli. Ata për disa vjet janë zgjedhur nga partia (me lista të mbyllura), ndërsa tani shumica, prapë janë zgjedhur ose vetë -zgjedhur nga partia (me vjedhje votash, madje edhe përbrenda partisë). Dola pak nga tema për të treguar se demokracia dhe Kosova ende qëndrojnë larg njëra-tjetrës. Larg, shumë larg! Dhe prandaj e shtuna ndodhi, dhe mund të përsëritët. Kësaj radhe gaboi policia, herën tjetër gabojnë protestuesit. Sepse ende luftohet për interesa të ngushta, jo ashtu si thuhet – për Kosovën.
Por politikanët shkojnë e vijnë. Edhe pse demokracia është larg prej Kosovës dhe ata qëndrojnë ‘pak’ më gjatë se sa i duhen popullit, prapëseprapë Kosova është në Evropë. Nuk është në Azi as në Afrikë. Ndërroi apo nuk ndërroi historia, ky vend kurrë nuk ka qenë as nuk mund të bëhet sulltanat. E vërteta, jemi në fazë tranzicioni të ngadalësuar, por megjithatë yrneku i politikanëve të sotëm është duke u zbehur gjithnjë e më shumë. Andaj ajo që sot duhet të na brengosë më shumë është pyetja se çfarë institucioni të policisë së shtetit po ndërtojmë, për pushtetin apo për qytetarët?! Këtu unë nga e shtuna kam mbetur pa përgjigje. Por e di që kushdo qoftë ai që të shtunën dha ultimatum 12 minutash që protestuesit paqësor të largohen nga rruga, i ka bërë shërbimin më të keq demokracisë dhe republikës që po synojmë ta ndërtojmë. Policia duhet të analizojë gabimet dhe assesi të ndjejë kënaqësinë e ‘urimeve të përzemërta’ që mori atë ditë nga urdhërdhënësi.
Prapë them se nuk duhet të fajësohet policia për atë që pamë të shtunën në Besianë dhe tek Dheu i Bardhë. E dimë se edhe brenda policisë ka gjithfarë lloj ‘mileti’ ashtu si brenda secilit institucion. Por policia e Kosovës është e jona edhe atëherë kur urdhërohet të veprojë për interesa të individëve. Të shtunën ajo u urdhërua, nuk veproi për interesa të Kosovës demokratike. Kërkesa e policisë (pushtetit) që protestuesit të largohen brenda 12 minutave nga rruga ishte vendim i pamenduar mirë, ishte urdhër antidemokratik. Dhe do të ishte mirë që tani të dëgjojmë vlerësimin e ambasadorëve të shteteve tona mike dhe demokratike, se si ata/ato e vlerësojnë veprimin e policisë, arrestimin dhe rrahjen e deputetëve. Vërtetë është e dobishme t’i dëgjojmë ambasadorët, ngase mosreagimi i tyre i bën shumë qytetarë të besojnë se policia veproi drejtë edhe kur i tërhoqi zvarrë deputetët.
Nëse për 12 vjet nuk ka liri të lëvizjes në veri të Kosovës, nëse për 12 vjet nuk ka asnjë ministër apo deputet të arrestuar për korrupsion dhe krim të organizuar, që duhet të jetë brenga më e madhe e secilit që vije në pushtet, atëherë, edhe pse jo e pëlqyeshme, do të ishte plotësisht e arsyeshme që të shtunën që shkoi t’u jepej e drejta protestuesve që atë ditë të bllokojnë rrugën për 12 orë ose 24 orë, pak rëndësi ka. Personalisht nuk mendoj se ‘Serbia nuk kalon’ me bllokimin e atyre dy pikave kufitare, por derisa pushteti e ka bërë ‘llugë’ Kosovën për 12 vjet, atëherë duhet lejuar qytetarët që të shprehin mllefin e tyre kundër kësaj lloj qeverisjeje. Dhe të qartësojmë, kishim të bënim me bllokim të rrugëve në pikat kufitare, jo siç interpretohej nga veglat e pushtetit si “protestë për të marrë nën kontroll pikat kufitare”, gjoja me puç. Pozita e opozita gjithnjë përpiqen t’i manipulojnë qytetarët, por duhet pasur kujdes nga loja e fëlliqur. Në Kosovë, ka arsye për të protestuar çdo ditë, madje ndoshta edhe për gjëra edhe më të rëndësishme se sa ajo për të cilën u protestua të shtunën që shkoi. Por kur nuk ka demokraci, situata mund të degjenerojë.
Sikur policia atë ditë të ishte kursyer dhe protestuesit do të vazhdonin të mbanin të bllokuara rrugët edhe të nesërmen, atëherë reagimi i policisë ditën e dytë të protestës ashtu sikurse reagoi ditën e parë, mbase do të ishte plotësisht i arsyeshëm. Unë të paktën nuk do të merresha me këtë temë. Por nuk e kuptoj këtë frikë të pushtetit, pse iu desh t’i jepte policisë këtë urdhër aq më tepër kur dihet se Vetëvendosje ka vetëm 12 deputetë, dhe nuk e ka përkrahjen e partive tjera opozitare. Duhet pranuar që Vetëvendosje vërtetë mund të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së qeverisjes, por assesi, as me mocion në parlament dhe as me protesta në rrugë, nuk mund ta rrëzojë qeverinë. Jo në këtë mandat. LDK-ja dhe AAK-ja në disa raste më shumë janë pozitë se sa opozitë, prandaj nuk e di pse ky reagim i pushtetit ‘demokratik’?! Nuk e di qysh kur institucionet tona kanë filluar ta shoh respektimin e ligjit me llupë? Mbase kësaj radhe vërtetë jemi nisur drejt Brukselit ose për në Kiev?. Ta shohim…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramush-haardinaj-850x638-1-780x439.jpg)
Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe