LAJMI I FUNDIT:

Kosova është Tajvani i Shqipërisë

Ende nuk e kam të qartë se çka deshi të thotë diplomati austriak Valentin Inzko, Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, me deklaratën “modeli kinezo-tajvanez do të mund të ishte zgjidhje për çështjen e Kosovës”, në intervistën e dhënë në “Kurir”, të cilën e cituan shumë medie. Them kështu duke e pasur parasysh origjinën etnike të tij, si slloven etnik i Austrisë që është, por edhe përgatitjen akademike dhe profesionale te tij. Z. Inzko (në bazë të CV së tij shihet se) ka përfunduar studimet në shkencat juridike dhe filozofinë sllave. Dhe, që nga 1982 me punë profesionale është i lidhur me vendet e ish Jugosllavisë. Thënë shkurtë, një njeri që është shumë i lidhur edhe me gjak, por edhe me profesion me Ballkanin, e jo bie fjala ndonjë diplomat nga Argjentina ose Australia, të cilët edhe mund t’i ngatërrojnë nocionet për shkak se nuk janë familjar me rrethanat. Ndonëse, të them të drejtën deklaratën origjinale edhe pse tentova ta gjej nuk ia arrita, andaj do të jem pak më i rezervuar. Aq më tepër kur kam parasysh se shumica e medieve (edhe ato kosovare) që e dhanë atë deklaratë për burim kishin Tanjugun. Ndoshta për atë shkak edhe deklarata ishte jo e qartësuar. Ngase nuk ma merr mendja që një njeri me kulturë të gjerë bie viktime e disa motove raciste, si p.sh., ato që ishin para gjenocidit në Kosovë, si “Kosova, Baska e Serbisë” apo “Kosova, Korzika e Serbise”, me anë të cilave intelektualët racistë serbë tentonin që t’i shpjegonin rrethanat (dhunën) në Kosovë duke akuzuar terrorizmin shqiptarë. Apo motoja “Kosova, Kashmiri i Serbisë”, ku tentonin ta përdornin letrën e religjionit.

Ngjashëm, i paqartë në këtë kontekst, ishte edhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, i cili në nëntor të vitit 2000, në Times. pasi i kishte “analizuar mirë e mirë” të gjitha alternativat e mundshme për ardhmërinë e Kosovës, kishte ardhur në përfundim se “sipas të gjitha gjasave Kosova do të bëhet Tajvani i Ballkanit”. Se çka kishte dashur të thotë me këtë z Judah, një Zot e di. Ngase, po ashtu nuk ma merr mendja mua që një gazetarë me kulturë aq të gjerë, nuk ka njohuri të përgjithshme për Tajvanin ose që mund të bie në grackë të intelektualëve racistë serbë. Si bie fjala të profesorit te marrëdhënieve ndërkombëtare, Ranko Petkovicit, i cili duke e ditur se Kosova shkonte drejtë pavarësisë, në janar të po atij viti (pra 2000), në artikullin tashmë të stërcituar “Kosovo – ‘srpski Tajvan’” argumentonte se “Kosovës nuk duhet dhënë ulësen në OKB ashtu sikurse Tajvanit”.

Është turp për intelektualët të mos kenë njohuri të përgjithshme, e edhe më turp është nëse i ngatërrojnë çështjet dhe faktet që tashti konsiderohen si njohuri e zakonshme sepse me pak interesim munden të gjenden edhe internet. Si p.sh. fakti se në Tajvan (që zyrtarisht njihet si Republika Kineze) 90 për qind e popullatës janë kinezë ashtu sikurse që në Kosovë janë 90 për qind shqiptarë. Pra “Kosova është Tajvani i Shqipërisë” ose “Tajvani është Kosova e Kinës”, për ka origjina etnike e qytetarëve, e që është edhe elementi kryesor universal për përkatësinë shtetërore të secilit vend. Dhe, kjo përqindje ka qenë gjithnjë kështu që kur historia e njeh Tajvanin (apo Formosën).


Pastaj, me pak interesim mund të mësojnë se Tajvanin si shtet modern e themeluan rreth dy milionë kinezë (ngjashëm si me rastin e Kosovës) me 1949, me në krye udhëheqësin koumitang (KMT –janë nacionalistët kinezë), Chiang Kaishek. Po ashtu, me pak mund, mund të mësojnë se historikisht, Tajvani (ashtu sikurse Kosova) gjithmonë ishte e okupuar nga të huajt. Si portugezët, holandezët, spanjollët deri më 1662 kur e fiton pavarësinë dhe me 1683 kur e anekson Kina dhe ia ndërron emrin nga Formosa në Tajvan. Por, në vitin 1895 Tajvanin e okupon Japonia, e cila e sundon deri më 1945 (ngjashëm siç Serbia e pushtoi Kosovën, paramendo po te jetësohej marrëveshja e Bujanit), kur sovraniteti i kthehet Kinës. Dhe pas fitores së komunistëve në Kinë, siç u cek më lartë, nacionalistët kinez (Kuomitangët – KMT) me në krye Chiang Kaishek-un ikin në Tajvan dhe e themelojnë Republikën e Kinës. Pra kjo është historia në pika të shkurta e Tajvanit të cilën gjithkush i interesuar duhet ta dijë apo mund ta mësojë. Bile, sa për hir të prof Petkovicit dhe intelektualëve tjerë racistë serbë, të ceket fakti se deri me 1971 Tajvani (Republika e Kinës) e përfaqësonte popullin kinez në OKB e jo Republika Popullore e Kinës (Kina komuniste).

Po ashtu është interesant të cekët se tani, pasi Kina komuniste ka ndryshuar, në Tajvan debati lidhur me atë se ky shtet a duhet të mbetet edhe më tutje i pavarur apo të unifikohet me Kinën (ngjashëm si Hong Kongu, një shtet dy sisteme) është në rritje e sipër (ashtu si në Kosovë). Logjikisht deri më tani ata që e përkrahin Tajvanin e pavarur dhe “Kombin tajvandes” janë në shumicë, prandaj edhe Tajvani është ende shtet i pavarur, se për ndryshe këto dy shtete do të unifikohen ashtu siç bënë dy Gjermanitë.

Prandaj, nuk e kam të qartë deklaratën e z Inzko se “modeli kinezo-tajvanez do të mund të ishte zgjidhje për çështjen e Kosovës”, a është ai ka aludon unifikim të Kosovës me Shqipëri, që do të ishte një gafë politike, sepse kjo së pari është çështje mes dy shteteve të pavarura, pra Kosovës dhe Shqipërisë. Por është edhe në kundërshtim me Dokumentin e Ahtisaarit dhe politikën e fuqive të mëdha që kanë për rajonin. Apo, ‘mos ba Zot’ që z Inzko aludon diçka si prof Ranko Petkovic dhe intelektualët tjerë racistë serbë, që edhe përkundër fakteve historike aludojnë në “Kosova është Tajvan i Serbisë”, apo si z Judah që ishte edhe më i paqartë “Kosova, Tajvani i Ballkanit”, sepse Ballkani nuk është shtet. Apo ndoshta z Inzko i zënë ngushtë me mosefikasitetin në punën e vet jep deklarata të tipit “thash-po-thom”.

Për fund, të cek se në fillim të shkurtit të 2008, kur më pritej që në çdo çast Kosova të shpallej e pavarur, në një tryezë të rrumbullakët, disa “ekspertë” ndërkombëtarë që mbanin disa ‘work shope” në Prishtinë, duke tentuar për ta kundërshtuar lidhshmërinë e zhvillimit ekonomik me sovranitetin argumentonin me “edhe Tajvani nuk ka sovranitet, por është vend i zhvilluar ekonomik”. Argument që filloi me të madhe të përdorej edhe nga disa eksponentë të komunitetit serbë në Kosovë edhe pas shpalljes së pavarësisë, për çka në disa të përditshme të Kosovës e pata shkruar në fund të marsit të 2008, artikullin “Kosova nuk është “Tajvani i Serbisë” por është “Tajvani i Shqipërisë”.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori