Salihe Salihu-Abazi
Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar me 16 tetor, ka bërë një vlerësim të të arriturave në të gjithë sektorët e vendit. Nga ky vlerësim shihet në mënyrë shumë të qartë se institucionet e Kosovës kanë shënuar progres të kënaqshëm. Kjo arritje duhet të çmohet nga secili qytetar, pa dallimi të përkatësisë politike, meqë kjo e arritur është fryti që do ta ndajmë së bashku.
Çdo përpjekje për ta shtrembëruar vlerësimin e raportit mbi punën e kryer në Kosovë duke interpretuar me qëllim dashakeq, është i dëmshëm. Nëse do të lejohet të manipulohet me këtë raport, atëherë do të godasim në radhë të pare institucionet e vendit, e paevitueshëm gjithë popullatën.
E tërheq këtë vërejtje, sepse ky raport ka koinciduar të publikohet në kohën më sensitive në mes të fushatës për zgjedhje lokale. Nëse ndokush dëshiron të nxjerrë në pah vetëm rekomandimet duke i anashkaluar arritjet, atëherë pa mëdyshje kontribuon që të flas vetëm nga këndvështrimi i një kritikuesi me inspirim për të nxit klimë dëshpëruese dhe zhgënjyese.
Mirëpo, një analist që vërtet lexon dhe analizon Raportin e Progresit me syza të dioptrisë me politikë neutrale, nuk mund që t’ia lejojë vetës të bëjë gabime edhe nga vet etika e profesionalizmit.
Analistët nuk duhet të harrojnë se çfarë metodologjie duhet përdorur kur të vlerësohet një material i çfarëdo natyre qoftë. Tekefundit, pikërisht nga përvetësimi i metodologjisë quhen analistë, apo jo? Me këtë logjikë kërkohet nga ata që të jenë profesionalist e jo popullist. Konvencionalisht ekziston norma e të vlerësuarit dhe matjeve, si të ngecjeve ashtu edhe të arriturave. Mu për këtë, për çdo analist metodat dhe veglat përdoruese janë shumë të rëndësishme, pavarësisht qëllimit.
Po ta analizojmë progresin e arritur në Kosovë prej kohës së përfundimit të luftës e deri më tani, mund të themi se ka ndryshime pozitive – të dukshme. Gjithashtu, jemi të vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë komparacion në arritje me vendet përreth, sepse secili vend ka specifikat e veta, me faktorë iternal dhe eksternal që dominojnë në secilin vend.
Para se gjithash, nuk duhet të harrojmë se Kosova është rast sui generis. Por, siç duket, pikërisht vetia e të qenurit sui generis po e dëshmon Kosova veten edhe si sui generis në përpjekjet e veta për të plotësuar të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
Në fakt, një analizë e mirëfilltë e Raportit të Progresit kërkon kohën e vet për ta dhënë një mendim profesionist, mirëpo në lexim të parë, në vija të përgjithshme, tregon se Kosova ka shënuar progres dhe këtij fakti duhet t’i gëzohemi të gjithë.
Decidivisht mund të themi se Kosova e vogël nuk po e ndal vrapin dhe kjo është një dëshmi që Kosova ka zemër garuese dhe me potencialin që posedon do të sfidojë të gjitha vështirësitë për të qenë në vendin ku e meriton – në një të ardhme të afërt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë