LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe njohjet!

Kanë kaluar mese dy vite që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Dihet ecuria e ngjarjeve në periudhën e pas shpalljes së pavarësisë. Kosovën e njohën shumica e shteteve me ndikim në botë, dhe gjithsesi kjo përbënte një indic shumë pozitiv në kontekst me situatën e cila lirisht mund të konsiderohej e brishtë në atë kohë.

Tashmë jemi në vitin e tretë të pavarësisë së vendit. Kosova vazhdon të njihet si shtet edhe pse me një ritëm paksa më të ngadaltë. Mirëpo, qytetarët e Kosovës tashmë pak qajnë kokën nëse kemi njohje të reja ose jo. Ata nuk janë kundër njohjeve, larg asaj, mirëpo kanë derte të mëdha xhanëm.

Krejt këtë situatë kaotike e cila mbretëron në vendin tonë, Qeveria aktuale mundohet ta mbulon me gjëra tepër periferike duke dashtë që ta krijojë përshtypjen e përgjithshme se megjithatë po punohet diçka.


Nëse unë si qytetar i këtij shteti, jetoj me dy euro në ditë, dorën në zemër, pak më intereson nëse më njeh dikush ose jo. Andaj më shumë se njohjet qytetarit të Kosovës i intereson zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, nepotizmit e shumë dukurive të tjera negative me të cilat ballafaqohet vendi ynë. Kosova renditet ndër vendet më të korruptuara në botë, dhe mungon në tërësi vullneti politik në luftën kundër kësaj dukurie.

E keqja më e madhe konsiston në faktin se dalja nga kjo situate aspak e volitshme është tepër e vështirë, ngase të gjithë i kanë duart e përlyera, dhe qytetarët e Kosovës janë zënë në zgrip, pra thënë ndryshe nuk ekziston alternativa, dhe përderisa nuk ka alternativë vështirë të dilet nga kjo situatë.

Le t’i kthehemi edhe më njohjeve!

Ministria e Punëve të Jashtme në krye me Skënder Hysenin është treguar tepër e ngathtë, përsa i përket procesit të njohjeve. Në seancat e OKB-së në të cilat ka marrë pjesë Hyseni, të shumtën e rasteve kam fituar përshtypjen se viktimë në luftën e Kosovës ka qenë Serbia.

Nuk e di nëse Skënder Hyseni të ketë përmendur ndonjëherë në OKB, faktin se në Kosovë ishin mbi 12.000 civilë të vrarë nga regjimi serb. Skëndoja të shumtën e rasteve ka folur për “progresin” e arritur në Kosovë, por asnjëherë se kishte përmendur se të gjithë qytetarët e Kosovës nuk mund të jenë ministra! Dhe mbase ka harruar se nëse nuk je ministër në Kosovë ke gjasa të vdesësh urie.

Përderisa Jeremiç e quan pakicën serbe e cila jeton në Kosovë, me të rrezikuarën në Europë, Hyseni harron t’ia kujtojë Jeremiçit e plotë të tillëve se populli serb, i cili jeton në Kosovë është më i privilegjuari në Evropë. Përveç të tjerash që nga përfundimi i luftës e këtej, ky komunitet as 1% nuk paguan taksat shtetit të Kosovës.

Shkurt dhe shqip, nëse je serb në Kosovë, do të thotë me ta “yth”. Pastaj pakicat tjera në Kosovë, gjithsesi kanë pasur arsye të ndjehen të fyera me politikat e shtetit karshi tyre. Dhe asnjëherë institucionet tona nuk kanë shprehje kurrfarë mirënjohjeje, qoftë edhe sa për sy e faqe karshi minoriteteve tjera në Kosovë të cilat kanë kontribuar drejtpërdrejt në bërjen e Kosovës shtet.

Po ashtu kjo Qeveri asnjëherë nuk është treguar zemërgjere dhe t’ia dijë për nder, z. Behxhet Pacollit, kur dihet se disa nga njohjet e shtetit të Kosovës kanë ardhur falë lobimit të kreut të AKR-së.

Megjithatë, dinamika e njohjeve po vazhdon dhe u jemi mirënjohës shteteve që njohin shtetin, i cili në fakt nuk njeh vetveten!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori