LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 10° lightrain

Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetjen për fermerët – nis aplikimi për farë misri dhe pleh artificial

Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetjen për fermerët – nis aplikimi për farë misri dhe pleh artificial

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se po vazhdon mbështetjen për fermerët me farë misri dhe pleh artificial.

Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, tha se duke u bazuar në planin e punës për këtë vit, kanë shpallur thirrje për aplikim për farë misri dhe pleh artificial. Aplikimi ka nisur nga 21 marsi dhe mbyllet më 9 prill.

Ai tregoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e komunës, të cilët janë kultivues të misrit. Derisa përparësi kanë ata që jetojnë në fshatra, ndërsa sipërfaqja e planifikuar duhet të jetë  nga 0.20 hektarë deri në 0.98 hektarë.


“Prioritet ndër prioritete e kemi prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e misrit, si njëra prej kulturave jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit”, tha Isufi.

Ai shtoi se janë njëra ndër komunat e vetme që e subvencionojnë farën e misrit në nivel të republikës.

Ndryshe, sipas tij në vitin paraprak (2024), kanë përfituar 638 fermerë 1000 thasë farë misri dhe 2000 thasë pleh artificial. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Gazeta prestigjioze zvicerane

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Magazina
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori