Kosova ndërmjet dy sfidave
Sfida e parë
Procesi zgjedhor i zgjedhjeve nacionale të cilat u organizuan për herë të parë nga institucionet e Republikës së Kosovës, nuk i shkoj shumë për shtati demokracisë së brisht kosovare. Republika e Kosovës kishte para vetës një sfidë të madhe, por edhe të mundshme për ta kaluar. E them të mundshme duke pasur parasysh proceset edhe më të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi, si dhe sfidat edhe më të mëdha se sa kjo e zgjedhjeve. Vlen të përmendet këtu arritja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ruajtja e kësaj pavarësie, arritja relativisht e mirë e njohjeve të shtetit tonë nga shtetet tjera, mbrojtja e ligjshmërisë së shtetit të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, krijimi dhe forcimi i institucioneve vendore, ruajtja e rregullit dhe qetësisë brenda territorit të saj edhe përkundër provokimeve, pastaj inkuadrimi në disa nga organizatat ndërkombëtare, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, rregullimi i infrastrukturës rrugore, rregullimi i përshtatshëm i ligjit për investime nga jashtë, etj.
Veç institucioneve qeveritare, në këtë proces përgjegjësi shumë të madhe kanë pasur edhe të tjerët, nisur nga partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe vet qytetarët e Kosovës. Ky provim para institucioneve ndërkombëtare, para shteteve që na kanë njohur dhe atyre që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se nuk u kalua me sukses. Në këtë drejtim si Qeveria, ashtu edhe institucionet tjera të rëndësishme në këtë proces (të përmendura më lartë), kanë bërë disa gabime. Të gjithë këta faktorë është dashur të jenë më syhapur në ruajtjen e imazhit të mirë para botës, imazh të cilin e patëm krijuar si shtet i sapoformuar, me angazhimet dhe kontributin e madh që kemi dhënë në ndërtimin e asaj pasqyre të mirë. Syçelësia do të duhej orientuar veçanërisht karshi atyre që me çdo kusht e duan Kosovën të dështuar, e pastaj edhe ndaj atyre që nuk ia dinë vlerën lirisë dhe pavarësisë. Ky proces zgjedhor është dashur të shikohet me shumë kujdes dhe çdo hap që është bërë në këtë rrugë është dashur të bëhet me shumë kujdes. Është dashur të mendohet se në Parlamentin e Kosovës nuk mund të hynë 1200 deputetë, por 120 dhe se nuk mund dhe nuk duhet të arrihen disa gjëra me çdo kusht dhe pa marrë parasysh çmimin që do të paguhet pastaj.
Me këto zgjedhje edhe njëherë u dëshmua se njerëzit e këtij shteti para së gjithash e kanë interesin vetanak, ndërsa për interesat shtetëror si duket nuk kanë dëgjuar fare. Votimi i parë i cili u bë më 12 dhjetor të vitit 2010, ishte shembulli më i mirë se si nuk duhet të veprohet. Zgjedhjet e dyta, pra ato të mbajtura më 9 janar do të duhej të ishin përmirësim i të parave dhe ndërtim i një të ardhmeje më të sigurt të vendit. Të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje kishin obligim moral dhe institucional për mbarëvajtjen e mirë të procesit zgjedhor. Fatkeqësisht shumica e këtyre subjekteve nuk e mori këtë punë si obligim, përkundrazi e shpërfillën në tejet të ulët. Por, fatkeqësisht këto të fundit e dëmtuan edhe më rëndë procesin zgjedhor dhe krejt kjo falë disa kandidatëve të papërgjegjshëm që i blenë komisionerët me qëllim të hyrjes me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës.
Por, a thua i duhen Kosovës në Kuvendin e saj njerëz të tillë që vodhën vullnetin e lirë të zgjedhjes së atyre që populli mendoi se janë më të mirët për t’i përfaqësuar? Këtë grusht të fuqishëm i dhanë demokracisë kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, pa dallim partie. Shumica prej tyre konkurrencën e garës nuk e kanë ndjerë nga partitë politike, por nga vet partia e tyre, e kjo ka çuar në një “luftë” të pa ndershme për realizimin e objektivit të tyre. Nisur nga kjo, në Kosovë po ndihet nevoja shumë e madhe e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet, si dhe mbikëqyrja më e fuqishme nga të gjitha institucionet përkatëse të vendit. Sikur në Kosovë të aprovohej një ligj i ri i cili do të vendoste rregulla të cilat do ta siguronin votën e lirë dhe të drejtë, Kosova do ta kishte më të lehtë kryerjen e këtij procesi demokratik me nderë dhe vazhdimësinë e rrugës drejt integrimit në gjithë mekanizmat ndërkombëtarë dhe drejt BE-së. Por, nëse vazhdohet me këtë mendësi as zgjedhjet e ardhshme nuk do të kenë dallim të madh nga këto që u mbajtën nëse ata që morën pjesë në manipulimin e votës nuk do ta marrin dënimin e merituar, qoftë me gjoba të majme në të holla, qoftë edhe me burgim për shkelje mbi vullnetin e sovranit për të zgjedhur të preferuarit e tij.
Sfida e dytë
Një sfidë po ashtu shumë e madhe me të cilën po përballet dhe do të përballet Kosova është edhe raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Ato që ai pretendon në këtë raport nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e të kaluarës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe as me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, nisur nga ndikimi që ky “zotëri” zviceran ka në shtetin e tij dhe në Evropë sigurisht që ky raport e ka dëmtuar dhe po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës para botës duke na etiketuar shpallur si popull që nuk njeh vlerat humane dhe si popull me moral të ulët e që rrjedhimisht nuk meriton të jetë në mesin e shteteve evropiane. Bazuar në këto shpifje të “argatit” pro-serb apo siç e quan kryeministri Sali Berisha “avokati i verbër i krimeve serbe dhe Serbisë së Madhe”, po del se shqiptarët në të dyja anët e kufirit janë më të këqij së çetnikët e Milloshit që na i vranë, masakruan, dhe dhunuan gratë, vranë fëmijët, pleqtë dhe civilët e pafajshëm si dhe dogjën pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
Të dy shtetet shqiptare duhet të përgatitën shumë në mënyrë që ky raport të demaskohet dhe të hidhet poshtë si i pavlerë. Para disa ditësh një hap të mirë ndërmori kryeministri shqiptar Sali Berisha duke i garantuar EULEX-it dhe Gjykatës së Hagës se do t’u krijojë lehtësira veprimi dhe i ftoi ata që të shkojnë në Shqipëri dhe të hetojnë atje rreth akuzave të deputetit zviceran Marty, i cili akuzon Kosovën dhe Shqipërinë për trafik organesh dhe krim të organizuar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Normalisht se mbrojtja ndaj këtyre akuzave të pacipë nuk është e lehtë për Kosovën e Shqipërinë duke e pasur parasysh fuqinë ndikuese dhe rolin e njeriut që lansoi akuzën e rëndë e që ky njeri vjen nga një shtet me reputacion të mirë para botës dhe gjithashtu mban vulën e të dërguarit të Këshillit të Evropës. Mirëpo, për të dyja shtetet nuk është e pamundur që ta mbrojnë veten e tyre ndaj këtyre akuzave kur dihet se këto akuza janë të pabaza dhe gënjeshtra të kulluara.
Një hetim të ngjashëm e pati bërë edhe UNMIK-u me ekspert të ndryshëm nga fusha përkatëse, por pati përfunduar pa asnjë rezultat në raport me akuzën. Neve nuk na duhen aspak reagimet emocionale e të pamatura dhe rënia në nivel të Dick Martyt duke u marrë me personin e tij, por na duhet të jemi të hapur për bashkëpunim dhe profesional në trajtimin e kësaj çështjeje me gjakftohtësinë dhe maturinë e duhur në mënyrë që të dëshmohet pafajësia jonë para botës. Rrethanat e atëhershme tregojnë se ka qenë e pamundur një gjë e tillë në atë kohë, ngase siç janë prononcuar edhe ekspert serb se për transplantim organesh duhen kushte dhe mjete te sofistikuara e moderne që edhe sot pas më shumë se dhjetë viteve është vështirë të sigurohen, e lëre më në vitin 1999 kur kosovarët përballeshin me “kasapin e Ballkanit”, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ballafaqoheshin me sigurimin e të mirave elementare për jetesë. Një tjetër mundësi për ta kundërshtuar këtë janë edhe mediat, shoqëria civile e Kosovës dhe Shqipërisë dhe partitë politikë. Mirëpo në Kosovë aktualisht po ndodhë e kundërta sa u përket këtyre të fundit.
Partitë politike, shoqëria civile, e deri diku edhe mediat jo që e kundërshtojnë një vlerësim të tillë për çlirimtarët tanë, ato madje në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e mbështesin këtë. Dikush nga ata pret që ky raport sado i pavërtetë që është duhet të duket si i vërtetë, ngase nga kjo shpresojnë në përfitime politike. Pastaj të tjerët që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën e vet dhe të popullit të Kosovës bien në lajthitje të kësaj shpifje, duke menduar se Dick Marty e thotë të vërtetën dhe ia donë të mirën këtij vendi. Kosovës tani i duhet maturi e lartë në mënyrë që të fitoj përkrahjen e nevojshme nga faktorët relevant për ta mposhtë arritjen e synimit të shteti serb që t’i ulë në bankën e të akuzuarit viktimën dhe agresorin. Kosovës i duhet ndërtimi i një propagande të fuqishme kundërshtuese ndaj shpifjeve ofenduese të marionetës serbe, Dick Marty, si dhe mbrojtëse të vlerave të luftës, si në rrafshin medial ashtu edhe në atë institucional.
Por një gjë që para së gjithash u duhet shqiptarëve është lënia anash e interesave personale apo grupore dhe dhënia e kontributit për zhvillimin e shtetit tre vjeçar dhe Shqipërisë, dhe avancimin e demokracisë së brishtë në vendet tona. Neve nuk na duhen fare armiqësitë ndërmjet vete kur e dimë se kemi mjaft armiq të jashtëm të cilët kanë hartuar dhe po hartojnë planë për shkatërrimin e këtyre dy shteteve që i kemi fituar me gjak dhe sakrificë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin