Kosova i mbështet objektivat e NATO-s
Ndihem i nderuar për praninë në këtë konferencë dhe që më jepet mundësia të flas para jush si përfaqësues i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në këtë cilësi, pra si përfaqësuesi i shtetit më të ri, jo vetëm ndër vendet e Evropës Juglindore, por dhe më gjerë, dua të vë në dukje qysh në fillim dy veçori: Së pari, Kosova fitoi lirinë me ndihmën e fuqishme të drejtpërdrejt të NATO-s. Së dyti, forcat e NATO-s vazhdojnë të jenë të pranishme dhe vepruese në mbështetje të konsolidimit të shtetit dhe të sigurisë së stabilitetit të Kosovës.
Sot jemi mbledhur këtu në funksion të konceptit të ri strategjik të NATO-s për të arritur zgjedhjen me sukses të sfidave të shekullit 21 nga liderët e Aleancës në Samitin e Çikagos. Në këtë kuadër kjo konferencë synon të përballojë burimet e kufizuara përmes grumbullimit dhe ndarjes së aseteve të mbrojtjes, të specializimit, të bashkëpunimit dhe të koordinimit në nivel rajonal. Trajtimi dhe përcaktimi i rrugëve efektive për realizimin e këtij objektivi në nivel rajonal, mendoj se kanë si fillesë të domosdoshme e të pashmangshme normalitetin dhe besueshmërinë në raportet shtetërore bilaterale dhe multilaterale.
Po kjo premisë, e pranishme dhe vepruese te shumica e vendeve të Evropës Juglindore, nuk shfaqet e tillë te shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se nuk kanë shumë rëndësi arsyet e diferencave ndërmjet shteteve të rajonit, që dihet se janë historike, politike, gjeostrategjike, se sa mundësitë reale të Kosovës për të kontribuar në grumbullimin dhe ndarjen e aseteve të mbrojtjes në funksion të "Mbrojtjes së Zgjuar".
Deklarohet dhe kërkohet që kjo mbrojtje të arrihet përmes bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore. Por, në këtë rajon bëjnë pjesë edhe shtete që vazhdojnë të insistojnë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Dhe, për fat jo të mirë, me këto vende jemi gjeografikisht dhe historikisht më afër sesa një numër shtetesh të tjerë të rajonit.
Dihen raportet problematike midis shteteve, që u formuan pas prishjes së Jugosllavisë. Dihet prania e forcave të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë dhe arsyeja e kësaj pranie. Dihen përpjekjet dhe hapat e ndërmarrë nën kujdesin dhe ndërmjetësimin e BE-së, për shmangien e situatave konfliktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhjen e problemeve teknike midis dy shteteve, që shpresoj dhe dëshiroj t’u paraprijnë dhe t’i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve tona. Dihen gjithashtu efektet negative të shfaqjeve demonstrative të nacionalizmit dhe ultranacionalizmit në stabilitetin dhe prosperitetin shtetëror dhe ndërshtetëror të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Aktualisht situata në Mitrovicën e veriut është kërcënuese. KFOR-i dhe EULEX-i po përpiqen dhe po kontribuojnë që ajo të mbetet nën kontroll. Qeveria e Kosovës, në respekt dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Serbinë, po kufizohet në kuadër të reagimeve deklarative për të shmangur çdo incident të mundshëm më pakicën serbe dhe çdo keqkuptim me Beogradin. Kjo vetëpërmbajtje përveç përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore të Kosovës për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin social, kushtëzohet dhe nga prania dhe roli aktiv i ndërkombëtarëve.
Pakica serbe respekton, për të mos thënë që i nënshtrohet më tepër autoritetit të KFOR-it. Qeveria serbe njeh vetëm KFOR-in, duke injoruar çdo faktor mbrojtës shtetëror të Kosovës. Ndërkohë, është deklaruar zyrtarisht nga autoritetet tona shtetërore dhe është mirëpritur ndërkombëtarisht që gjatë këtij viti merr fund pavarësia e mbikëqyrur e Republikës së Kosovës. Shpresoj të më keni mirëkuptuar për sa fola.
U përpoqa të parashtroj statusin aktual të Republikës së Kosovës në Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht edhe vendin që ajo zë në rajon dhe kontributin që ajo mund të japë realisht në përballje me burimet e kufizuara përmes grumbullimit dhe ndarjes së aseteve të mbrojtjes, të specializimit, të bashkëpunimit dhe të koordinimit në nivel rajonal.
E kam pasur dhe vazhdoj të kem mendimin që mbrojtja e shtetit të Kosovës është kërcënuar nga jashtë dhe nga brenda. Nuk pretendoj të kem argumente bindëse, por dhe nuk dëshiroj të akuzoj askënd për këtë situatë. Kam bindjen se institucionet përkatëse shtetërore kanë predispozitën, dëshirën dhe aftësinë të ruajnë stabilitetin shtetëror dhe paqen e mirëkuptimin ndërshtetëror. Në mbyllje të fjalës dua të theksoj: Sot, në këtë konferencë, Republika e Kosovës gjen mundësinë të deklarohet se është shteti më i interesuar në Ballkanin Perëndimor për realizimin e objektivave të kësaj konference dhe për miratimin unanim nga të gjithë pjesëmarrësit e draft-deklaratës që na është parashtruar.
Duke i uruar suksese zhvillimit të konferencës "Mbrojtje e Zgjuar", dëshiroj t’u falënderoj!
(Fjalimi i nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, në konferencën “Mbrojtje e Zgjuar”, që po mbahet në Tiranë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës