LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të bëhet vend ku sundon ligji e jo njerëzit!

Amerika u krijua si një vend, në të cilin sundon ligji dhe jo njerëzit. Për këtë arsye, koncepti i lirisë individuale dhe i barazisë së çdo individi përpara ligjit (që nga liria e fjalës dhe e besimit, deri te e drejta për të mbajtur armë për vetëmbrojtje dhe për t’u organizuar) u bënë themeli i organizimit dhe i funksionimit politik të shoqërisë amerikane dhe baza e progresit të pandërprerë të saj gjatë 235 vjetëve që nga themelimi i Shteteve të Bashkuara. Siç thoshte Abraham Linkoln, Amerika “u lind në liri” dhe u motivua nga ideja se qeveria duhet të jetë “e popullit, nga populli dhe për popullin”.

1.
Parimet themelore të demokracisë, transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia dhe sidomos legjitimiteti i fituar përmes mekanizmit të zgjedhjeve të lira, pra votës së lirë, në rastin e Kosovës, si duket, apo të paktën fitohet një përshtypje e përgjithshme, ende nuk e kanë arritur at stadin e pjekurisë së nevojshme për realizimin e njëmendët të vetvetes si shtet ku, “forca e argumentit” të ligjit, është akoma më e fortë se ligji i “argumentit të forcës”.

Adresën e këtij hendeku tashmë gjykojë gjithën e në rritje e sipër, do thosha duhet gjurmuar në disa rrafshe dhe me disa parametra apo indikatorë të njohur sociologjikë. Këtë adresë padyshim që mund dhe duhet ta gjurmojmë edhe nga disa rrafshe apo pozicione analogjike teorike, për të mos thënë edhe doktrinare që natyrshëm buron nga përvoja e vendeve dhe shteteve që pak a shumë e kanë kaluar këtë periudhë të njohur si proces apo rrugëtim i transicionit. Nëse nisemi nga kjo analogji, atëherë themi se:


Rrafshi apo pozicioni i parë ka të bëjë me dëshminë publike mbi pamjaftueshmërinë e elitave të gjertanishme politike kosovare, për t’i instaluar dy synimet fundamentale të debatit mbi demokracinë liberale dhe atë neoliberale, siç janë sundimi i ligjit dhe pluralizmi politik i bazuar jo në logjikën e “karizmës dhe turmës” së verbët pasuese, por në pasimin e krijimit të sistemit të ekipeve dhe të bashkëpërgjegjësisë për sfidat nacionale, (rasti i kanosjes së rrezikut të shkëputjes së pjesës veriore të Kosovës), sociale (vullkani kërcënues i varfërisë permanente që po rrinë lart si shpata e Demokleut!), politike (mosprofilizimi i qartë ideologjik i asnjë subjekti partiak), ekonomike (kaosi dhe kriza totale rreth procesit të privatizimit, pronës shtetërore), kulturore (shkurorëzimi i shpejt me normat tradicionale dhe vonesa në kyçje të këtyre të reja), etj.

Dhe, rrafshi tjetër, që bazohet, në diskursin e personaliteteve karizmatike të udhëheqjes, që përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe për t’u identifikuar me këtë proces planetar, nuk kanë arritur të dëshmojnë sjellje të kërkueshme dhe të pranueshme për publikun, që i imponon ky diskurs. Tekefundit, këtë a se dëshmoi periudha gati dy dekada e harxhuar me lidershipin e LDK-së?

Po ta marrim dhe ta diagnostifikojmë gjithë periudhën e para dhe pasluftës, sidomos procesin e formimit të partive politike, që janë, a të paktën duhet të ishin ai katalizatori kryesor i instalimit të demokracisë në Kosovë, do të shohim se i gjithë inxhinieringu i projektit për ta bërë Kosovën demokratike, i ngjason më shumë një fasade, që në formë asocon në demokraci (partitë politike, zgjedhjet demokratike, ngritja e institucioneve demokratike-qeveria, parlamenti, ministritë etj.), ndërsa në përmbajtje në një feudalizëm primitiv, ku roli i prijësit a bajraktarit të fisit (lexo: partisë!), krahinës a klanit (tashmë edhe mafioz!?), ende është shumë më i çmueshëm dhe më i respektueshëm se sa roli, bie fjala, i një duzine ekspertësh, që dinë, mundin dhe kanë projekte për ta mobilizuar shoqërinë e katandisur kosovare!?

Ajo që në esencë është në s’përputhje në këtë krahasim banal, pa dyshim, janë sjelljet despotike, të papërgjegjshme, jokompetente, e padyshim mosfunksionaliteti i padëshmuar gjer tani i marrëveshjeve institucionale, që kur të kihet parasysh prezenca e faktorit ndërkombëtar këtu, të bën të dyshosh se demokracia as që do të niste fare ndonjëherë në Kosovë.

Thënë edhe më ndryshe, projekti për bërjen e shtetit të Kosovës, si duket, nuk u dëshmua si një karrem i mjaftueshëm për ta instaluar pluralizmin, sundimin e ligjit (që akoma po çalon), respektimin e të drejtave të njeriut, multietnicitetin, etj., me gjithë tërë këtë prezencë ushtarake e politike ndërkombëtare në Kosovë, gjatë të gjitha këtyre viteve!

Demokracia kosovare, si demokraci e feudeve (merr e shiko dhe analizo vetëm prejardhjen e partive politike dhe sfondin e tyre të gjykimit dhe të rezonit prej bajraktarësh!), në të gjitha zgjedhjet e ndodhura, ka dëshmuar se nuk ka fortë edhe aq interesim të bëjë hapa radikal në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarit të saj. Ajo ende nuk e ka instaluar mekanizmin e përgjegjësisë institucionale, e sidomos atë të transparencës në mënyrë që t’i jap llogaridhënie qytetarit (prej nga edhe e ndërton fuqinë fetishe!) të vet, për dështimet e saj totale në domenin e mirëqenies sociale, por, në fakt, gjithnjë ka manipuluar dhe ende po manipulon me diskursin e pavarësisë dhe përrallat e tjera për çlirimin dhe integrimin e saj në Evropë.

2.
Në Kosovë a në skenën politike të saj, gjatë gjithë periudhës së pasluftës, asnjë parti politike si bartëse e demokracisë liberale, nuk ka bërë ndonjë ofertë në formë programi social për ta zbutur varfërinë (e skajshme) dhe papunësinë (enorme), për të dhënë garancinë për shërbime shëndetësore normale, për përmirësimin e arsimit, për afirmimin e resurseve njerëzore si pasuri më e çmueshme që e disponon Kosova etj.

Thënë më ndryshe, garniturave aktuale qeveritare dhe opozitare, vota e qytetarëve u ka shërbyer vetëm si ta rrisin fuqinë e grabitjes dhe të pasurisë materiale të familjes, klanit dhe partisë së tyre, e assesi si ta shtojnë në ndërkohë mirëqenien e burimit të fuqisë dhe privilegjeve të fituara nga po këta qytetarë të mashtruar.

Të qenit në pushtet në Kosovën e pasluftës ende adresohet jo si përgjegjësi (morale e juridike) për ta bërë shtetin e Kosovës, për ta rritur mirëqenien e qytetarit të saj, për të sunduar forca e ligjit, për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit, por si privilegj për të qenë sa më afër të mirave materiale, pra vjedhjes, korruptimit, nepotizmit dhe para së gjithash sigurimit të mirave materiale për veten, familjen dhe klanin a grupin e vet fisnor e krahinor partiak?! Po të njëjtat elita të kësaj demokracie feudale, kanë arritur të na bindin (lexo: mashtrojnë!) se Kosova, përkundër problemeve të lartpërmendura, që është duke e sfiduar me ndihmën amerikane dhe aleatëve, definitivisht ka hyrë si meritë e tyre (!) në orbitën e njohjes software të pavarësisë së saj!

Mentaliteti dhe logjika e kësisoj e të menduarit fisnor, si antipod i mënyrës dhe qeverisjes së demokracisë liberale, ka bërë që të sklerozohet dhe të ngulfatet si mendimi ashtu edhe ideja e lirë e njerëzve që dinë, mundin dhe garantojnë suksesin e projektit për demokratizimin dhe shtimin e mirëqenies së shoqërisë kosovare. Si mund të krahasohet, p.sh., projekti u udhëheqjes së një ministrie nga një analfabet politikë provincial, që asnjëherë në jetën e vet nuk ka dalë përtej qytezës ku ka lindur, me bie fjala, një ekspert kulmor të Universiteteve ndërkombëtare, që ka parë dhe mësuar me vite të tëra për berëzën, ofertën, kërkesën, mirëqenien, reformën, integrimin, ekonominë e qëndrueshme, decentralizimin etj?!

Si mund të krahasohet vizioni i këtij ekspertit me vizionin dhe para së gjithash përkushtimin dhe profesionalizmin e një qeveritari analfabet, që ende rezonon me logjikën dhe mentalitetin e fisit dhe të nepotizmit?! Duket që në gjithë këtë marifetllëk, procesi i seleksionimit të kuadrove dhe ekspertëve për ministritë dhe agjencitë kyçe të vendit nuk ka filluar dhe përfunduar me parimet e ekspertizave që është në fakt një tregim tjetër.

Kjo është tmerr dhe fyerje për Kosovën dhe qytetarët e saj, që lejojnë, përmes votës së tyre, me vetëdije të vuajnë materialisht, me vetëdije ta deformojnë përfytyrimin e vet për kënaqësitë që mund dhe duhet t’i ofrojë alternativa e demokracisë, ku mbretërit e jetës politike dhe sidomos asaj ekonomike duhet të jenë vetë qytetarët e saj, e jo politikanët!

3.
Por, ngjarjet e fundit rreth fillimit të ndryshimeve në strukturat udhëheqëse të Agjencive dhe Qeverisë ngjallin në një mënyrë shpresën se demokracia e feudeve dhe klaneve familjare e krahinore ka filluar të denoncohet edhe publikisht, dhe se do të fillojë një rirreshtim i ri mobilizues që do të dijë të kanalizohet në binarë të shëndoshë. Pa dyshim që meritën kryesore për abuzimin e demokracisë, do duhej ta ndanin mediat e shkruara dhe një pjesë e opozitës, që ka filluar të alarmohet se gjer ku mund të shpjerë logjika dhe mentaliteti i demokracisë feudale!

Dhe e tërë kjo nismë e mbarë duhet të dëshmojë se qytetarët e Kosovës janë adresa e vetme e cila duhet ta nisë një rirreshtim të ri politik për zgjedhjet e ardhshme. Ata duhet të dëshmojnë se më nuk do të mashtrohen dhe manipulohen me flokulat dhe demagogjinë e procesit rreth bërjes së shtetit, kredibilitetin e sakrificës dhe nominimin e pseudovlerave morale, politike, ekonomike e kulturore, por me përgjegjësinë institucionale dhe sistemin e rregullave dhe sundimit të ligjit për të gjithë njësoj, pa marrë parasysh përkatësinë ideologjike, fetare, etnike etj. të çdonjërit që dëshiron të jetojë dhe veprojë në Kosovën demokratike.

Ky lloj testimi më së mirë mendojë që do të shihet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për president të vendit. Kujtojë që cilido subjekt politik, që arrin të bëjë ofertë të këtillë të “kapshme” për qytetarin e Kosovës, në periudhën e ardhshme të arrijë t’i funksionalizojë dy çështje kapitale për Kosovën.
Një, mënjanimin e mentalitetit dhe logjikës së organizmit fisnor dhe sidomos atij nepotist që si gangrena ka kapluar pothuajse të gjitha poret e organizimit shoqëror të Kosovës, ashtu siç bën e gjithë Evropa dhe Perëndimi.
Dy, instalimin e frymës a garës së projekteve ambicioze për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Duket që fillimi i fundit të mandati të demokracisë feudale në Kosovë, do fillojë vetëm me aktin sundimit të ligjit, e jo njerëzve, ashtu siç veproi bie fjala Amerika para dyqind e kusur vitesh, kur hapur kundërshtoi parimet makiaveliste.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori