LAJMI I FUNDIT:

Komunat fillojnë rikthimin në Vala, Podujeva hyn me 2 mijë numra

Komunat fillojnë rikthimin në Vala, Podujeva hyn me 2 mijë numra

Pas institucioneve qendrore, bizneseve, kolegjeve dhe universiteteve private, edhe komunat në Kosovë filluan rikthimin e tyre në operatorin publik Vala. Komuna e Podujevës, që nga sot, ka hyrë në Vala me 2 mijë numra.

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënshkruan sot marrëveshjen për rikthimin e kësaj komune në Vala, një kontratë e cila i sjell operatorit publik rreth 2 mijë klientë.

Hyrja e Komunës së Podujevës në Vala, vjen pas kthimit të një numri të madh të institucioneve qeveritare, publike, bizneseve private dhe qytetarëve në operatorin lider në vend, Vala.


“Vala ka fituar në raport me konkurrencën në një garë të hapur dhe fer që ështe zhvilluar në Komunën e Podujevës. Më duhet të theksoj që jemi shumë të kënaqur me shërbimet e operatorit publik Vala. Për momentin janë dy mijë numra që do të jenë klientë në Vala, të cilët do rriten me kalimin e kohës”, tha kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Kalimi i komunës së Podujevës në Vala është i dyti nga institucionet e pushtetit lokal, pas kalimit të Komunës së Malishevës.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Vala-n, për faktin se një klient siç është Komuna e Podujevës, paraqet një ngjarje me rëndësi. Veç faktit që janë dy mijë numra, pushteti lokal ka një domethënie dhe një rëndësi të madhe për gjithë zonën. Presim që kjo kontratë të tërheq mijëra numra të tjerë nga zona e Podujevës”, bëri të ditur Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, duke falënderuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Sipas Mustafës, nënshkrimi me Komunën e Podujevës është në përpikëri me punën dhe slloganin e shpallur nga Vala, `Të gjitha po kthehen’, pas humbjes së një pjese të tregut gjatë dy viteve të mëparshme.

“Jemi operatori që ofrojmë shërbimet më të mira në vend. Jemi të padiskutueshëm. Ofertat e shumta që kemi hedhur në treg në gjashtëmujorin e fundit, ka risjell në Vala një numër të madh të institucioneve publike, qeveritare, biznese private dhe qytetarë. Gama e gjerë e ofertave vetëm sa do të rritet. Gjashtëmujori i dytë do të jetë edhe më atraktiv për shërbimet që do hedhim në treg”, theksoi Mustafa, duke paralajmëruar risi të mëdha në tregun e telefonisë mobile, asaj fikse, internetit të shpejtë 3G/4G si dhe IPTV.

Vala, që nga muaji mars i këtij viti ka filluar një fushatë për rikthimin e klientëve të mëdhenj dhe të vegjël, duke hedhur në treg pako atraktive për të gjitha kategoritë shoqërore. Kjo bëri që institucione si KEK, Banka Qendrore e Kosovës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Trepça, Spitalet nga të gjitha qendrat e Kosovës, kolegjet dhe universitetet publike dhe private të rikthehen në Vala. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori