Çmimi i energjisë elektrike është më i shtrenjti në rajon. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, përfaqësuesi i shoqërisë civile, Agron Demi. Ai theksoi se problem tjetër me çmimin e energjisë në Kosovë është që ne paguajmë energjinë elektrike të cilën nuk e shpenzojmë për shkak të rrjetit të vjetruar.
Krahasuar me gjendjen ekonomike dhe sociale sa janë pagat mesatare dhe sa paguajmë energji elektrike në Kosovë çmimi i rrymës është më i shtrenjti në rajon. Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Agron Demi thotë se në vendin tonë qytetarët paguajnë edhe energjinë elektrike të cilën nuk e shfrytëzojnë. Sipas tij e gjithë kjo ndodhë për shkak se Zyra e Rregullatorit të Energjisë përmes një formule qe qytetarët të cilët paguajnë rrymën t’i paguajnë edhe humbjet.
“Si konsumatorë të rregullt ne e paguajmë edhe humbjen e energjisë për shkak të rrjetit të vjetër, e paguajmë edhe atë çmim të atyre konsumatorëve të cilët e konsumojnë rrymën por nuk e paguajnë. Si dhe paguajmë edhe humbjet politike në pjesën veriore të cilët nuk e paguajnë rrymën”, tha ai.
Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Agron Demi tregon se para se të fillohej me formën e peticionit kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të rishqyrtojë vendimin. Sipas Demit vendimi i ZRE-së është jashtë ligjor. “Ky vendim është jashtëligjor duke u bazuar në atë se kur kanë qenë dëgjimet publike në shkurt të vitit 2014 dhe kur tarifat e vjetra kanë skaduar në fund të muajit mars është dashtë që ZRE të marrë një vendim ose të vazhdojë edhe për një vit tarifat e vjetra ose të rrisë ato si i ka rritë tash”, tha ai.
Sipas përfaqësuesit të Shoqërisë Civile, Agron Demi pas dështimit të gjithë këtyre hapave nga ana e tyre, kanë vendosur të dalin me një peticion. Ai tha se kemi kërkuar edhe një herë që Kuvendi i Kosovës të kërkojë nga Zyra Rregullatorit të Energjisë anulimin e vendimit. Ai shtoi se rritja e energjisë elektrike është rritur dy herë brenda një kohe të shkurtër dhe kjo nuk përkon me gjendjen sociale dhe ekonomike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!