LAJMI I FUNDIT:

Komunat do t’i fitoi – hajni i vogël ose hajni madh

Këtyre ditëve temë kryesore e të gjitha mjeteve të informimit është; zgjedhjet (realisht duhet të thuhet votimet) lokale, pra për pushtet lokalë në Republikën e Kosovës. Një shtet me afër 2,5 milion banorë është mbërthyer në ngërçin e asaj se kush duhet dhe kush mund të fitojë në këto votime.

Para elektorizmi veç ka filluar, prehen shirita, përurohen objekte, përurohen fillim objekte, propozohen fillim projekte krejt tani për një kohë 1 muajshe. Nga kjo shihet se shteti dhe pushteti afër dy vite kanë qëndisur garnitura të mira dhe tani i kanë vendosur në treg dhe duhet të blihen nga qytetarët.

Kjo është pasqyra e shtetit më të ri në botën e vjetër dhe në Evropën demokratike. Fatmirësisht tani më qytetarit kosovar iu dha mundësia që të tëra lajmet dhe ngjarjet të fokusohen në përurime dhe kuazi të kuptohet se nga paraja e shtetasve diçka edhe është investuar në Kosovë, pra diçka se shuma të caktuar kanë rrjedhur në dreka, darka dhe në tenderë të caktuara.


Pesimist nuk duhet të jetë njeriu kurrë se nuk është e mbarë, por ama edhe optimistë të jesh në një realitet konfuz dhe të çoroditur nuk është as ashtu e mbarë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm besa edhe të vetëdijshëm se përditshmëria kosovare është ndryshe nga kravatat dhe limuzinat XHIPA të zinj të të gjithë pushtetarëve të Kosovës.

Askund në Evropë, pra askund në Evropë, pos në SHBA, pushtetarët dhe politikucat e ndryshëm nuk kanë xhipa luksozë, por në Kosovë janë realitet, kjo është si në komunizëm të Titos dhe Enverit kur komunistët kishin mercedesa e çka jo tjetër e populli kishte aty këtu biçikleta.

Kur të kihet kjo parasysh atëherë vetvetiu rrjedh edhe përgjigja se këta politikanët tanë e kanë gjet edhe vendin se siç thotë populli ”qysh ashtë vendi edhe kuvendi”, pra populli i ka shti veshët në lesh dhe vuan nga shumë të këqija dita ditës e nuk guxon ose nuk don që të del në shesh dhe të thotë stop se kështu nuk shkon më.

Por jo, se kuazi patriotët dhe disa OJQ ende merren me tema “kombëtare” madhore dhe mashtrojnë popullin se kinse duhet demonstruar kundër të huajve, këta janë edhe bishta të pushtetit se më mirë është të demonstrohet kundër korrupsionit, hajnisë, kriminalitetit të pushtetarëve dhe të kërkohet përgjegjësi për krijimin e klasës milionere të pas luftës në një shoqëri mizërie ku qytetari e vret veten se nuk ka asgjë.

Gjatë tërë fushatës para dhe zgjedhore në Gjermani asnjëherë nuk ke mundur të shohësh ndonjë përurim, asnjëherë kryetari i shtetit dhe kryeministrja nuk ishin në “shpic lajme”, për mediat gjermane më interesante është se çfarë po ndodh me krizën e ekonomike dhe sociale se sa kush ka ndërtuar një shkollë apo 2 km rrugë, kjo bën “vaki” veç te ne shqiptarët.

Në Gjermani dhe Zvicër pushtetarët nuk i shfrytëzojnë automjetet për çështje private, bile as kryetarët e shteteve jo, në Kosovë çdo politikanuc ka një auto, një telefon dhe në mundësi për të vjedhur si të do, dhe me euforizëm deklarohen se do të marrin pjesë në votimet e ardhshme.

Pra, mu këta do jenë tani më edhe bartës të listave komunale, do jenë kandidatë për kryetarë dhe për parlamentarë lokalë. Të gjithë këta tani e tutje do thirren në të kaluarën e tyre, do thirren në patriotizëm, në kombëtarizëm dhe në ndershmëri. Vizionet e tyre janë të po atilla të para shumë vitesh, shumica nuk e dinë një gjuhë të huaj, shumica nuk e dinë se çka është dalja jashtë shtetit, shumica nuk e dinë se çka është kompjuteri, shumica nuk kanë lidhje me udhëheqje demokratike por me bërryla dhe me kërcënime e frikësime.

Të tillët do të ofrojnë shumë për qytetarët e tyre, krejt me gojë, pa plane konkrete, se shqiptari politikan ka aftësi dhe referencë të fortë për pushtet, mendojnë këta të mjerë. Të gjithë do të thirren në liderët e tyre, dikush do të thirret në lëvizje paqësore, e shumica në luftë, e që disa nuk e kanë parë as për së afërmi luftën se kanë ndenjur hoteleve të Shqipërisë e Maqedonisë dhe në botën e jashtme – e qytetari do ndalet e do të thotë, “po ky more na ka çliru neve e do ja dha votën, tjetri do thotë këta janë pasardhës të Njeriut të madh dhe do ecin mirë, dikush do thotë ia dha votën këtij se ka shumë para e ndoshta na përparon e dikush do thotë ia dha votën akademikëve se janë të mençur”.

Nga kjo fantazi del se thuaja asnjë qytetar nuk do e jap votën për, planin dhe projektin konkret për zhvillim të qytetit dhe për mirëqenie të qytetarit por do të flugën pas emrave të përveçëm të cilët ashtu e kështu kanë ndërtuar pallate mega moderne në Prishtinë, e të tillët para lufte ishin banues të fshatrave të ndryshme nëpër shtëpi të vogla e të vjetra por ja që qytetari ua dha mundësinë që në emër të tyre të jetojnë në luks e fëmijët të i dërgojnë me përcjellje dhe atë në shkolla luksoze private për “holivudian”. Po a u jepet prapë këtyre vota , jo, nuk duhet dhe nuk guxohet, më mirë me ndërgjegje të pastër se sa me marre.

Nga e gjithë kjo do të shihet se votat do i fitojnë hajnat dhe superhajnat, të nesërmen qytetarët do të thonë; ai dikush është dashtë të fitoi, se na shqiptarët ende do vazhdojmë ta ngushëllojmë veten tone¨me atë fjalën huaj barbare turke ”ishalla”, e me ishalla do jemi anadoll demokratik.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori