Kosova dhe rruga e integrimit evropian
Si rezultat i situatave të një pas njëshme, dorëheqja e ish-Presidentit z.Fatmir Sejdiu, ku erdhi deri kriza politike dhe institucionale, e cila e solli vendin në zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjedhje me plotë parregullsi, rivotimi në disa komuna, vonesa në formimin e qeverisë dhe së fundi rasti me presidentin, si jokushtetues z.Behxhet Pacolli, vetëm sapo e rëndojnë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. Ky ngërç politikë në skenën politike të Republikës së Kosovës, nuk po e çon vendin një hapë para drejtë afrimit të integrimit në Bashkimin Evropian, por vetëm mbrapa. Liderët tanë politikë, duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, në frymën e kompromisit, për të mirën e qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, t’i lënë anash inatet politike dhe luftën për pushtet. Të jenë më mendje hapur, më të arsyeshëm, për problemet e krijuara. Çdo e mirë që është në interes të qytetarëve ata duhet ta mbrojnë, dhe çdo të keqe që e dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve duhet ta luftojnë dhe ta zgjidhin problemin.
Sa i përket procesit të integrimeve evropiane, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar, se në fokus të sajë do ta ketë primare integrimin evropian, proces ky që kërkon angazhim të madh në përmbushjen e shumë kritereve të cilat janë identifikuar në Raportin e Progresit të vitit të kaluar. Deri në hartimin e raportit të vitit 2011, nuk kanë mbetur edhe shumë kohë, kanë mbetur më pak se pesë muaj. Komisioni Evropian i interesuar që të ndihmoj Kosovën rreth proceseve integruese i ka bërë ftesë Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve përkatëse në këtë fushë, që të japin kontributin dhe pikëpamjet e veta në lidhje me progresin e arritur, në zbatimin e reformave të parapara. Kosova drejtë proceseve integruese po përballet me kritere teknike, por edhe ato politike. Republika e Kosovës ende nuk është njohur nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kjo mundë të ndikoj në procesin e liberalizimit të vizave. Njohja nga ana e këtyre shteteve duhet të kërkohet me të gjitha mjetet e mundshme diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme, duhet të bëjë më shumë. Konferenca e fundit e mbajtur nga kjo ministri, duhet të ketë ndërmarrë ndonjë hapë konkret në këtë drejtim.
Kryeministri në largim në atë kohë z.Hashim Thaçi, gjatë fushatës së tij elektorale, në çdo takim me elektoratin e tij, premtonte dhe zotohej se mandatin e ardhshëm e gjithë energjia e tij politike do të fokusohej në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Siç e quante edhe vetë Kryeministri, mandatë i Integrimeve Euro-Atlantike. Mirëpo premtimi i Kryeministrit se pas 15 muajve të mandatit të tij në krye të Qeveris së Republikës së Kosovës, qytetarët e Kosovës do ta kanë liberalizimin e vizave, është për tu vlerësuar, në qoftë se premtimi bëhet i realizueshëm. (Kanë kaluar 4 muaj dhe Republika e Kosovës ende nuk e ka bërë stabile konsolidimin e institucioneve). Pse të mos shpresojmë, edhe pse pak në dyshim. Me qenë se liberalizimi i vizave është problem politikë, ne si Kosovë jemi vlerësuar gjithmonë si “Sui Generis”, mundë të ndodhë kjo.
Qeveria duhet të krijoj kushte për një mjedis të sigurt dhe me prosperitet për qytetarët. Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, luftimi i shkallës së lartë të korrupsionit, hartimi dhe zbatimi i politikave zhvillimore, janë disa segmente që qeveria duhet t’i ketë primare. Kështu e kërkon Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunoj ngushtë me shoqërinë civile, bashkëpunim reciprok. Ka qenë aspirate e të gjithëve, Kosova e pavarur, me një demokraci të zhvilluar, me respektimin e të drejtave të njeriut dhe e integruar në Bashkimin Evropian, participuese e standardeve evropiane dhe implementimit të tyre.
Programe edukative rreth integrimeve evropiane
Është evidente se proceset e integrimeve evropiane do të zgjasin disa vite. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë një strategji të fortë për shpërndarjen e idesë rreth integrimeve evropiane. Të rinjtë e Kosovës e përbëjnë shumicën e popullatës dhe janë përfituesit më të drejtpërdrejt të këtyre proceseve. Edukimi i të rinjve do t’i mundësonte atyre që më me sukses të ballafaqohen me sfidat e Bashkimit Evropian.
Edukimi rreth proceseve të integrimeve evropiane mundë të ofrohet në forma të ndryshme. Njëra nga format që do t’i shërbente, veçmas të rinjve tanë, ku e ardhmja e tyre është Evropa, është përfshirja e këtij edukimi në kuadër të korikullit shkollor, në shkollimin e mesëm të lartë dhe universitete, qoftë si lëndë e veçantë apo si lëndë zgjedhore është një mundësi e mire (në disa fakultete është e përfshirë) për t’u informuar rreth Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet ta hartojë një strategji të tillë. Është për të mirën e evropianëve të rinj, rininë tonë!
Edukimi dhe informimi i qytetarëve rreth proceseve integruese, do të rritë sensin dhe sjelljen e duhur në shoqërinë demokratike të Kosovës dhe do të kultivojë vullnetin, do të rritë përgjegjësin ndaj këtyre proceseve, shumë të rëndësishme për të ardhmen tonë si shoqëri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin