Termocentrali i ri ishte çështje e bisedimeve edhe gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore nga mesi i prillit në Washington.
Kompania gjigante operuese e energjisë elektrike, me seli në New York, ContourGlobal shpreson që të fillojë ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë gjatë 18 muajve të ardhshëm, projekt ky që pritet të krijojë mijëra vende të reja pune.
Siç transmeton RTK, kështu ka deklaruar për agjencinë Reuter zëvendëspresidenti, Garry Levesley për të theksuar se projekti tashmë kishte marrë mbë0shtetjen si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Administrata Amerikane.
Të gjitha qeveritë e Kosovës në 15 vjetët e fundit, para dhe pas shpalljes së pavarësisë kanë bërë plane e strategji, kanë premtuar dhe negociuar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të reja energjetike, një termocentrali të ri të quajtur herë “Kosova C” e herë “Kosova e Re”.
Termocentrali do të ndërtohet pranë atyre shumë ndotëse, termocentraleve të vjetra, me qëllim të zgjidhjes njëherë e përgjithmonë të mungesës endemike të energjisë elektrike dhe së këndejmi pengesës kryesore dhe kushtit kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Termocentrali i ri ishte çështje e bisedimeve edhe gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore nga mesi i prillit në Washington.
Gjatë vizitës ministri i Financave, Avdullah Hoti, projekti ‘do të ketë dy blloqe me kapacitete prej 330 megavatësh secili’ me një kosto që llogaritet të jetë rreth 1.4 miliard euro.
Tash për tash nga ofertuesit e mëparshëm ka mbetur në garë, vetëm gjiganti energjetik, ContourGlobal, një investues në fushën energjetike edhe në Bullgari. Përmes ofertës që ka prezantuar, ContourGlobal ka konfirmuar se është i gatshëm dhe ka kapacitet financiar për të investuar deri në 30 për qind të kostos së përgjithshme të investimit si dhe se ka qasje në kredi për pjesën e mbetur prej 70 për qind të kostos së investimit të termocentralit.
ContourGlobal është një kompani private amerikane e cila zhvillon, blenë dhe operon me kompani gjeneruese të energjisë elektrike anekënd globit. Ajo aktualisht operon me tetë biznese në katër kontinente ndërsa ka zyra të saj edhe në Londër, Paris, New York dhe Sao Paolo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë