Raporti i Bankës Botërore për të “Bërë Biznes 2015” tregon se Kosova ka bërë progres për shumë vende në përmirësimin e ambientin biznesor, ka thënë ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, në një konferencë për media pas publikimit të raportit nga Banka Botërore.
Megjithëse, raporti përveç që tregon për indikatorë ngritës, ai saktëson edhe ngecjet në disa fusha. Por, ministri Mulaj thotë se edhe përkundër lëvizjeve të indikatorëve të raportit, ende ka punë për t’u bërë për të krijuar një ambient sa më të mirë për biznesin.
Një nga indikatorët që ka pasur më së shumti rritje për 68 vende (prej vendit 100 në 42 është indikatori i regjistrimit të bizneseve) që, sipas ministrit Mulaj, është rritja më e madhe që ka ndodhur për këtë vit. Ai po ashtu ka thënë se ka rritje të tjera që janë domethënëse për të bërit biznes.
Indikatorë tjerë sipas raportit të Bankës Botërore janë: Lëshimi i lejeve të ndërtimit Kosova është ngritur për 13 pozita; tek energjia elektrike ka rënie për 7 pozita; regjistrimi i patundshmërive ngritje për 1 pozitë; qasja në financa ka rënie për 4 pozita; mbrojtja e investitorëve ka shënuar rënie për 1 pozitë; pagesa e taksave rënie për 5 pozita; tregtia me partnerët ndërkombëtar rënie për 1 pozitë; përmbarimi i kontratave ka shënuar ngritje për 5 pozita, si dhe te likuiditeti ose zgjidhja e absolventës ngritje për 2 pozita.
“Edhe përkundër lëvizjes së indikatorëve të raportit, ka ende punë për t’u bërë për të krijuar një ambient sa më të mirë për biznesin. Kosova gjendet në një konkurrenca shumë të madhe. Do të angazhohem maksimalisht që të mbështesë stafin e ministrisë, të mbështesë reformat e të bërit biznes dhe që të krenohemi që jemi ministri që punojmë në përkrahje të biznesit. Kur është marrë kjo ministri nga Mimoza Kusari-Lila, raportet kanë qenë negative dhe se vit pas viti kanë ardhur trendët duke u përmirësuar”, ka thënë Mulaj.
Ndërsa, drejtori i Agjensionit të regjistrimit të biznesit në MTI, Gazmend Myezini, duke prezantuar të dhënat e raportit të Bankës Botërore, ka thënë se ndër përmirësimet e mëdha në botë për të bërit biznes Kosova ka shënuar ngritje për 11 vende nga viti i kaluar (nga vendi 86 në 75). Ndërsa në indikatorin e fillimit të biznesit Kosova ka shënuar progres për 58 vende (nga vendi 100 në 42).
“Në indikatorin, i cili ka të bëjë me fillimin e bizneseve aty kemi bërë ndryshime dhe është treguar progres dhe rezultat i mirë. Ky është rezultat i ndryshimeve, thjeshtimeve të proceduarave, shkurtimit të afatit kohor të regjistrimit të biznesit, si dhe integrimin e sistemit të regjistrimit në institucione si, Administrata Tatimore dhe Dogana”, ka thënë ai.
I ka shtuar se kjo është pozitive për imazhin e Kosovës dhe për investitorët potencial të cilët do ta shohin raportin e Bankës Botërore dhe do ta vlerësojnë atë.
Sa i përket investitorëve të huaj të cilët vijnë dhe nuk e gjejnë një ambient të përshtatshëm, Myezini ka thënë se përmirësimi i klimës në të bërit biznes është duke shënuar përparim. Megjithëse, ai ka theksuar se pasojat e krizës financiar globale kanë reflektuar edhe në Kosovë. Mirëpo, rezultatet e raportit të Bankës Botërore në të bërit biznes, sipas tij, janë shumë të rëndësishme për vendin dhe secili indikator duhet të shikohet me kujdes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!