Përmes një ankandi publik Komuna e Gjilanit, e cila drejtohet nga Lutfi Haziri, po tenton të shesë shtatë viça si dhe një lopë. Në ankandin, që është hapur me 17 qershor dhe do të mbyllet me 2 korrik të këtij viti, të interesuarit do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre për blerjen e viçave e ku çmimi sillet nga 1.40 e deri në 2.30 euro për kilogram.
Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se viçi i identifikuar me numër 11002355 i gjinisë mashkull i lindur më 8 korrik të vitit që lamë pas, çmimin fillestar në gjendje të gjallë e ka 2.30 euro.
Po ashtu edhe gjashtë viçat tjerë, të lindur në qershor dhe korrik të vitit 2014, po ashtu kanë çmim të njëjtë të shitjes.
Ndërkaq, me çmim më të lirë do të shitet lopa e identifikuar me numër 244786, e cila është e lindur në vitin 2011. Çmimi i saj për kilogram në gjendje të gjallë do të jetë 1.30 euro.
Sipas KRPP-së personat fizikë që duan të marrin pjesë në ankand duhet të dorëzojnë një kopje të letërnjoftimit, ndërkaq ata juridikë duhet të dorëzojnë certifikatën e regjistrimit të biznesit. Sipas njoftimit të publikuar të interesuarit duhet të blejnë komplet viçat bashkë e ku në fillim duhet të deponojnë një shumë të garancionit prej 400 eurosh.
“Shuma e sigurimit të tenderit (ankandit) është 400.00 euro si shumë paushall për në periudhë valide prej 30 ditësh. Pagesa mund të bëhet ne arkë të njëjtën ditë dhe destinohet në emër të garancionit ose mundeni të ofroni edhe garancion bankar, të cilin duhet ta dorëzoni me formularin e ofertës. Nëse shpalleni fitues, me çmimin më të lartë dhe tërhiqeni nga oferta e Juaj, atëherë garancioni ju humbet. Nëse pranoni blerjen, atëherë shuma e paguar në emër të garancionit ju llogaritet në çmimin e blerjes. Për ata që nuk shpallen fitues, garancioni ju kthehet në shumën e plotë”, thuhet në njoftimin e KRPP-së. Më tej thuhet se blerja e viçave do të bëhet në bazë të ankandit publik (çmimi më i lartë të cilin e ofrojnë ofertuesit gjatë ankandit publik)
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë te Organi Shqyrtues i Prokurimit, sipas dispozitave të Kapitullit IX, të Ligjit Nr. 04/L-042, Ligji mbi Prokurimin Publik në Kosovë”, thuhet në fund të njoftimit të publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë