Lufta kundër korrupsionit paraqet njërën nga sfidat me të cilën në vazhdimësi përballën qeveritë anekënd planetit. Një pjesë e qeverive të vendeve të botës janë në luftë permanente me të dhe niveli i përhapjes së korrupsionit në këto vende është reduktuar në masën e një dukurie negative të individëve apo gupeve të vogla. Një pjesë e qeverive të vendeve të botës, edhe pse në kuadër të rendit të tyre kushtetues dhe ligjeve në fuqi, janë të obliguara që të luftojnë korrupsionin, fatkeqësisht ato kanë lejuar që kjo dukuri të shndërrohet në fenomen dhe kush më pak e kush më shumë notojnë të zhytura në korrupsion.
Natyrisht që edhe kategoria e shteteve që kanë minimizuar përhapjen e korrupsionit kanë historinë e vet, dhe besoj se rruga për të ardhë në këtë ditë nuk ka qenë e lehtë, ngase praktikat për luftimin e tij është dashtë të krijohen thuajse nga e para.
Kategoria e shteteve që sot janë përfshi nga korrupsioni, logjikisht duhet që të kishte më lehtë përballjen me të, ngase pos mundësisë për të pa se si funksionon shteti ligjor, kanë edhe mundësinë e marrjes së asistencës nga vendet që me sukses përballën me këtë fenomen.
Mirëpo, ja që prapë se prapë në terren gjërat po shihet se nuk po funksionojnë!
Jemi dëshmitarë që korrupsioni si fenomen bëhet paradoks në vete për faktin se në fushata zgjedhore të gjitha partitë konkurruese dhe individët, në programet e tyre kanë si të veçantë luftën kundër korrupsionit. Pa dashtë të shpërndahem shumë në hapësirë, kjo qasje përket me vendin tonë dhe përafërsisht është dominuese pa përjashtime në shumicën e vendeve të Ballkanit. Mirëpo, edhe pse popujt që jetojnë në këto hapësira janë lodhur nga ndikimi i oligarkive të korruptuara, po ndodhë që në çdo proces zgjedhor ato të jenë pjesë e pushteteve.
Kjo gjendje krijon një pozicion ku rezultati demanton dëshirën e votuesin për ndryshimin, pasi që zgjedhjet monitorohen nga organizata kredibile evropiane dhe ato në të shumtën e rasteve vlerësohen si të kënaqshme.
Realisht, nga përvoja rezultati zgjedhor është vullneti i shprehur i votuesit dhe me përjashtime të vogla, manipulimet e zgjedhjeve nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar dhe hipotetikisht i bije se “votuesit zgjedhin qeveri të korruptuara”.
Mendojmë se embrioni i korrupsionit në vendet problematike e që kanë cikël zgjedhor të pushteteve është diku tjetër dhe, fatkeqësisht para se ne ta gjejmë mitrën ku ai zhvillohet, atë e ka gjetur dikush tjetër dhe e mbarështon.
Në pjesën më të madhe të vendeve problematike ku korrupsioni është i shprehur, pjesa më e madhe e forcave politike që janë pjesë e sistemit plural, në kuadër të emërtimit të tyre e kanë në fillim, në mes apo në fund fjalën “demokratike” çka në të vërtetë ka qenë dhe është ideal apo synim i popujve të vuajtur në sistemet moniste ose edhe e nismëtareve të formimit të këtyre partive. Mirëpo, fatkeqësia është se në këto vende fillet e korrupsionit si dukuri gjenezën e kanë te partitë politike të cilat pastaj atë e bartin në të gjitha nivelet e pushteteve duke e shndërruar në fenomen.
Nëse demokracia si sistem funksionon nga udhëheqja e elitave, dhe nëse partitë politike janë vendi ku krijohen këto elita, domosdo duhej që nëse çdo gjë do të shkonte në rregull, pjese e shqetësimeve dhe e debateve në këto vende nuk do të ishte korrupsioni po dinamikat e zhvillimit. Në këtë kuadër mendojmë se nga struktura të caktuara është sulmuar pikërisht sistemi i krijimit të elitave dhe riparimet duhet bëre që nga këtu.
Në shumicën e partive politike të rajonit janë instaluar sisteme që prodhojnë elita të dobëta; zgjedhjet brenda shumicës së këtyre partive janë vetëm formale, dhe nëse shprehemi me terma figurativ – pa përbërësit e nevojshëm që krijojnë brumin e mirë.
Kjo gjendje vë në pah shqetësimet e para 100 viteve të kryeministrit të Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, sipas të cilit mendimi i lirë dhe vota e lirë janë postulate mbi të cilat ndërtohen elitat, e që në fakt, në vendet e rajonit të Ballkanit, apo në demokracitë e reja, këto dy postulate mbi të cilat ndërtohen elitat janë zbehur dhe thuajse kanë mbetur vetëm formalitet.
Cilat janë strukturat që sulmuan sistemin e krijimit të elitave?
Pas përmbysjes së sistemeve politike moniste në pjesën më të madhe të lindjes komuniste, u krijuan parti politike të cilat u bën pjesë e sistemit politikë plural të vendeve të tyre. Pa dashtë të ndalem në atë se si u krijuan elitat e reja politike të këtyre vendeve, po përmendim një faktor i cili dobësoj truallin në të cilin qëndron demokracia dhe forcoi atë që mbanë korrupsionin dhe ky është kolapsi ekonomik i cili u shkaktua njëkohësisht me rrënimin e sistemit në këto vende.
Realisht baza mbi të cilin qëndron një sistem është ekonomia dhe, duke u nisur nga kjo premisë, perëndimorët demokratë që asistonin në ngritjen e kapaciteteve të reja demokratike të këtyre vendeve ishin të pamëshirshëm në çmontimin e ekonomisë socialiste. Si rezultat i kësaj u krijuan armata njerëzish të papunë, ku alternativa mbeti sektori publik, porta e të cilit për të hyrë në të mbetën partitë politike.
Kjo pastaj krijoi edhe klasën tjetër shoqërore të kapitalistëve të ri, të cilët në forma të ndryshme përvetësuan atë çka kishte mbetur nga ekonomia socialiste, por që gjithashtu porta nga e cila nxirreshin këto përvetësime ishin partitë politike.
Shumë njerëz mendojnë së niveli i ulet i korrupsionit në vendet ish komuniste të Evropës qendrore (Poloni, Ceki, Sllovaki, Hungari, Slloveni, Kroaci), në raport me ato të Ballkanit është për faktin se ato ishin gjeografikisht më afër vendeve perëndimore (demokracisë). Ne ndajmë mendimin se kultura e shtetndërtimit dhe tradita demokratike në këto vende ka ndikimet e veta pozitive, por faktori dominues është ai i çmontimit të kontrolluar të “ekonomisë së proletariatit”, gjë e cila ndikoi në ruajtjen e funksionimit të pjesëve vitale të kontuinitetit shoqëror. Një çmontimi të shpejtë të ekonomisë së Gjermanisë Lindore nuk do t’i rezistonte as super Gjermania perëndimore pa ndonjë traumë, sikur mos të barazonte valutën e markës.
Formimi i partive politike në Kosovë është pak më i ndryshëm se në vendet tjera të rajonit. Dihet se një pjesë e partive politike u krijuan në fund të viteve të nëntëdhjeta, dhe atë në kushtet e një represioni shtetëror mbi popullatën e Kosovës të ushtruar nga shteti i atëhershëm Jugosllav, ku dhe prioritetet e forcave politike të kësaj kohe ishin me specifike. Pas vitit 1999, në Kosovë u krijuan rrethana tjera, të cilat për njeriun e thjeshtë kosovarë ishin shpresëdhënëse. Optimizmi ishte i bazuar ngase prania ndërkombëtare dukej si garancia që premtonte për një zhvillim të qëndrueshëm demokratik.
Në fakt, që në start u vërejt së procesin e krijimit të rendit demokratik në Kosovë do të përcillnin vështirësi. Vendi kishte dalë i shkatërruar nga lufta; me rreth 12 mijë të vrarë, mbi 2500 të zhdukur, me mbi 20 mijë gra të dhunuara dhe me mijëra familje të mbetura pa kulm mbi kokë, që ishin faktorë nga të cilët realisht duhet të pritnim se do të lëndoheshin këto procese. Në fakt, kjo kategori i kuptoi më së miri realitetet historike dhe ju përvesh punëve për jetë më të mirë. Këtë më së miri e dëshmojnë zgjedhjet lokale të 28 tetorit të vitit 2000, të cilat për nga masiviteti thuaj se ishin referendum popullor. Mirëpo, këtë elan apo hov të zhvillimit në vazhdimësi të demokracisë së konsoliduar e ndalën një varg faktorësh nga të cilët më kryesorët po i veçojmë:
Kishte një mungesë të vullnetit politik të bashkësisë ndërkombëtare për të implementuar standarde të mirëfillta zhvillimeve demokratike. Kjo u kushtëzua nga një varg faktorësh, por dominues duhet të ketë qenë heterogjeniteti i trungut demokratik të bashkësisë ndërkombëtare. Në kuadër të administratës së UNMIK-ut ishin pjesëmarrës dhe administrator nga vende diktatoriale dhe me demokraci të pazhvilluar. Administrata vendore u rekrutua në shumicë nga kjo strukturë.
Një pjesë e elitave të mirëfillta politike u tërhoqën apo abstenuan nga procesi. Ata u ndodhën nën presionin e grupeve të ndryshme parapolitike të cilat duke përdorur devizën “ne patriotët dhe ju tradhtarët” me çdo kusht donin ta merrnin pushtetin për përfitime personale. Kjo u shoqërua me forma më brutale kriminale, ku nuk munguan as vrasjet e deputetëve, kryetarëve të komunave, gazetarëve dhe aktivistëve politikë. Një pjesë e administratës ndërkombëtare hyri në partneritet me këto gupe gjoja për t’i kontrolluar, por shumë shpejt ranë pre e tyre.
Kjo strukturë tani më e forcuar, ndikoi që privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore (shtetërore) dhe i pasurisë tjetër të keqpërdorej skajshëm. Nëse nga ky proces është dashtë që të krijohen rreth 40 për qind e vendeve të punës në raport me atë sa kanë punuar më parë në këtë sektor, e aty praktikisht nuk punojnë as 2 për qind. Pjesa më e madhe e këtyre hapësirave kanë ndërruar destinimin duke u shndërruar në sheshe ndërtimi të banesave, ku si industri më tepër është duke shërbyet si vend i shpëlarjes së parasë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe pjesa e të pa punëve, përmes dyerve të partive, ja ka mësy sektorit publik ashtu të stërngarkuar.
Sektori privat i ndodhur nën trysninë e oligarkisë korruptuese, pjesën më të madhe të aktivitetit e zhvillon në mënyrë informale. Kjo bën që ai të mos jetë regjenerues, por mbijetues. Ky sektor nuk është atraktiv për kontingjentin e të papunëve nga se nuk kontrollohet nga shteti dhe konsiderohet si diskriminues në paga dhe sigurime sociale.
Një pjesë e rrjetit të OJQ-ve kanë shërbyer si filiale të pastrimit të parave të efektivave korruptive të UNMIK-ut dhe vendorëve. Kjo kategori ka mbetur pa fonde. Tani, ajo përmes dyerve të partive politike ka mësyer marrjen e pushtetit. Ko kategori tani për tani bën plojën korruptuese në Kosovë.
Pak a shumë kjo është njëra nga fotografitë e zymta të demokracisë më të re në Evropë. Në mënyrë të natyrshme kjo gjendje krijon premisa të reja të implikimit strukturave kriminale dhe të atyre shtetërore të shteteve që e dëshirojnë Kosovën “si shtet jo funksional”. Kjo manifestohet në forma të ndryshme duke filluar me trafikimet me njerëz, trafikimet me armë, narkotik etj., gjë që direkt ndikon në mungesën e perspektivës demokratike të vendit. Dhe, ky pastaj është trualli i përshtatshëm që njerëzit i luhatë në anën tjetër e që janë rrymat e ndryshme ekstreme.
Lufta kundër korrupsionit është komplekse; ajo kërkon një mori veprimesh, por mendojmë se thelbi i luftës së saj është regjenerimi i qelizave demokratike që janë brenda shoqërisë kosovare. Evropa dhe bota demokratike përtej Oqeanit Atlantik e ka këtë mundësi, prandaj të veprojë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë