LAJMI I FUNDIT:

Kosova, herët a vonë, do të bëhet shoqëri e dijes

Kosova, herët a vonë, do të bëhet shoqëri e dijes

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues,
Të nderuar prorektorë, dekanë, senatorë,
Të nderuar mysafirë,
Studentë të dashur,

Sot jemi këtu për të shënuar 45 vjet të punës së Universitetit të Prishtinës, si dhe për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontributin e vet për ngritjen e këtij institucioni. Në mesin e tyre ka intelektualë që kontribuuan në themelimin e Universitetit, profesorë dhe punonjës të tjerë që, me punë të palodhshme, kontribuuan në ngritjen e gjeneratave të reja, studentë që me trupat e tyre u vunë në mbrojtje të Universitetit atëherë kur ishte i rrezikuar, qytetarë që hapën shtëpitë e tyre kur Universiteti mbeti pa shtëpi, dhe shumë e shumë të tjerë që, në një mënyrë ose tjetër, bënë që Universiteti t’u mbijetojë të gjitha sfidave të kohës. Me pietet të veçantë i kujtojmë ata kontribuues që nuk janë më në mesin tonë – e përjetshme qoftë vepra e tyre.

Në këto 45 vite, të shumtën e kohës, Universiteti ishte qendra e zhvillimeve politike në Kosovë. Në këtë Universitet zuri fill revolta gjithë popullore e vitit 1981, në këtë Universitet iu tha “jo” ofertës për nënshtrim të popullit shqiptar në vitet 1990-1991, në këtë Universitet u dëshmua se dëshira për arsimim është më e fortë se çdo formë e represionit. Për më shumë, merita më e madhe e këtij Universiteti është krijimi i gjeneratave të tëra të qytetarëve me arsimim të lartë. Të kujtojmë se në vitin 1971 në Kosovë ishin vetëm 11,000 persona me arsimim të lartë, në vitin 1981 ky numër arriti në mbi 30,000, ndërsa sot janë mbi 110,000 bashkëqytetarë tonë me arsimim të lartë. Kjo është një masë e zhvillimit dhe e progresit. Kontribut të madh ka dhënë Universiteti në emancipimin e shoqërisë sonë: kështu, derisa në vitin 1971 vetëm çdo i pesti student ishte femër, sot femrat përbëjnë 54% të studentëve të Universitetit të Prishtinës.


45 vjet nuk është kohë e gjatë për historinë, por është kohë e gjatë për jetën e njeriut. Dhe, për këto 45 vite ne kemi pasur kohë të reflektojmë se çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë. Krahas të arriturave, kemi pasur edhe dështime që do të kishim dashur të mos i kemi, por ja që kanë ndodhur. Ndonjëherë nuk e kemi thënë atë që, si intelektualë dhe akademikë, është dashur ta themi; herën tjetër nuk kemi vepruar ashtu si intelektualët dhe akademikët duhet të veprojnë; e shumë shpesh nuk u kemi dhënë të rinjve shembull të mirë se si duhet të sillet një intelektual dhe akademik. Rezultat i gjithë këtyre lëshimeve është fakti se Universiteti sot nuk ndodhet aty ku do të dëshironim të ishte, me gjithë se vazhdon të jetë institucioni më i madh dhe më prestigjioz i arsimit të lartë në Kosovë. Por, siç e thashë 45 vjet nuk janë kohë e gjatë për historinë, prandaj kemi mundësi dhe duhet të gjejmë forcë të përmirësohemi aty ku ka nevojë për t’u përmirësuar.

Të dashur miq,

Sot jemi në periudhën e globalizimit kur njerëzit kanë më shumë se një zgjedhje për arsimimin e vet, prandaj edhe duhet të sillemi në pajtim me ligjet e konkurrencës së shëndoshë, duke ofruar cilësi të krahasueshme me universitete e tjera. Edhe nëse nuk krahasohemi vetë, do të na krahasojnë të tjerët, prandaj duhet të punojmë shumë që të ofrojmë programe cilësore që mundësojnë punësim jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera. Krahas kësaj, duhet t’i respektojmë kriteret akademike në të gjitha fushat tona të veprimit, sepse vetëm kështu mund të krijojmë cilësi. Ne kemi obligim t’u ofrojmë cilësi 53497 studentëve tonë dhe qindra mijëra të rinjve të tjerë që pritet të trokasin në dyert tona për t’u regjistruar.

Studentë të dashur,
Studentë të dalluar të UP-së,

Sot është një ditë solemne për Universitetin dhe prania e juaj na nderon. Të jesh student i dalluar do me thënë ta nderosh veten, familjen, universitetin dhe kombin. Ju keni dëshmuar se suksesi nuk mungon kur punohet, se çdo gjë mund të arrihet me mund dhe me sakrificë. Ju përgëzoj për këtë arritje dhe ju dëshiroj edhe shumë suksese të tjera në jetë. Ju falënderojmë se na bëni të besojmë se edhe Kosova, herët a vonë, do të bëhet Shoqëri e Dijes, vend ku dija krijohet dhe vlerësohet, vend ku dija është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror.

Dhe, në fund, uroj që 50-vjetori i Universitetit të na gjejë në një situatë kur do të flasim se si të përafrohemi me botën e zhvilluar, si ta thellojmë bashkëpunimin tanimë të filluar me universitete prestigjioze, si të bëjmë hulumtime më të sofistikuara që e forcojnë pozicionin tonë në tabelat klasifikuese dhe, në përgjithësi si t’u shërbejmë më mirë studentëve dhe shoqërisë kosovare .

Ju faleminderit.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Magazina
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori