Konkurset dhe kriteret e shpifura, të një “drejtorie” të shpifur !
Tashmë është bërë i ditur opinioni dhe rekomamndimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, mbi Konkursin për zgjedhje të drejtorëve në QKUK, ku në mënyrë unanime i rekomandohet drejtorit të QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për anulim të këtij konkursi, duke cekur edhe atë se këto rekomandime janë detyrimisht të zbatueshme! Gjithashtu është i ditur edhe reagimi plot zjarmi i drejtorit të QKUK-ut dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, se nuk ka pasur shkelje të procedurave dhe kritereve të konkursit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka pasur tejkalime të kompetencave, të këtij Këshilli, ndërkaq ata do të kërkojnë shpjegime shtesë nga Administrata Publike dhe se do të veprojnë konform shpjegimeve të saja!
Se drejtori i QKUK-së dhe vasalët e tij nuk dinë ta interpretojnë Statutin e QKUK-ut dhe Ligjet në fuqi (atë të Shërbimit Civil), kjo është e nëpërdukshme dhe jo fort e papritur. Por, që edhe Ministria e Shëndetësisë të mos i dijë këto, ndonëse ajo është pjesëmarrëse “aktive” në miratimin dhe nënshkrimin e tyre, kjo duket paradoksale dhe duhet t i shtrojnë pyetje vetës se çfarë punonjësish ka në shërbimin e vetë!
Statuti i QKUK-së, i aprovuar në prill të këtij viti, shkruan e zezë mbi të bardhë se drejtori ekzekutiv, ndimësdrejtori shëndetësor dhe ai arsimor, zgjidhen sipas ligjit të Shërbimit Civil (neni 13 dhe 14), dhe se ngjashëm kësaj do duhesh të zgjidheshin edhe drejtorët tjerë, meqë s’mund të ketë një ligj për drejtorët e ”mëdhenj” dhe një ligj tjetër për drejtorët e vegjël! Kjo do ishte absurd dhe një non sens i llojit të vetë.
Por, edhe ligji për Shërbyesit Civil, në nenin 2, jep definicionin për shërbimin civil dhe për nëpunësin civil dhe ne po ua sjellim ashtu siç edhe shkruan në këtë Ligj:
1.1. Shërbimi civil – i tërë trupi i personelit administrativ të punësuar, në institucionet e administratës qendrore dhe komunale të parapara me këtë ligj, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe procedurave përkatëse.
1.2. Nëpunës civil – personi i punësuar për ushtrimin e autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë dhe kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për zbatimin e tyre.
Për ata që dinë të lexojnë dhe shkruajnë shqip, duket se asgjë s’ka të pakuptueshme, por ndoshta është me vend të dyshohet për aftësinë e tyre për të lexuar dhe shkruar drejt, meqë ata nuk shohin me sytë e tyre, por me ata të zotërve të tyre, të cilët gjenden nëpër Qeveri dhe Ministri, ndërsa duart e tyre duket se u shërbejnë vetëm sa për ta ushqyer barkun !
Megjithatë, shtrohet pyetja imediate: pse “drejtoria“ e QKUK-së nuk priti shpjegimet nga Administrata Publike, por me nguti do të kontrabandojë një lloj “konkursi intern”, duke ftuar disa nga pretendentët e këtyre pozitave në një intervistë gojore, më 02.08.2012, krejt papritur, dhe në bazë të cilit nën të Statutit apo të cilit Ligj, do të organizohet kjo intervistë, në vlugun e pushimeve vjetore, kur më se gjysma e pretendentëve tashmë gjenden jashtë Kosovës!
Me sa e dimë konkurse interne mund të shpallen vetëm për shefa të njësive, por jo edhe për drejtorë klinikash e institucionesh. Athua Administrata Publike do t’i ketë shpjeguar dhe këshilluar kështu?! Është më se e nëpërdukshme se kjo është edhe një farsë e shpifur nga kjo “drejtori” e shpifur e cila e frikësuar për të ardhmen e saj dëshiron t i lajë duart , si një Pilat, duke dalë para opinionit me pretendimin se ja ne bëmë edhe një intervistë (me gojë) dhe i korrigjuam “gabimet”, ndaj edhe Këshilli Mbikëqyrës të tërheq rekomandimet e tija, pra të mos anulohet konkursi , anulimi i të cilit do duhesh të shpinte në shkarkim të menjëhershëm të kësaj “drejtorie” e cila për fat të keq vetëm emrin e ka të tillë, sepse në vend që të drejtojë, ajo çdo gjë shtrembëron,meqë atë që në fillim e kanë dekapituar mecenët e tyre!
Shpifja e margaritarëve të tillë tashmë është bërë rutinë për këtë “drejtori”. Vetëm shihni se si e kanë shpifur pranimin e specialistëve nëpër Klinika. Organizuan intervista me shkrim dhe me gojë dhe ata, që tashmë i kishin piketuar mecenët e tyre (lart nga pushteti), u kishin shpërndarë përgjigjet, dolën më të suksesshëm, ndonëse të tillët nuk kishin kryer as studime e as specializim si duhet. Por, meqë paskan dhënë “përgjigje më të mira” në këto intervista të shpifura të drejtorisë së shpifur, ata edhe u pranuan!
Të tjerëve, atyre që s’patën përkrahje nga lart, nuk u vlejti aspak nota mesatare e lartë gjatë studimeve gjashtë e shtatëvjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, e as mundi dhe përkushtimi gjatë specializimit; nuk u vlejtën as referencat e kolegjiumeve profesionale të Klinikave gjegjëse, aq sa u vlejti, të parëve, “intervista” e shpifur e drejtorisë së shpifur!
Por, nuk duket e çuditshme të ndodhin shpifurina të tilla nga pushtetarë, ministra dhe drejtorë të shpifur. Madje edhe vdekja, në Kosovën e pasluftës, ka filluar të na e shpifë. Vetëm kujtojeni “vetë” vrasjen e kryetarit të AKP-së, Dino Asanajt, kur një thikë kuzhine, nga tavolina ia shpifi dymbëdhjetë të therura , shpifëse gjithsesi , duke e prerë në fyt (trakenë) dhe zemrën dhe pastaj si pa të keq u kthye në tavolinë, për të pritur “ekspertizën”!
Për të gjitha këto shpifurina të shpifura nga njerëz të cilët kanë diploma “akademike” në xhep, kanë edhe tituj Pr. e Dr., por që nuk kanë atë më të çmuarën, njerëzinë, s’ka si mos të të vije ndërmend Xhordano Bruno kur thoshte se: “Me tituj akademikësh dhe profesorësh ne vetëm krijojmë kuaj të unazuar”. Ndërsa, filozofi francez, Rashfuko, thoshte se “karrocieri i mirë edhe me kuaj të verbër e shpie karrocën e tij në cak”.
Si duket kuajt e unazuar dhe ata të verbrit na janë shtuar si shumë, ndaj edhe karroca jonë e ka huqur cakun e saj, ajo po rrokulliset shpejt drejt greminës. Uroj që ata që kanë njerëzi, dinjitet dhe shumë dashuri për të mirën, t’ia prenë rrugën dhe të marrin frenat e saja në dorë, për ta kthyer në rrugë të mbarë dhe për t’i a ndërruar drejtimin të cilin ia kanë dhënë shpifarakët dhe mecenët e tyre. Amen!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-2-1068x801-1-780x439.jpg)
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi